AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Mediut për ekspertim të ri për Gërdecin

Pretendimet e avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të rrëzuar një akt-ekspertimi tekniko-financiar për Gërdecin dhe kryerjen e një të riu, nuk u pranuan nga gjykata në seancën e radhës që u zhvillua mes debatesh nga të gjitha palët në proces.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:28 | 15/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas një seance gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të mërkurën më 15 maj me një vendim të ndërmjetëm kërkesën e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të mos pranuar si provë një akt ekspertimi tekniko-financiar të kryer në funksion të hetimit për përgjegjësit e ngjarjes tragjike në Gërdec në vitin 2008. Sipas avokatit Henrik Ligori, ky akt nuk i është komunikuar Mediut që të kishte pasur mundësinë për të mbajtur qëndrim, duke i cënuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Po ashtu, u pretendua se ekspertët e zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga prokuroria dhe se të pandehurit nuk i është dhënë mundësia t’i kundërshtonte.

Sipas avokatit Ligori, ekspertët kanë qenë në papajtueshmëri, pasi nuk ishin të licensuar, por ishin nëpunës civilë pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave, si dhe njëri prej tyre ishte me formim ushtarak. Po ashtu, u nënvizua se ekspertëve nuk u janë vendosur në dispozicion gjithë aktet. Ata i cilësuan me karakter juridik shumicën e pyetjetve për të cilat është dhënë përgjigje nga ekspertët, duke theksuar se duhej të ishin të gjitha teknike. Ligori deklaroi se kur një akt ekspertimi del nga konteksti teknik, atëherë nuk mund të jetë i përdorshëm. Avokatët e Mediut kërkuan që të të kryhet një akt ekspertim i ri, si dhe të thirren si dëshmitarë ekspertët e mëparshëm.

Prokurori Klodian Braho i kundërshtoi thuajse të gjitha pretendimet e të pandehurit dhe mbrojtësve të tij. Sipas Brahos, në përaktimet e Kodit të procedurës penale nuk parashikohen papajtueshmëri për ekspertët e zgjedhur. Ai deklaroi se Mediu është njohur me aktet në përfundim të hetimit të vitit 2009, si dhe kur janë mbyllur hetimet nga SPAK. Braho vërejti se nuk u paraqit nga mbrojtja asnjë qëndrim lidhur me aspektin financiar të konstatuar në aktin e ekspertimit. Ndërkohë, prokurori Braho tha se nuk kishin ndonjë kundërshti me kërkesën për pyetjen e ekspertëve. Në përfundim, ai kërkoi që të mos pranohet kërkesa për kryerjen e një akt ekspertimi të ri.

Në seancë paraqiti deklarime edhe Fatmir Mediu i cili e cilësoi gjyqin ndaj tij si politik. Qëndrimet e tij sollën reagimin e prokurorëve që kërkuan që deklarimet të jenë në funksion të objektit të gjykimit. Reagime pati dhe nga familjarët e viktimave të pranishëm në sallë, të cilët thanë se nuk mund të lejohej që i pandehuri të fliste si në parlament. Pasi avokatët replikuan me familjarët e viktimave, gjyqtarja Irena Gjoka ndërhyri për të mundësuar vijimin e seancës.

Ajo u kërkoi avokatëve që të vijohej me qëndrimet për provat e tjera të prokurorisë, por ata pretenduan se duhej që më parë të njiheshin me vendimarrjen lidhur me kërkesën për aktin e ekspertimit tekniko-financiar. Gjoka tërhoqi vëmendjen se nuk mund të vijohej që në çdo seancë të debatohej vetëm një provë. Ajo vërejti se në seancën e ardhshme do të organizohen që të diskutohet mbi gjithë provat e paraqituara nga prokuroria.

Pasi u tërhoq në dhomnë këshillimi, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të rrëzojë kërkesën për kryerjen e një ekspertimi të ri tekniko-financiar dhe shtyu seancën për më datë 29 maj, në orën 09:00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

 

Etiketa: Familjarët e viktimaveFatmir MediuGërdecGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarHenrik LigoriHetimetIrena GjokaKlodian BrahoMbrojtjaparlamentprokurorProkuroriProkuroriaPunëShpërdorim detyreSPAKTragjedia e GerdecitVendim
I mëparshmi

Socialistët i hapin rrugë shembjes së pronave publike për interesa private

Tjetri

Është koha për një kufi të qartë mes privates dhe publikes

Tjetri
Është koha për një kufi të qartë mes privates dhe publikes

Është koha për një kufi të qartë mes privates dhe publikes

Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
luca 1

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

11:41 | 10/07/2026
kanye west @ moma 4

“Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri

10:31 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.