AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Artistët durrsakë bëjnë thirrje për më shumë hapësira për skulpturat urbane

Mungesa e skulpturave urbane apo vendosja pa kriter e tyre në sheshet dhe shëtitoret e Durrësit ka rikthyer diskutimin mbi nevojën e platformave artistike dhe atë të konkurseve.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjelat mbi pus, skulpturë nga skulptori Fred Kedhi në Durrës | Foto: Gëzim Kabashi

Në oborrin e njërës prej shkollave 9-vjeçare të qytetit bregdetar që nga viti 1987 ka zënë vend një vepër, që ka fituar admirimin e nxënësve, mësuesve dhe kalimtarëve.

Edhe institucioni vetë shpesh herë thirret shkolla e “Dy gjelave”, duke marrë shkas nga figurat e instaluara mbi pusin që shërben si bazament.

“Drejtori e mirëpriti idenë time për krijimin e një këndi ndryshe për fëmijët në oborr,” kujton Fred Kedhi, i cili në atë kohë sapo ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) dhe ishte emëruar mësues vizatimi në këtë shkollë.

“Bashkë me disa nxënës punuam rreth dy muaj, edhe për burimet e ujit rreth pusit,” tregon Fredi, të cilit i vjen mirë që vepra në përgjithësi është ruajtur për 37 vjet radhazi.

Djaloshi i viteve ’90 u largua drejt Italisë me anijet e eksodit nga porti i Durrësit, por e vazhdoi sakrificën edhe në vendin fqinj.

Ai përfundoi studimet në Akademinë e Breras, e njëjta shkollë e lartë ku ishte diplomuar edhe piktori shqiptar i përmasave evropiane, Ibrahim Kodra.

Franc Priska, një piktor i ri, pedagog në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës tha për BIRN se Fredi e ka ruajtur raportin e bashkëpunimit me artistët durrsakë.

“Tashmë studio “ArtMonumental” që ai dhe kolegia e tij, Kristina, drejtojnë në Itali janë bërë mbështetje edhe për artistët  e rinj të shkollës artistike në Durrës,” shpjegoi Priska.

Shkolla “Jan Kukuzeli” që u rindërtua pak vite më parë, është dizenjuar me punime të përbashkëta nga artistët në të dy anët e Adriatikut.

Priska e ndjen se bashkëpunimi i mbështetur mbi studimin e vazhdueshëm i shërben shumë edhe përparimit e pasionit të nxënësve.

Aktualisht punimet e artistëve të rinj kanë zënë vend mjediset e jashtme të shkollës, por ata besojnë se, në një të ardhme të afërt mund të jenë konkurrentë në projektet për skulpturat urbane në sheshet e qytetit.

Zbatimi i projekteve të mëdha për sheshe e shëtitore në qytetin bregdetar largoi shumë prej veprave të instaluara prej kohësh, një pjesë e të cilave kanë mbetur në magazine.

Ndërkaq për sheshin “Liria” dhe për Shëtitoren bregdetare, si në Durrës edhe në plazh mungojnë platformat lidhur me veprat që duhen vendosur.

Mjaft prej tyre mendojnë se duhen ndriçuar përsëri figurat dhe ngjarjet e rëndësishme të qytetit 3.000-vjeçar.

Ndërsa më të rinjtë janë të prirur në veprat me frymë moderne, artistët me vite mbi shpatulla bëjnë thirrje për një rivlerësim të trashëgimisë artistike të qytetit bregdetar.

Idriz Balani, një nga skulptorët me përvojë në qytet e pranon nevojën e konkurseve për projektet e ardhshme.

Balani tha për BIRN se ka paraqitur në bashki një projekt të veçantë mbi vendosjen në lulishten e Mauzoleut  të Dëshmorëve të dy veprave të punuara në vitet 1980.

Basorelievet e skulptorit Dhimitër Harallambi si dhe bashkëautorëve Qazim Kërtusha dhe Luan Berhami ishin vendosur në fasadat e Ndërmarrjes së Cigareve “Stamles” dhe në atë të Prefekturës së sotme.

“Të dy veprat qëndrojnë shumë mirë pranë kompleksit të Mauzoleut të Dëshmorëve, dhe mbi të gjitha shërbejnë për ta gjallëruar mjedisin e e saj,” tha Balani.

Ndërkaq Priska ka filluar të punojë me bashkë-mësuesit dhe nxënësit për ide të reja, gjithnjë brenda mjediseve të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”.

“Besoj se kur të jemi të bindur për cilësinë e temave që punojmë, do të paraqitemi edhe para publikut,” përfundoi Franc Priska.

Etiketa: bashkiBIRNDhimitër HarallambiDurrësFranc PriskaFred KedhiIbrahim KodraIdriz BalaniItaliJan KukuzeliLiriaLuan BerhamimbështetjeMjaftMjedisiParaplazhportiPorti i DurrësitQazim KërtushaSHshkollaStamles
Tjetri
Kumbari dhe dosja e shtatë bandave

Kumbari dhe dosja e shtatë bandave

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.