AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e opozitës për pezullimin e ligjit për Komisionet Hetimore

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën që të rrëzojë kërkesën e opozitës për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore, i miratuar në mënyrë të njëanshme dhe në një procedurë të kontestuar nga mazhoranca socialiste në dhjetor.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata argumentoi se nuk kishte emergjencë për ta pezulluar zbatimin e tij, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të ketë një vendim tjetër që do përcaktojë nëse do të shfuqizohen apo do të lihen në fuqi ndryshimet ligjore të bëra nga mazhoranca.

Në seancën gjyqësore përfaqësuesit ligjorë të opozitës argumentuan se ndryshimet e bëra nga PS ishin anti-kushtetuese dhe po bëheshin shkak për bllokimin e punës së dy komisioneve hetimore që janë aktualisht në fuqi, ai për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS dhe hetimi i dy koncesioneve në shëndetësi.

Avokati Marash Logu i tha gjykatës se dispozitat e reja kufizonin të drejtën ligjore të pakicës parlamentare për të kontrolluar ekzekutivin.

Sipas tij, ndryshimet e reja kanë si qëllim që të ligjërojnë vendimmarrjen e shumicës në lidhje me kërkesat e opozitës duke vendosur nën kontroll të mazhorancës të drejtën e deputetëve të opozitës dhe e bëjnë të pamundur ushtrimin e kontrollit hetimor parlamentar.

“Mbledhjet e mbyllura cenojnë Kushtetutën, ku parashikohet se parlamenti i zhvillon mbledhjet e hapura dhe cenojnë një nga qëllimet kryesore të komisioneve hetimore dhe punës së parlamentit që është transparenca” , tha ai duke iu referuar futjes së nenit për seancat me dyer të mbyllura.

Po ashtu, sipas Logut, vendimmarrja me shumicë votash për çdo kërkesë për provë dhe për çdo dëshmitar që thirret, bën që komisionin ta kontrollojë mazhoranca.

“ Kjo e zhbën mekanizmin parlamentar të komisioneve hetimore dhe të qenit një instrument i  pakicës parlamentare për llogaridhënien e qeverisjes”- tha ai, duke shtuar se në këtë rast “i hetuari vendos se si do të hetohet”.

Më pas Logu solli shembuj nga dy komisionet hetimore në fuqi për të argumentuar rolin bllokues të mazhorancës në punën e tyre.

Nga ana tjetër, Mimoza Arbi, Drejtore e Shërbimit Juridik në Kuvend, argumentoi se ndryshimet ligjore kanë ardhur si pasojë e disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese dhe se komisionet e reja janë ngritur me dakordësinë e të dy palëve.

“Komisionet hetimore kanë detyrë për të ushtruar kontroll dhe kjo detyrë, pasi ato ngrihen, është detyrë e gjithë grupeve parlamentare që marrin pjesë në të, jo vetëm e një pakice”, tha ajo duke shtuar se puna e komisioneve hetimore është “veprimtari parlamentare”.

Në sesionin e vjeshtës opozita ishte në një protestë të vazhdueshme pasi mazhoranca rrëzoi disa kërkesa të saj për hetime parlamentare.

Ndërkohë që opozita protestonte në seancë plenare, mazhoranca kaloi pa debat dhe vetëm me votat e saj ndryshime ligjore që kufizonin dhe më tej të drejtën e opozitës për hetimet parlamentare.

PS argumentoi se ndryshimi i ligjit erdhi si nevojë për implementimin e interpretimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje dhe për të “disiplinuar” punën e këtyre komisioneve në të ardhmen.

Në muajin mars PS-ja dhe grupimi më i madh opozitar i “Rithemelimit” arritën një pakt politik që i dha fund protestës në Kuvend duke pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi pune për reformën zgjedhore.

Por pavarësisht dakordësisë, asnjëri prej komisioneve hetimore nuk ka ndonjë rezultat të dukshëm deri më tani pasi puna e tyre ka mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë dhe vendimmarrjeve pa konsensus,  që i atribuohen dispozitave të reja ligjore.

Etiketa: deputetGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqhetimeHetimetkushtetueseKuvendLigjMarash Logundryshime ligjoreOpozitapaktPSPunaPunëRithemelimiSHTransparencaVendim
Tjetri
KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.