AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK sekuestron mbi 1.2 milionë euro prona të të dënuarit për drogë në Belgjikë

Dy apartamente, një dyqan, shumë llogari bankare dhe makina e mjete ujore me vlerë prej minimalisht 1.2 milionë euro iu sekuestruan shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bazë të ligjit antimafia.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

Një shtetas shqiptar i dënuar në Belgjikë pesëmbvëdhjetë vjet më parë për trafik kokaine dhe krime të tjera humbi prona të tundshme dhe të patundshme me vlerë prej minimalisht 1.2 milionë euro si pasojë e zbatimit të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të njohur më së shumti si Ligji Antimafia, bëri të ditur SPAK të premten.

Shtetasi Flamur Sinanaj ishte dënuar në Antverpen të Belgjikës me tetë vjet bur për trafik kokaine, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Kjo nuk e ndaloi atë të blinte në Shqipëri, vetë apo përmes personave të lidhur, prona të shumta të luajtëshme dhe të paluajtëshme, përfshirë një apartament në rrugën Muhamet Gjollesha dhe një dyqan po në të njëjtën zonë si dhe një apartament të dytë në rrugën Reshit Petrla në Tiranë. Verifikimi në sitemin bankar zbuloi gjithashtu shtatë llogari bankare në banka të ndryshme me vlerë prej mbi 660 mijë eurosh dhe tre llogari të tjera në lekë me vlerë 7.5 milionë lekë.

Sinanaj dispononte edhe një varkë Yamaha 242X Limited USA me kosto të panjohur, një Jetski si dhe automjete.

Ligji “Antimafia” u miratua në Shqipëri në vitin 2009 dhe në bazë të këtij ligji, personat e dënuar për krime janë automatikisht të detyruar të justifikojnë para autoriteteve me mjete të ligjshme pronat apo paratë që disponojnë ose përndryshe merret e mirëqenë se këto prona janë produkt i veprave penale, pavarësisht nëse ka apo jo prova që të lidhin drejtpërsëdrejti blerjen e pronës me veprën penale për të cilën janë dënuar.

Ligji, i cili është kopjuar nga Italia dhe që është përdorur si mjet efikas për të luftuar krimin e organizuar, është përdorur rrallëherë në Shqipëri që nga miratimi i tij pesëmbëdhjetë vite më parë. Ai konsiderohet si mjet efikas për të diskurajuar personat e pasuruar përmes aktiviteteve kriminale që së paku të ekspozohen publikisht përmes blerjes së pronave apo jetës së luksit.

Etiketa: antimafiaEuroFlamur SinanajItaliakokainekostoKrimeLigji AntimafiamashtrimParapronashqipShqipëriSPAKTrafik
Tjetri
Prokurori Anton Pali dërgohet për riedukim dhe pezullohet nga detyra për një vit

Prokurori Anton Pali dërgohet për riedukim dhe pezullohet nga detyra për një vit

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.