AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon në gjykim të akuzuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Të dhënat e marra nga komunikimet elektronike zbuluan disa tentativa vrasje ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit. Prokuroria akuzon Plaurent Dervishaj dhe 12 persona si të përfshirë në një grup kriminal, që akuzohet për përfshirje në 6 episode kriminale, përfshi vrasjen e shoferit Andi Maloku.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

SPAK njoftoi të martën se kishte zbardhur tentativat e vrasjes ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe disa personave të dyshuar si të përshirë në aktivitet kriminal. Të martën Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim çështjen ndaj Plaurent Dervishaj, i njohur si pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”,  Julian Meçaj, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Julian Meçaj, Genti Nderjakut,  Bashkim Haxhijas dhe Julian Pjetrit, të akuzuar për një sërë atentatesh dhe vrasjen e të ndjerit Andi Maloku.

Prokuroria bëri me dije se anëtarët e këtij grupi akuzohen për të paktën tre atentate ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos (Pëllumb Muharremit) dhe të afërmve të tyre, përfshi atë të nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, Andi Maloku. Po ashtu anëtarët e grupit akuzohen për organizimin e atentatit ndaj e Mitri Priftit.

“Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet Benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

SPAK bën me dije se dy anëtarë të dyshuar të këtij grupi dhe pjesëmarrës në këtë atentat janë tashmë dyke u gjykuar. Redian Rraja u dënua me burg për jetë në korrik të vitit që shkoi si një prej autorëve të atentatit. Ariol Halilaj, bashkëpunëtori tjetër u dënua me 35 vjet burg në shkallën e parë.

Prokuroria thotë se nga hetimet e rastit dhe pas analizës së komunikimeve të kriptuara u administruan prova të cilat kanë evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje.

“Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore”, thuhet në njoftim.

SPAK rendit një sërë akuzash për personat e përfshirë në këtë grup, përfshi vrasje, vjedhje, krijim i rrethanave për vrasje dhe atentate me eksploziv.

Etiketa: Aleksandër LahoAmar Shkëmbin (alias Dritan)AnalizëAndi MalokuArian NdojaArjan NdojaArmëatentatautostradBandaBanda e DurrësitBashkim HaxhijaBledar PolovinënBurgDurrësEndrit SinaninGenti NderjakutgjykimHetimetJulian MeçajJulian PjetripaktPëllumb MuharremiPlaurent DervishajprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorPunëtorëRamazanRamazan RrajënRedian RrajaSPAKtargavjedhjevrasje
Tjetri
Rëndësia e dërgimit herët në shkolla të fëmijëve romë

Romët e Shqipërisë denoncojnë mungesën e progresit në premtimin e qeverisë për integrim

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.