AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Berisha dhe Meta pozicionohen prerazi kundër rregullimit ligjor të surrogacisë

Dy krerët kryesorë të opozitës paralajmëruan të premten se vendi mund të bëhet “fasoneri” apo “fermë uterusi” në rast se ligji i propozuar nga qeveria për rregullimin e surrogacisë miratohet. Deklaratat sinjalizojnë gjithashtu edhe një zhvendosje drejt së djathtës konservatore të këtyre dy partive.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në Tiranë më 27 tetor 2022. Foto: Facebook/Ilir Meta.

Dy drejtuesit kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, folën ashpër kundër nismës së qeverisë për rregullimin ligjor të surrogacisë ndërsa që të dy sinjalizuan një zhvendosje drejt së djathtës konservatore si platormë elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Berisha, i cili gjendet nën arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit, të cilën e mohon, foli përmes një videokonference në një takim të zhvilluar në zyrat e partisë së tij nga një grup që u prezantua si “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”.

Ai e cilësoi ligjin e propozuar si një iniciativë që ka për synim “rrënimin e kombit.”

“Rama me ligjin e tij zgjedh konceptin e fermës, apo fasonerisë për nënën shqiptare, e dekonfigurimit të plotë të familjes. Kjo është një përpjekje jashtë çdo lloj imagjinate,” deklaroi ai.

Pak më herët, aleati i tij, Ilir Meta, foli në një konferencë për shtyp për ta denoncuar nismën si “antikombëtare”.

“Shqipëria nuk mund të trajtohet si një kavie eksperimentale”- akuzoi Meta.

Shqipëria nuk ka pasur ndonjë forcë politike të pozicionuar si konservatore ndërsa Berisha ishte president në kohën kur Shqipëria lejoi për herë të parë abortin në vitin 1995, duke shfuqizuar legjislacionin komunist që e ndalonte dhe e dënonte me burg. Edhe Meta përfaqëson një forcë politike që zakonisht është prezantuar si e majtë, progresiste dhe proevropiane.

Por mungesa e një politike të tillë nuk ka penguar socialistët që të rekrutojnë në radhët e tyre deputetë me prirje konservatore dhe homofobe ndërsa PD-ja e Berishës dhe vetë Meta janë afruar gjatë viteve të fundit me teoritë e konspiracionit, të cilat aludojnë për plane kundër familjes apo kombit nga grupe të caktuara.

Qeveria ka propozuar një ligj për shëndetin riprodhues, i cili synon të rregullojë disa aspekte, përfshirë fekondimin in-vitro, donacionin në kuadër të riprodhimit apo surrogacinë, praktikën gjatë së cilës një grua rrit në barkun e saj fëmijën e një gruaje që nuk ka mundësi që ta rrisë vetë. Projektligji parashikon gjithashtu zgjatjen e kohës së lejuar për abort nga 12 në 14 javë.

Gjithsesi, surrogacia është një fenomen i debatuar ashpër në të gjithë botën, jo vetëm nga pikëpamja e besimit fetar por edhe nga pikëpamja etike, sepse në disa vende, rregullimi ligjor i kësaj praktike ka krijuar kushtet për shfrytëzimin e grave në gjendje të vështirë ekonomike përkundrejt pagesës për të lindur fëmijët e të tjerëve. Në mungesë të ligjit, praktika nuk ndalohet por as nuk rregullohet.

Edhe komunitetet fetare kanë shprehur kundërshtimin e tyre për nismën dhe kanë kërkuar që të dëgjohen nga qeveria dhe parlamenti për nismën.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë doli të enjten me një deklaratë për mediat për të folur efektet negative që projektligji mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.

Nisma e qeverisë është akoma në fazën e konsultimit publik.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBurgdeputetIlir MetaLigjMetanismaPDpresidentProjektligjiQeveriaRamaSali BerishaSHshqipShqipëriashqiptareSurrogaciaZgjedhjet
Tjetri
Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës së tretë

Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës së tretë

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.