AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Engjëll Agaçi jep shpjegime në SPAK për aferën e incineratorit të Tiranës

Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi dha shpjegime për incineratorin e Tiranës, dy ditë pasi u pyet për këtë çështje edhe zv.Kryeministrja Belinda Balluku.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, KPK, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Engjel Agaci në SPAK | Foto: LSA

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqit të premten më 17 maj në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Pasi doli nga godina e prokurorisë ai deklaroi shkurtimisht se ishte thirrur si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës dhe se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

Gjysmë ore pasi Agaçi doli nga SPAK, aty u paraqit dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Ndërkohë, të mërkurën më 15 maj, SPAK administroi edhe deklarimet e zv.kryeministres Beinda Balluku, e cila mban njëkohësisht pozicionin e ministers së Energjisë dhe Infrastrukturës. Balluku deklaroi për mediat se ishte thirrur për dosjen e incineratorëe dhe se duhej të jepte disa sqarime, që sipas saj të shërbenin për zbardhjen e çështjes.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi në dhjetor të vitit të kaluar pesëmbëdhjetë masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë, në lidhje me hetimin për skandalin e incineratorit të Tiranës, përfshirë zyrtarët që dhanë koncesionin kontrovers. Disa zyrtarë, që janë në burg për vepra penale në lidhje me dy incineratorët e tjerë, në Elbasan dhe në Fier, morën masë shtesë sigurie. Po ashtu, biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të cilët janë aktualisht në arrati, u pajisën me një masë tjetër sigurie “arrest me burg”.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat premtuan, përkundër këshillave të ekspertëve dhe të Bashkimit Evropian, të ndërtonin incineratorë për djegien e mbeturinave. Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së incineratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aktualisht në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

Kompania Integrated Energy B.V u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, ka faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan Integrated Energy BV së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë. Bilanci i vitit 2022 nuk është depozituar deri më tani në QKB, por të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit tregojnë se nga 1 janari 2022 deri më sot, kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këtë, dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në kohën e sekuestrimit në gusht 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës duket se u ka kushtuar taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro. Incineratorët e Fierit dhe Elbasanit kanë kushtuar rreth 50 milionë euro.

Etiketa: AgaArrestArrest me burgBelinda BallukuBiznesmenBurgDurrësEdi RamaelbasanEngjell AgaçiEuroFierFushaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarHetimetInceneratorinceneratoriIncineratorKlodian ZotoKoncesionKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsioniMASMasaPastrim parashQendrën Kombëtare të BiznesitQKBRamaSHSPAKTiranë
Tjetri
Arrest me burg për të dyshuarin si vrasës i oficerit të policisë në Fier

Arrest me burg për të dyshuarin si vrasës i oficerit të policisë në Fier

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.