AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Meloni- Rama, fushatë dhe akuza nga ‘kampi- burg’ i emigrantëve në Shëngjin

Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama inauguruan qendrën pritëse të rrethuar me kangjella të larta metalike në portin e Shëngjinit, duke adresuar akuza për opozitën dhe median në Itali.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
20:23 | 05/06/2024
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Rama dhe Meloni në qendën e pritjes së emigrantëve në portin e Shëngjinit. Foto: LSA.

Me kangjellat metalike gati katër metra të larta dhe një qen anti-ekploziv që kryente kontrolle rutinë në çantat e gazetarëve, e ashtuquajtura qendër pritjeje për refugjatët i ngjante një kapanoni burgu të mërkurën në portin e Shëngjinit.

Brenda ambienteve të qendrës, gazetarët, kamermanët dhe fotografët u ngjeshën pas gardhit metalik në përpjekje për të kapur pamjet e kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë, që improvizuan këtu një konferencë për shtyp.

Koha e inaugurimit dhe e konferencës me gazetarët nuk dukej rastësore për asnjërin prej protagonistëve.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zbriti në Shëngjin pak orë përpara se në vendin e saj të hapen qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ku çështja e emigracionit të paligjshëm është një temë e nxehtë debati.

Në anën tjetër, kryeministri Rama u përqendrua në fjalën e tij te mbrojtja ndaj akuzave të ngritura nga emisioni investigativ, Report në RAI 3 për korrupsionin dhe lidhjen e qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Edhe pse Meloni mbërriti në Shëngjin për të inauguruar qendrën, ajo pranoi se puna nuk mund të fillonte ende pa simotrën që pritet të ndërtohet në Gjadër. Kjo e dyta sipas Melonit fillonte punë në 1 gusht.

Megjithatë, Meloni e shfrytëzoi pjesën më të madhe të konferecës për shtyp për të sulmuar rivalët e saj në Itali, të cilët i akuzoi se po hidhnin baltë mbi marrëveshjen, Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar, të cilit ajo iu drejtua miqësisht si Edi.

“Do doja t’i thoja kryeministrit Rama sepse në fakt nuk është ai shënjestra,” tha Meloni, për të nënkuptuar se akuzat në fakt ishin pjesë e luftës politike të brendshme në Itali.

Punonjës të sigurisë italiane në kampin e Shëngjinit. Foto: LSA.

Në përgjigje të pyetjes nga një gazetar i së përditshmes “La Repubblica”, Meloni këmbënguli se ishte këtu si kryeministre dhe se nuk po bënte fushatë.

“Ata duan që unë të zhdukem, por kjo nuk është e mundur,”, tha Meloni duke iu referuar opozitës në Itali.

Njësoj si Meloni, edhe Rama këmbënguli se akuzat ndaj qeverisjes së tij ishin një sulm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Duhet të kenë turp, pra të turpërohen të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të vetë publikut italian,” tha Rama.

Riccardo Magi, deputet i qendrës së majtë në Itali dhe drejtues i lëvizjes “More Europe” – në opozitë me forcat e së djathtës që përfaqësohen nga Meloni, akuzoi se konferenca dhe inagurimi ishin “një shfaqe elektorale”, që do u kushtonte taksapaguesve italianë deri në 1 miliard euro në pak vite.

“Sepse ka një vlerë politike për Melonin, t’u tregojë italianëve që ajo po i mban emigrantët larg,” tha Magi për BIRN, pak para se Rama dhe Meloni të mbërrinin në konferencë.

Magi ngriti shqetësime se trasferimi i refugjatëve në Shqipëri cënonte liritë e këtyre të fundit dhe se premtimi që personat vulnerabël, gratë apo fëmijët nuk do të silleshin në Shëngjin, nuk mund të mbahej, pasi procesimi i tyre do duhej të bëhej në det të hapur.

Qendra pritëse në portin e Shëngjinit së bashku me kampin në Gjadër iu dhanë Italisë nga qeveria shqiptare pas një protokolli mes Ramës dhe Melonit të nënshkruar në vjeshtë të vitit të shkuar. Protokolli parashikonte që transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë të fillonte në maj, por Meloni i pranoi vonesat dhe i justifikoi ato me qëllimin për të bërë një punë më të mirë.

Kryeministrja e Italisë ironizoi kundërshtartët, duke thënë se në një anë ankoheshin se po ndërtohej një “Guantanamo” në Shqipëri dhe në anën tjetër e kritikonin pse “Guantanamo nuk po përfundonte shpejt”.

Meloni theksoi më tej se të drejtat e njeriut do të respektoheshin në këto qendra dhe se plani mes Italisë dhe Shqipërisë kishte tashmë “mbështetjen e 15 qeverive të Bashkimit Europian”.

Meloni pretendoi gjithashtu se shqetësimet e opozitës italiane për shpenzime të mëdha parash nuk qëndronin, ndërsa tha se qëllimi kryesor ishte dekurajimi i refugjatëve, që sipas saj do të kursente para. Meloni nuk harroi që nga Shëngjini të akuzonte qeveritë parardhëse se kishin shpërdoruar miliarda për shkak të ligjeve të shkruara keq.

Kryeministri Edi Rama po ashtu e mbrojti marrëveshjen dhe kampin. Në përpjekje për të justifikuar premtimin e tij se kampe të tilla nuk do të ngriheshin asnjëherë në Shqipëri, Rama tha se ky ishte një përjashtim i bërë vetëm për Italinë. Ai tha se kishte marrë kërkesa nga vende të tjera, por që ishin refuzuar.

Në fund të takimit, deputeti Magi protestoi me mesazhin “Jo Guantanamos italiane”, por u ndalua nga truprojat ndërsa i bllokoi rrugën makinës së Melonit.

“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër,” tha Magi në debat me kryeministren italiane. “Nëse kjo i ndodh një parlamentari, imagjinoni se çdo t’u ndodhë atyre emigrantëve të mjerë që do të mbyllen këtu brenda,” përfundoi ai.

Përfaqësuesi i lëvizjes “Piu Europa”, Riccardo Magi gjatë përplasjes me kryeministren Meloni në Shëngjin. Foto: LSA.
Një punonjës me një qen anti-eksploziv kontrolluan çantat e gazetarëve përpara se të hynin në kampin e Shëngjinit. Foto: LSA.
Etiketa: abuzimAkuzaBashkimit EuropianBIRNBurgdeputetEdi RamaEuroEuropagazetarGiorgia MeloniGjaderItaliKampi ne ShengjinKryeministri Edi RamaLa RepubblicamarrëveshjeMbrojtjaMeloniParaProtokolli per emigrantetPunaQeveriaQeveria shqiptareRAIRAI 3RamaRiccardo MagiSHShëngjinshpenzimeshqipShqipërishqiptareSulmZgjedhjet
I mëparshmi

Gjyqtari Julian Haxhiu jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Albert Spiro

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Albert Spiro

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.