AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS propozon Fatmir Xhafajn kryetar të komisionit anti-korrupsion

Mazhoranca socialiste ka propozuar deputetin Fatmir Xhafaj për të drejtuar Komisionin e Posaçëm të ngritur në mënyrë të njëanshme nga PS-ja për të thelluar reformat antikorrupsion.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Xhafaj, Foto LSA

Një deputet veteran i PS-së dhe ish-ministër i Brendshëm, Xhafaj njihet si “arkitekt” i reformës në drejtësi, pasi drejtoi komisionin e posaçëm parlamentar në vitin 2016, kur u miratua dhe paketa ligjore për funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.

Projektvendimi i publikuar nga Kuvendi të mërkurën me përbërjen e komisionit pritet të votohet të enjten në seancë plenare. Sipas dokumentit afati fillestar i punës së tij do të jetë 10-mujor, me të drejtë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë me vendim të Kuvendit.

Në listën e anëtarëve vetëm kryetari Xhafaj vjen si propozim i PS-së, ndërsa emrat e tjerë bëhen automatikisht anëtarë për shkak të funksioneve që kanë në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Sipas projektvendimit të miratuar të enjten që shkoi Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare, të cilët janë kryetarë dhe nënkryetarë të  komisioneve të përhershme parlamentare dhe kryetari e nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Bazuar në këtë formulë në përbërjen e tij do të jenë përveç Xhafajt, deputetët e PS-së, Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu, ndërsa nga opozita do të jenë anëtarë  Jorida Tabaku, Dhurata Tyli, Sorina Kote, Flutura Açka dhe një vend bosh që pritet të propozohet nga grupi parlamentar i PD-së.

Sipas projektvendimit nënkryetari do t’i përkasë pakicës parlamentare, ndërsa vendimmarrja do të merret me shumicë votash por duke pasur si synim konsensusin.

I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe është kundërshtuar deri më tani nga opozita, e cila nuk ka marrë pjesë në votimin për ngritjen e tij.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Opozita është treguar skeptike deri më tani për qëllimet e ngritjes së tij. Një pjesë e saj ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.

Nga ana tjetër mazhoranca e ka justifikuar nevojën e ngritjes së tij me rolin e Kuvendit si ndërmjetës mes institucioneve të pavaruara dhe agjencive ligjzbatuese për ecurinë reformave anti-korrupsion dhe si një kërkesë të procesit të integrimit evropian.

Vendimi për ngritjen e tij parashikon që pranë Komisionit do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, organizata të shoqërisë civile dhe medias, etj..

Kuvendi pritet të votojë dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm për “dizinformimin”, për të cilin PS ka propozuar si kryetar deputetin Erjon Braçe,. Anëtarët janë Etilda Gjonaj, Bledar Çuçi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Enslemvera Zake, ndërsa nga opozita janë konfirmuar vetëm dy deputetë të partive të vogla, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe Mesila Doda nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendet e tjera të opozitës parlamentare mbeten bosh pasi grupi parlamentar i PD-së nuk ka propozuar anëtarë.

Etiketa: Bledar ÇuçideputetEdi RamaEduard ShalsiEnslemvera ZakeErjon BraçeEtilda GjonajEvis KushiFatmir MediuFatmir XhafajFlutura AçkaGrupi parlamentar i PDInstitucionet e PavaruraIntegrim dhe UnitetJorida TabakuKorrupsionKryeministri Edi RamakryetarKuvendKuvendiligjzbatueseLSIMediaMesila DodaMimi KodheliMinistër i BrendshëmOpozitaPandeli MajkoparlamentPartiaPartia për DrejtësiPartia RepublikanePDPSPunëRamarepublikaneSeancaToni GoguVendimVendimi
Tjetri
A është Shqipëria një shtet mafioz?

A është Shqipëria një shtet mafioz?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.