AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët ngrejnë tonet ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Raportimi vjetor i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani u prit me kritika të enjten në Komisionin e Ligjeve, ku relatori Plarent Ndreca sugjeroi se institucioni nuk kishte përmbushur detyrimet e tij kushtetuese. Metani u përgjigj se shqetësimet e tyre ishin jashtë kompetencave të tij ligjore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:07 | 23/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë raportimit në Kuvend. Foto: LSA.

Ndreca, i cili iu bashkua grupit socialist në janar të këtij viti, rezervoi kritika të ashpra për punën e Metanit dhe zyrës që ai drejton dhe u përfshi në debat me të.

“Ajo që unë konstatoj është se nga një institucion që është ngritur nga Kushtetuta për të shqyrtuar ankesat dhe për të verifikuar qëllimet e këtyre ankesave, është kthyer në një intitucion që nuk shqyrton ankesa,” e nisi Ndreca relatimin, duke iu referuar shifrave të ofruara në raportin e ILD-së.

Sipas Ndrecës, vetëm 0.7 përqind e kërkesave janë futur në procedim dispilinor dhe Kuvendi nuk di pse janë pushuar kërkesat e tjera.

Deputeti përdori disa herë termin “me keqardhje” në konstatimet e tij për punën e ILD-së duke e cilësuar raportimin e tij “jothelbësor” për problematikat e sistemit të drejtësisë dhe jashtë rolit që duhej të kishte ky institucion në sistem.

“Më vjen shumë keq, por ndajmë mentalitete të ndryshme,” iu drejtua ai Metanit, duke shtuar se ai po fliste për “grindën, vullnetin dhe kapacitetin e ILD për t’i bërë një skaner sistemit të drejtësisë pas 4 vitesh në funksion”. Por, tha ai, “në vend të diskutojmë për produktin ne flasim akoma për mungesa kapacitetesh njerëzore, mungesa, pra  jemi në pikën 1”.

Duke përdorur krahasime me punën e Prokurorisë së Posaçme, Ndreca theksoi se ILD duhej të ishte “SPAK-u” i sistemit të drejtësisë.

Kritikat e Ndrecës u pasuan dhe nga deputetë të tjerë socialistë, por në përgjigje ndaj tyre Metani u përpoq t’u shpjegonte rolin kushtetues dhe kuadrin ligjor në të cilin funksionte puna e tij, duke i adresuar shumicën e shqetësimeve të tyre si jashtë kompetencave ligjore.

“Unë nuk jam ‘SPAK-u’ dhe nuk do të bëhem asnjëherë ‘SPAK-u’ i gjyqtarëve dhe prokurorëve,” iu drejtua ai Ndrecës, duke shtuar se ILD performon me standarde, të cilat janë caktuar nga këshillat drejtues dhe Kolegji i Posaçem i Apelimit.

Metani i tha Ndrecës se flisnin në dy filozofi të ndryshme dhe se lajtmotivi i reformës në drejtësi ishte pavarësia e gjyqtarëve e prokurorëve dhe jo krijimi i frymës së “shantazhit” apo “presionit” ndaj tyre.

“Që do të thotë se problematikat që ka sistemi i zgjidh vetë sistemi dhe kontrolli i jashtëm që bën ILD është i përcaktuar qartë me ligj,” theksoi ai.

Edhe deputetë të opozitës konstatuan se sistemi i drejtësisë ka problematika me vonesat e gjykimit të çështjeve dhe kërkuan një ndikim më të madh të ILD në këtë drejtim.

Deputeti Asllan Dogjani tha se “ka akoma perceptim në publik se paguhet për të dhënë drejtësi”, duke i kërkuar ILD-së që të “ushtrojë presionin pozitiv nëpëmjet kontrolleve në sistem”.

Por deputetja Ermonela Felaj mbajti një qëndrim të ndryshëm nga kolegët duke ia adresuar problematikën sfidës së zbatimit të reformës në drejtësi dhe jo mosfunksionimit të institicionit të Inspektorit të Lartë.

Ajo u tërhoqi vëmendjen kolegëve deputetë se “nuk mund të themi që puna e x institucioni është e suksesshme dhe të metat në punën e tij t’i faturohen pastaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

“Ka një kontraditë mes kompetencave që ne i kemi dhënë me ligj Inspektorit me atë që ne pretendojmë që ai të bëjë,” shtoi ajo.

Në raportimin e tij Metani vuri në dukje shqetësimin për mungesën 10 inspektorëve nga 20 inspektorë që ka në organikë ILD dhe tha se pavarësisht thirrjeve, interesi ka qenë i ulët, duke sugjeruar ndryshime ligjore që do të mundësojnë zgjidhjen e këtij problemi.

 

 

Etiketa: Artur MetaniAsllan DogjanideputetErmonela FelajgjyqtarILDInspektorInspektori i Larte i DrejtesiseKolegjiKolegji iKontrolliKuvendiKuvendi i ShqiperiseLigjndikimndryshime ligjorePlarent NdrecaprocedimprokurorPunaPunëSPAK
I mëparshmi

Kurrë mos harroni: Shqiptarët përkujtojnë kryengritjen e kampit të punës të epokës komuniste

Tjetri

KLP thirret të votojë përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

Tjetri
Kreu i KLP kritikon Kolegjin për vendimarrje të gabuar në rastin e Dodajt

KLP thirret të votojë përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.