AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Refuzimi i socialistëve për të hetuar krimet e dyshuara bie ndesh me pretendimin për “përgjegjësi personale”

Në mënyrë të përsëritur, deputetët socialistë po përdorin hile procedurale si dhe faktin absurd që në një komision hetimor kanë shumicën, për të bllokuar apo penguar hetimet e kërkuara nga opozita për dy koncesione dhe për ndërhyrjet e dyshuara në sistemin TIMS. Ndërsa në politikë është naive të presësh sjellje të moralshme, kjo gjithsesi nuk duhet të na tërheqë vëmendjen nga fakti që, pengimi i hetimeve dukshëm bie ndesh me pretendimet e socialistëve se aktet korruptive të identifikuara deri më sot janë “përgjegjësi personale”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e komisionit hetimor te parlamentit per Sherbimin Publik te Sterilizimit dhe Sherbimit Publik te Check-Up ne Shendetesi, Albana Vokshi dhe deputeti Plarent Ndreca | Foto: LSA

Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë socialistë protestojnë me forcë pafajësinë e tyre për korrupsionet dhe krimet që kanë bërë bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë. Madje ata ndjehen edhe të persekutuar nga kërkesat e qytetarëve që ata të mbajnë përgjegjësi, apo nga supozimi, jo fort i paarsyeshëm, se është e pamundur që ata të jenë aq naivë sa të mos e shohin se kur një tender vidhet. 

Në fjalimin e tij të stërgjatë, të 7 majit, në të cilin ai njëkohësisht lutej që të dëgjohej dhe njëkohësisht protestonte pafajësinë përkundrejt akuzave se drejton një strukturë politike që ka në themel të vetin korrupsionin, [link] kryeministri Edi Rama pretendoi mes të tjerash se po “linçohej” pa fakte apo me gjysmë të vërteta. Dhe po kështu pretendoi se ai nuk mban përgjegjësi morale për aktet korruptive të ministrave të tij për shkak se, sipas tij, një dorëheqje prej tij do ta zhyste vendin në kaos sepse, tha ai, administrata shtetërore në Shqipëri është e dobët, nuk funksionon dot pa rolin e udhëheqësve politikë. 

Argumentet e tij nuk janë fort bindëse por kjo është një çështje tjetër. Ajo që është akoma më pak bindëse dhe që e ekspozon Rilindjen si një forcë që nuk ka fuqinë të luftojë korrupsionin dhe nuk ka as dëshirën që ta luftojë korrupsionin është sjellja që ajo bën në parlament duke rrëzuar kërkesat e opozitës për komisione hetimore si dhe, në ato dy raste të vetme ku ka lejuar krijimin e tyre, duke i sabotuar ato me hile procedurale dhe duke përdorur ndryshimet e pacipa ligjore që iu bënë ligjit për komisionet hetimore [link]. 

Ndërsa komisionet hetimore kanë afat kohor jo shumë të gjatë dhe gjatë këtij afati kohor, çdo sekondë është e vlefshme për të realizuar qëllimet që Kuvendi i ka vënë përsipër vetes, socialistët në mënyrë të përsëritur bojkotojnë seancat, bllokojnë kërkesat e opozitës për informacion dhe konsumojnë kohën që duhet për të zbardhur të vërtetën. 

Ndonëse është naive prej budallai që të presësh sjellje parimore në politikë, kjo nuk duhet të na pengojë të themi këtë tjetrën: sjellja bllokuese e socialistëve në komisionet hetimore bie ndesh me pretendimet e tyre për përgjegjësi individuale. Sepse, nëse me të vërtetë korrupsioni është çështje individësh dhe nuk i përfshin të gjithë socialistët, anëtarët e pakorruptuar të Rilindjes duhej ta demonstronin këtë duke kërkuar që hetimeve t’i shkohet deri në fund dhe me shpejtësi. Me pak fjalë, nëse deputetët socialistë nuk janë bashkëpunëtorë në korrupsionin e perceptuar si sistemik të qeverisjes së Ramës, ata do të duhet të ishin ndihmues në hetime dhe jo bllokues. Nëse opozita do të kërkonte tre dokumente në kuadër të një dyshimi për korrupsion, socialistët do të duhej që ta plotësonin atë duke kërkuar edhe dokumente shtesë në vend që të braktisin mbledhjet apo të pengojnë mbledhjen e informacionit. 

Sepse, nëse socialistët janë të bindur se kurrfarë gjëje korruptive nuk ka në koncesionet e qeverisë së tyre, nuk ka pse të kenë frikë nga mbledhja e informacionit mbi këto koncesione. Dhe nëse korrupsioni është punë “mollësh të kalbura” apo “dardhash që hahen pas shpinës” së kryeministrit, nuk ka pse ata të kenë frikë nga hetimet. Dhe nëse kryeministri dhe socialistët e tjerë, siç pretendon kryeministri, nuk mbron askënd që ka pasuruar veten në kurriz të qytetarëve, atëherë nuk ka pse të kenë frikë nga hetimet dhe as nuk ka pse t’i pengojnë ato. 

Sepse, për sa kohë bllokojnë hetimet, në vend që të kontribuojnë në zbardhjen e së vërtetës, qoftë kjo, pafajësi, pra që nga hetimi të mos gjendet korrupsion, apo fajësi, që nga hetimi të gjendet “përgjegjësi individuale”, atëherë është mirë të na i kursejnë qurravitjet se po u bihet në qafë pa të drejtë, se po u kërkohet llogari për krime që dyshohet se i kanë kryer të tjerët dhe jo “titullarët e institucioneve” apo se po “linçohen” me gjysmë të vërteta. 

Etiketa: AdministratadeputetEdi RamaErion VeliajhetimeHetimetKoncesionKoncesionetKorrupsionKorrupsioniKrimeKryeministri Edi RamaKuvendKuvendiOpozitaparlamentPunëPunëtorPunëtorëRamaRefuzimiSHshqipShqipëritender
Tjetri
two persons standing on wheat field

Fermerët e Ballkanit hasin vështirësi për qasje në dhjetëra miliona euro fonde nga BE-ja

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.