AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Shqipëria po plaket, por vendi mbetet jomiqësor ndaj moshës së tretë

Në qytetin bregdetar të Durrësit - ngjashëm me shumë qytete të tjera të vendit, hapësirat ku pensionistët shpenzojnë kohën e tyre mbeten jashtë vëmendjes së autoriteteve vendore.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një çift pensionistësh duke pushuar në një stol lulishteje në qendër të Tiranës. | Foto: LSA

Qindra pensionistë në Durrës nuk kanë mundësi çlodhjeje dhe argëtimi, ndërsa ata vetë ndeshen me probleme të mbijetesës financiare.

Shumica e të moshuarve të qytetit mblidhen çdo ditë në lulishten para godinës së Postës, aty ku disa dekada më parë ngrihej merkato e vjetër e qytetit bregdetar.

Në pranverë gjelbërimi e mbulon hapësirën, por aktualisht mungon shumica e stolave të lulishtes.

 “Këtu duhet të sjellësh gjithçka me vete, nga gurët e shahut e deri te stolat për tu ulur,” tha Sami Veliu për BIRN.

Ai shtoi se që kur ka ardhur nga Skrapari në Durrës – para 20 vjetësh, në këtë lulishte e kalon kohën. 

“Pensionin e kam të ulët dhe nuk ma mban të hyj e të shpenzoj në kafene”, shtoi ai.

Rrugicat e lulishtes pas orës 9 të mëngjesit mbushen me të paktën 10-12 grupe burrash që luajnë domino, shah apo me letra. Sipas Samiut mjaft prej tyre dalin edhe pasditeve.

“Janë më shumë se 50 – 60 vetë, që të gjithë të moshuar, të cilët e kanë gjetur si kalim kohe këtë vend,” tha ai.

“Por fatkeqësisht, jo vetëm që nuk ka një vend të mbuluar për stinën e dimrit, por edhe një banjo mungon – shtoi Sami Veliu, i cili është shumë kritik me institucionet vendore. 

Sipas Samiut, Bashkia mund të krijojë edhe një strukturë prej druri, si ajo që ka ndërtuar prej kohësh Pogradeci në breg të liqenit për pensionistët e tij.

Jo të gjithë gjejnë mundësinë për të luajtur, dhe tifozët janë më të shumtë pranë tabelave të shahut, ku gara e përditshme është edhe më e fortë.

Shumica ulen në bordurat e çimentos, me nga një copë kartoni nën vete.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, mosha mediane në Shqipëri u rri nga 33-vjeç në vitin 2011, në 38-vjeç në vitin 2022. Por ndërsa vendi po plaket, strukturat e pushtetit vendor vazhdojnë ti kushtojnë pak vëmendje hapësirave rekreative për moshën e tretë. 

Lulishtja para Postës është i vetmi vend ku mblidhen pensionistët durrsakë.

Pensioniste te mbledhura ne lagjen Spitalle ne Durres | Foto nga Gezim Kabashi

Tre kilometra më tej, në lagjen 18 në Spitallë ndodhet një banesë 1-katëshe, e ndërtuar ngjitur me kanalin e ujërave të larta.

Një sallë e madhe, me sipërfaqe gati 80 metra katrore është thuajse e braktisur, por edhe këtu të moshuarit nuk mungojnë.

Ata luajnë të gjithë në prag të banesës, së cilës i mungon porta kryesore.

“Ka më shumë se tre vjet që ne i nxjerrim tavolinat jashtë, pasi na thanë se ndërtesa është privatizuar,” tha për BIRN Myslim Abazaj.

“Kemi biseduar edhe me drejtuesit e bashkisë për pronësinë e saj, por askush nuk na thotë diçka të saktë,” shtoi xhaxha Myslimi.

Kjo banesë është ngritur 10 vjet më parë, dhe që nga dita e parë shfrytëzohet vetëm nga të moshuarit.

Në faqen e internetit të bashkisë, jepet informacion për Qendrën Ditore të të Moshuarve brenda në qytet, ndërsa mungojnë të dhënat për godinën që ndodhet përballë shkollës 9-vjeçare “Naim Babameto” në Spitallë.

Edhe në godinën e Spitallës mungon instalimi i ujit, e njëlloj nuk ka as banjo. Të moshuarit për nevojat e tyre detyrohen të shkojnë në lokalet pranë apo edhe në shtëpi, kur ato nuk janë larg.

Pensionistët janë të shqetësuar për të ardhmen e Qendrës, ku ata mblidhen prej vitesh.

“Spitalla është e mbushur me familje që erdhën pas viteve ’90 nga zonat rurale të vendit, dhe të ardhurat nga pensionet i kemi mjaft të të ulta,” tha Nazmiu, i cili ka jetuar më parë në Librazhd.

“Kur kemi një vend se ku të mblidhemi gjatë ditës, familjarët tonë janë shumë më qetë”, shtoi 76-vjeçari.

Në anën tjetër të qytetit, në lagjen nr 1, Dilaver Barushi, i ka shfrytëzuar ditët e para të diellit në det.

Me Xhinën, qenushin e tij të pandarë, ai e ka gjetur bregdetin si vendin më të mirë për të kaluar kohën.

Telashi i vetëm i Kavijes, siç e thërrasin miqtë, është vendosja e çadrës.

 “Plazhi publik, ku laheshim prej disa vitesh u zu nga dikush tjetër, dhe ne nga halli kemi zënë vend në shkallët e Sfinksit,” tha për BIRN Dilaver Barushi.

“Këtu luajmë tavëll e shah, e po ashtu këtu hyjmë në ujë për të notuar,” shtoi ai.

Të moshuarit, që vijnë me biçikleta edhe nga lagje të tjera të qytetit bregdetar, e ndjejnë vehten me fat që kanë ujin pranë.

Sidoqoftë, nëse do të kishim plazhin publik, do të shfrytëzonim edhe rërën, thonë ata. 

“‘Sfinksi’ është i gjithi prej çimentoje dhe nuk rrimë dot rehat,” përfundoi Dilaver Barushi.  

Etiketa: BashkiaBIRNbregdetdominoDurrësFamiljeINSTATLibrazhdMjaftpaktParaPensionepensionetpensionistëPogradecPogradeciSHshahshqipShqipëriShqipëriaSkraparSpitallëUKT
Tjetri
Refuzimi i socialistëve për të hetuar krimet e dyshuara bie ndesh me pretendimin për “përgjegjësi personale”

Refuzimi i socialistëve për të hetuar krimet e dyshuara bie ndesh me pretendimin për “përgjegjësi personale”

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.