AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata ndalon publikimin e dosjes për shtatë grupet e krimit të organizuar

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se duhet të ndalohet publikimi i të dhënave të dosjes penale ndaj 50 personave të dyshuar si anëtarë të shtatë organizatave kriminale, mes të cilëve vrasës me pagesë, trafikantë, funksionarë policie dhe ish- politikanë të akuzuar për krime të rënda.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:20 | 20/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme njoftoi të hënën më 20 maj një vendimarrje për ndalimin e publikimit të kërkesës së SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 50 personave të dyshuar si anëtarë të shtatë organizatave kriminale, apo dhe të përmbajtjes së kësaj kërkese deri në përfundimin e hetimeve. Gjithashtu, gjykata disponoi dhe me ndalimin tërësisht të publikimit të vendimarrjes së saj për caktimin e këtyre masave.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të shtunën të dhënat e një operacioni kundër krimit të organizuar, ku nga hetimet janë vënë në akuzë 50 persona,  vrasës me pagesë të përfshirë në atentate për kontroll territori, oficerë policie të angazhuar në struktura kriminale, një ish-deputet i shpallur në kërkim dhe figura të njohura më herët për angazhime politike. Nga sa bëri me dije SPAK, shtatë grupe të ndryshme kriminale të përfshira në armiqësi apo në aleanca me njëra-tjetrën dhe që kishin baza aktiviteti në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen, u goditën falë informacioneve të siguruara prej autoriteteve franceze nga aplikacionet Sky ECC dhe EncroChat, dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar.

Koordinatorja për të drejtën e informimit në SPAK, Suela Çollaku sqaroi për BIRN se edhe kjo prokurori i kishte kërkuar gjykatës respektive ndalimin e publikimit të të dhënave të kësaj çështjeje hetimore.

“Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje”, citohet në njoftimin e gjykatës.

I pyetur lidhur me motivet e kësaj vendimarrje, kryetari dhe njëkohësisht gjyqtari për mediet i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Erjon Bani shpjegoi se në rast se gjyqtari i çështjes konstaton se ka ndalim publikimi pasi cënohen hetimet, atëherë vlerëson për të disponuar me vendim edhe për këtë rrethanë. Sipas tij, në një rast të tillë, edhe palëve që u jepen kërkesa e prokurorisë dhe vendimarrja e gjykatës, nënshkruajnë procesverbal lidhur me ruajtjen dhe mospublikimin e tyre.

Ai shtoi, se gjykata e dha një njoftim të tillë pas kërkesave të disa gazetarëve që pyesnin përse nuk po shpërndahej vendimarrja e përmbledhur, ashtu si për çështje të tjera. Bani nënvizoi se pasi gjyqtari i çështjes ka vlerësuar ndalimin e publikimit të të dhënave, nuk mund të jepej njoftim për këtë çështje si në rastet e tjera kur nuk ka një ndalim të tillë.

 

Etiketa: BIRNdeputetDurrësEncroChatErjon BanigazetarGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësHetimetKodit PenalndalimoperacioniProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeSHSky ECCSPAKSuela ÇollakuVendimZbulimi i akteve ose të dhënave sekrete
I mëparshmi

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP

Tjetri

Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri

Tjetri
Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri

Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.