AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Manja pranon se nga amnistia përfituan të dënuarit për korrupsion

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mohoi në parlament të kishte mashtruar kur premtoi se personat e korruptuar të dënuar nga Gjykata e Posaçme nuk përfitonin nga amnistia, për këtë ai ia la përgjegjësinë opozitës dhe draftit të sjellë prej saj.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ulsi Manja në Kuvend | Foto: LSA

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pranoi të enjten se nga ligji për Amnistinë Penale kanë përfituar ulje dënimi dhe të dënuarit për vepra korruptive nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, -ndryshe nga sa kishte premtuar ai para se ligji të miratohej.

“Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra korruptive janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës…”, – tha ai duke shtuar se “asnjë prej tyre nuk është simbol korrupsioni”.

Manja pretendoi se “nga 20 të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia vetëm 8 persona, por asnjëri prej tyre nuk është zyrtar” duke lexuar para parlamentit dhe emrat e tyre dhe kohën që u ishte falur nga mbetja e vuajtjes së dënimit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi deputetësh opozitarë në interpelancë parlamentare, Manja tha se gjithsesi ai mbante përgjegjësi politike për draftin e qeverisë dhe jo për draftin final që votoi parlamenti.

Por, në seancën e 4 prillit, kur u miratua me konsensus politik mes mazhorancës dhe grupimit opozitar të njohur si “Rithemelimi”, ministri i Drejtësisë doli garant që ligji nuk amnistonte korrupsionin.

“…Asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, as nuk përfiton nga kjo amnisti dhe as nuk i zbritet dënimi,”- deklaroi ai në këtë seancë.

Por të enjten e justifikoi qëndrimin e tij të mëparshëm duke thënë se, “nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion nga GJKKO”.

Një pjesë e opozitës pretendoi se Manja po gënjente edhe me shifrat e përfituesve që solli në Kuvend.

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se emrat e lexuar i përkisnin vetëm subjekteve të dënuar nga GJKKO-ja, që u është ulur dënimi dhe kanë dalë nga burgu.

“Sa janë emrat dhe numrat e njerëzve të cilët kanë përfituar 2 vite ose 1.5 vite por janë ende në burg sepse nuk mbaron dënimi i burgimit? Sa është numri i të dënuarve nga GJKKO dhe SPAK, por që janë në një mënyrë tjetër dënimi, siç është shërbimi i provës?”- pyeti ai.

“Efekti i amnistisë vazhdon”- shtoi Alibeaj duke sugjeruar se do të shtohej lista e përfituesve në radhët e të dënuarve për korrupsion.

Projekti fillestar i qeverisë i përjashtonte në mënyrë kadegorike nga amnistia subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme, por drafti u ndryshua në seancë plenare me anë të një amendamenti të propozuar nga kryetari i i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Ky amendament përjashtonte nga përfitimi një grup funksionesh kushtetuese, të tillë si presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra,  deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë e të ngjashme, por lejonte uljen e dënimit për një seri veprash penale në kompetencë të GJKKO-së për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion, abuzim me tenderat dhe të ngjashme.

Në një përgjigje zyrtare për BIRN, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se rreth 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan nga ligji “Për amnistinë”, mes tyre, 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm përfituan falje, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës përfituan ulje dënimi.

Sipas të dhënave të SPAK, ulje dënimi përfituan 16 funksionarë publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit. Dy prej përfituesve ishin të dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për ekspertët e politikës dhe legjislacionit, ligji “Për amnistinë” dhe pasojat e tij janë një mesazh i gabuar dhe një përpjekje e koordinuar e palëve politike në vend për të sabotuar institucionet e posaçme dhe luftën kundër korrupsionit.

Etiketa: abuzimBIRNBurgdeputetEnkelejd AlibeajFinalGazment BardhiGJKKKOGJKKOGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuargjyqtarKorrupsionKorrupsionikushtetueseKuvendMinistri i DrejtësisëParaPDprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeRithemelimiSHSPAKtenderTenderauljeUlsi Manja
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Dhurata Bilo

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.