AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti i KLGJ pritet me kritika në Kuvend

Deputetët e të dyja krahëve kritikuan besueshmërinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe implementimin e hartës së re gjyqësore, ndërsa kryetares Naureda Llagami iu kujtua se po qëndronte në detyrë me mandat të përfunduar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:56 | 07/06/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjatë raportimit në Kuvend. Foto: LSA.

Raportimi vjetor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, në Kuvend u prit me kritika të premten në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku deputetë nga dy krahët e politikës kërkuan më shumë përgjegjëshmëri nga ky organ i lartë i sistemit të drejtësisë në menaxhimin e çështjeve të prapambetura dhe zbatimin e hartës së re gjyqësore.

Deputeti Fatmir Xhafaj rezervoi kritika për punën e KLGJ-së dhe e nisi ndërhyrjen e tij me evidentimin e faktit se kryetarja Naureda Llagami ishte në tejkalim të mandatit të saj, pasi procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore.

“Prania e zonjës Llagami këtu ngre një shqetësim që lidhet me faktin se duke vlerësuar se KLGJ dhe KLP janë dy institucionet më të rëndësishme që garantojnë qeverisjen e sistemit, është një fakt që një e katërta e dy këshillave janë me mandat të përfunduar,” tha Xhafaj duke shtuar se kjo gjë “nuk është fare serioze”.

Më tej deputeti socialist, i cili ka drejtuar komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, i tha Llagamit se në raportin e saj nuk shihte reflektim dhe modesti nisur nga fakti që perceptimi i publikut sugjeron se vetëm 40% e tij beson te pushteti gjyqësor në krahasim me organe si Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila gëzon 70% besueshmëri.

Xhafaj rrjeshtoi një sërë vërejtjesh, për menaxhimin e integruar të çështjeve, që e cilësoi mungesë aftësie dhe mungesë kordinimi me institucionet, unifikimin e praktikës gjyqësore, etj., dhe u ndal tek kërkesat për mbështetje financiare nga qeveria.

“Ju e lidhni integritetin dhe pavarësinë tuaj vetëm me financimin?”- pyeti ai Llagamin, duke iu referuar një paragrafi në raport, ku kërkohej rritje e fondit të buxhetit dhe “ushtim presioni ndaj pushtetit ekzekutiv e lokal” për të vënë në dispozicion trojet për godinat e reja të gjykatave.

Llagami tha se ishte e ndërgjegjshme që ishte duke qëndruar në detyrë jashtë afatit ligjor, por shtoi se ishte e kënaqur që mundi ta bënte këtë raportim për të bërë një analizën e punës 5 vjeçare.  “Duhet të kuptojmë se ku ishim dhe ku jemi sot,” iu drejtua ajo Xhafajt, duke cilësuar si “punë kolosale atë që ishte bërë”.

Duke u përgjigjur për problematikën financiare, ajo tha se pavarësisht se KLGj kishte pavarësi, i duhej kjo mbështetje për strategjitë dhe reformat.

“…Po nuk pati bashkëpunim me Kuvendin, me qeverinë, për mbështetjen financiare KLGJ nuk mund të bëjë dot gjë, zoti Xhafaj” tha ajo, duke shtuar se kjo është një kërkesë e vazhdueshme e saj në komision.

Zbatimi i hartës së re gjyqësore ishte një ndër pikat ku u fokusuan diskutimet në komision.

Ndërsa KLGJ vuri në dukje mungesën e mbështetjes financiare dhe me troje për godinat e reja nga ana e qeverisë qendrore dhe lokale, deputetë të opozitës e cilësuar një dështim zbatimin e hartës.

Nënkryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, pretendoi se “harta gjyqësore është e dështuar sepse nuk ka pasur asnjë strategji”.

“Po ju u vutë në dispozicion të ekzekutivit për të bërë hartën dhe sot jemi në një situatë të dëshpëruar,” iu drejtua ajo Llagamit, duke shtuar se “KLGJ nuk është çështje zyrash e godinash, po është krijuar për t’u dhënë akses qytetarëve në gjyqësor”.

Sipas Çupit, problematika më e madhe mbeten dosjet e pashqyrtuara të qytetarëve dhe mungesa e aksesit në sistemin e drejtësisë.

Sipas kryetares së KLGJ-së, viti i parë i zbatimit të hartës ka konkluduar se vetëm katër gjykata janë në nevojë me çështjet e mbartura, por se KLGJ kishte gati një plan masash se si do të ndërhyhet dhe se për këtë kërkonte mbështetjen e Kuvendit.

Raportimet e institucioneve të pavarura në Komisionin e Ligjeve janë një procedurë e përvitshme e Kuvendit, i cili më miraton rezoluta me rekomandime për të cilat këto institucione duhet të raportojnë vitin pasardhës.

 

Etiketa: AnalizëdeputetDhurata ÇupiFatmir XhafajGjykataGjyqHarta e re gjyqësoreharta gjyqësoreKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKLPKomisionKuvendLokalembështetjeNaureda LlagamiPDProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëQeveriaraportRaportiRezolutaSPAK
I mëparshmi

Goditet grupi i trafikut të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë

Tjetri

Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

Tjetri
Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.