AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioneri Publik kërkon në kolegj shkarkimin e prokurorit Dritan Nushi

Komisioneri Publik Florian Ballyhsa ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin Dritan Nushi dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ta ndryshojë atë e të vendosë shkarkimin nga detyra për shkak të problemeve të profesionalizmit, etikës dhe pasurisë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KP, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Dritan Nushi | Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioneri Publik Florian Ballyhsa ankimoi të premten vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Dritan Nushi, pasi arsyeton ndryshe nga Komisioni sa i përket disa prej çështjeve të ngritura në kriterin e profesionalizmit dhe vlerësimin e pasurisë.

“Ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë”, thuhet në ankimin e Ballhysës.

Prokurori i Tiranës, Dritan Nushi u konfirmua në detyrë më 31 janar, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK arsyetoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë e figurën dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Dy komisionerët në shumicë, kryesuesja Firdes Shuli dhe relatori Olsi Komici u shprehën se subjekti ka arritur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të deklaruara. Në pakicë Komisionerja Xhensila Pine çmoi se Nushi gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë dhe ka votuar për shkarkimin e tij. Pine konstaton mungesë të koherencës në deklarimet e subjektit lidhur me vendbanimet e pasuritë në përdorim.

Megjithatë Komisioneri Publik thotë se çështja duhet të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke arsyetuar ndër të tjera se Nushi kishte probleme të profesionalizmit, etikës dhe ato të pasurisë.

Komisioneri arsyeton se në të tre çështjet e shqyrtuara nga KPK për të cilat i ishin kërkuar shpjegime Nushit gjenden probleme.

Ballhysa vë në dukje se sa i përket një hetimi ndaj një shtetasi të Meksikës të akuzuar për falsifikim Nushi ka gabuar në pranimin si prova të dokumenteve të ardhura nga jashtë vendit jo në rrugë zyrtare dhe po ashtu nuk ka marrë parasysh një akt ekspertimi.

“Komisioneri Publik, referuar këtyre të dhënave, ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni, pasi vëren të meta në veprimet procedurale të kryera nga subjekti i rivlerësimit”, thuhet në ankim. Sipas Komisionerit procedura e parashikuar nga legjislacioni penal për marrjen e provave nga autoritete e huaja është letërporosia, dhe kjo procedurë nuk është kryer nga Nushi. Nushi vetë ka pranuar marrjen e dokumenteve në rrugë të tjera dhe i ka pranuar ato si prova.

Komisioneri po ashtu shprehet se hetimet e një kallëzimi për falsifikim dhe ekspertim të rremë nuk duhej të ishin pushuar me justifikimin se ato po shqyrtoheshin në një çështje civile. Komisioneri arsyeton se kjo nuk e shmang prokurorin nga detyrimi për të hetuar nëse ka apo jo vepër penale.

“Shkaku që përdor subjekti në vendimin e pushimit të procedimit, se nuk është mbyllur gjykimi civil me objekt goditje të kontratës për falsitet, nuk gjen referencë ligjore. Subjekti i rivlerësimit duket se në mënyrë të gabuar vlerëson kompetencën e Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale krahasuar me kompetencën e Gjykatës Civile”, thuhet në ankimin e Ballhysës.

Po ashtu Komisioneri vë në pikëpyetje vlerësimin etik të subjektit sa i përket dijenisë së tij për ndërtim të paligjshëm nga vjehrri për apartamentin ku ai banonte. “Komisioneri Publik, në gjendjen që janë aktet në dosjen e Komisionit, vlerëson se hetimi i Komisionit lidhur me pasurinë shtesë 1 kat + papafingo me sipërfaqe 153,3m2 mbi pasurinë në përdorim të subjektit të rivlerësimit “Apartament me sip. 93 m2 ”, është i mangët në drejtim të dijenisë së subjektit për ndërtimin e paligjshëm dhe, rrjedhimisht, sjelljes së subjektit në raport me funksionin e magjistratit”, thuhet në ankim.

Komisioneri Publik ngre po ashtu problemet e gjetura në pasurinë e Nushit, duke i kërkuar Kolegjit që të hetojë ato. Sipas Ballhysës në gjendjen që është çështje vlerësimi për nushin duhej të ishte i ndryshëm dhe ai duhej të ishte shkarkuar nga detyra.

Etiketa: AnkimDritan NushiFirdes ShuliFlorianFlorian BallhysaGjykatëGjykatësgjykimHetimetKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKMetaOlsi KomiciProkuroriProkuroria e TiranësraportTiranëVetingXhensila Pine
Tjetri
Shqipëria në vitin 2023: Zgjedhjet lokale dhe fati i opozitës

Berisha dhe Meta pozicionohen prerazi kundër rregullimit ligjor të surrogacisë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.