AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fitimet e bankave rriten edhe më shumë gjatë tremujorit të parë

Fitimi neto i sistemit bankar në Shqipëri arriti në 9.6 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë, një rritje me 41% në krahasim me vitin e kaluar, tregues ky i konkurrueshmërisë së ulët në disa segmente kyçe të tregut si borxhi publik apo shërbimet e pagesave.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17:55 | 14/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Fitimet e sistemit bankar shënuan një rritje vjetore në masën 41% duke arritur në 9.6 miliardë lekë (afërsisht 90 milionë euro) gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke reflektuar vijimin e qëndrimit në nivele të larta të interesave të borxhit publik, rritjen e interesave për kreditë dhe konkurrencën e paktë në segmentin e shërbimeve të pagesave.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se bankat janë tashmë në gjendje të fitojnë 20 lekë për çdo 100 lekë kapital aksioner dhe 2 lekë për çdo 100 lekë asete. Raiffeisen Bank shënoi normën më të lartë të kthimit mbi kapitalin aksioner, njohur nga akronimi në anglisht ROE, duke fituar neto 28 lekë për çdo 100 lekë kapital, pasuar nga OTP Bank dhe Union Bank me 25%. Asnjë nga bankat nuk rezultoi me humbje.

Fitimet e shtuara të bankave dukshëm nuk vijnë nga zgjerimi i aktivitetit por nga aftësia për të vjelë më shumë fitime nga të njëjtat asete. Kështu, ndërsa portofoli i kredive u rrit me 6.6% dhe depozitat u rritën me 5.8%, fitimet neto u rritën me 41%.

Totali i aseteve në sistemin bankar shënoi vlerën 1.98 trilionë lekë (afërsisht 19 miliardë euro). Bankat i kanë investuar 37% të këtyre parave në tregun e kredive për individët apo bizneset ndërsa 40% janë vendosur në tituj, (kryeisht në borxhin publik shqiptar). Pjesa tjetër janë investime në tregun ndërbankar.

Suksesi i sistemit bankar këtë herë lidhet veçanërisht me rritjen e interesave të borxhit publik në lekë dhe qëndrimit të këtyre interesave në nivele të konsiderueshme pavarësisht se borxhi publik është në rënie për shkak të inflacionit të lartë të viteve të fundit.

Interesat e kredive ndërkohë raportohet se kanë pësuar rënie. Gjatë muajit mars të këtij viti, kredia në lekë për individët u dha me një normë interesi mesatar prej 6.56%. Në mars të vitit 2023 ishte 7.54%. Edhe interesat e kredive për biznes ranë në bazë vjetore nga 7.14% në 6.38%.

Etiketa: Banka e ShqipërisëBankatBorxhiBorxhi publikEuroinvestimekrediaMASOTP BankpaktRaiffeisenRaiffeisen BankSHShoqata Kombetare e BankaveshqipshqiptareUnion Bank
I mëparshmi

Tjetër fushatë rivlerësimi për pronat e patundshme

Tjetri

KPA përfundon pa vendim vetingun e prokurorit Pelivan Malaj

Tjetri

KPA përfundon pa vendim vetingun e prokurorit Pelivan Malaj

726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.