AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Urdhërarreste për agjentët e mikrokreditit, akuzohen për vjedhje

Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka kërkuar dhe marrë miratimin e gjykatës për nëntë masa sigurie për personat e përfshirë në një skemë mashtrimi në të cilën, të njëjtët njerëz vepronin njëkohësisht si ekzekutues borxhesh të këqija dhe kreditorë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja e Prokurorisë se Tiranës | Foto: Nensi Bogdani/ BIRN

Nëntë persona u vendosën në masë sigurie arrest me burg apo arrest shtëpie të enjten nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtëshme apo të paluajtëshme. Prokurorët thonë se kanë identifikuar raste kur agjencitë përmbarimore të dyshuara kanë lëshuar urdhër bllokimi për pronat e qytetarëve që nuk kanë marrë kurrë kredi.

“Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera,” deklaroi prokuroria në një njoftim për shtyp.

Kompania MCA Albania, e cila u bë simbol i një tregu spekulantësh të shit-blerjes së kredive të këqija përgjatë dekadës së fundit, në rastin nën hetim bleu gati 4 mijë kredi të pashlyera nga banka Procredit me vlerë totale prej 7.3 milionë eurosh. Ajo përdori shtrëngimin përmes bllokimit të pronave për të detyruar debitorët e falimentuar që të merrnin kredi të reja po te e njëjta kompani për të shlyer të vjetrën, duke krijuar një zinxhir zhvatës.

Praktika e bllokimit të pasurisë së paluajtëshme të një kredimarrësi kredie pa kolateral, e cila është zbatuar nga përmbarimorët, por edhe nga gjykatat, duket se bie ndesh me vetë themelin e kredimarrjes pa kolateral dhe del nga kontrata e huasë. Në botën e bankingut, kreditë me kolateral mbartin interesa të ulëta dhe në rast se huamarrësi nuk e shlyen kredinë, kredidhënësi merr pronën e lënë në kolateral dhe e nxjerr atë në shitje për të shlyer detyrimin kontraktor. Nga ana tjetër, kreditë pa kolateral në mënyrë tipike kanë interesa shumë më të larta pikërisht për shkak se banka nuk ka garanci për shlyerjen e saj. Rrjedhimisht urdhrat e bllokimit të pasurive të kredimarrësve pa kolateral të falimentuar dukshëm bie ndesh me konceptin themelor të kredidhënies pa kolateral.

Prokurorët dyshojnë gjithashtu që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

“Këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 lekë,” vërejnë prokurorët.

“Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi”, vëren prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe ka dërguar në SPAK për hetime të mëtejshme përgjegjësinë e mundshme penale të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet se nuk ka vepruar në kohë për të ndaluar abuzimet e MCA. Sipas prokurorëve, Sejko ka dërguar grup inspektimi te MCA në vitin 2020 ndërsa ka ndërmarrë masa për bllokimin e pjesshëm të aktivitetit të saj vetëm dy vjet pasi inspektorët e BSH  kishin vërejtur probleme në administrimin e kompanisë.

Sejko, i cili u thirr për pyetje në parlament në lidhje me këtë çështje, e konsideroi problemin si një çështje ligjore jashtë fuqisë vendimmarrëse të Bankës së Shqipërisë dhe sugjeroi që kuvendi të ndërmarrë ndryshime ligjore për të mbikëqyrur më mirë tregun e përmbaruesve gjyqësorë privat.

Lexo më shumë:

Skema e ‘mashtrimit’ me kreditë çon guvernatorin Sejko në SPAK

Sejko i shmanget përgjegjësisë për skemën e mashtrimit me mikrokreditë

Etiketa: ArrestArrest me burgarrest shtëpieBurgdetyrimDosjaGent SejkoGjyqHetimhetimeInspektorkrediKuvendiMASMasaMCAMicro Credit AlbaniaMikrokreditinatyrendryshime ligjoreparlamentPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorProkuroriaProkuroria e TiranësSejkoSHshqipSPAKTiranëTreguvjedhje
Tjetri
KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.