AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet grupi i trafikut të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë

Policia e Shtetit ka ekzekutuar 26 nga 31 urdhër-ndalime ndaj personave të përfshirë në trafikun e paligjshëm të qënieve njerëzore drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, mes tyre dhe një efektiv i policisë, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:41 | 07/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kontrolli i pasaportave në aeroprtin Heathrow në Londër | Foto: Wikimedia

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi të premten më 7 qershor rezultatet e një operacioni për ekzekutimin e urdhër-ndalimit të 31 personave, të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal që jepte ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit të emigrantëve të parregullt, kryesisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

“Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke,” tha Rrumbullaku dhe shtoi se këto dokumente të falsifikuara përdoreshin në një shkallë të gjerë për mundësimin e kalimit të paligjshëm të kufijve.

Në njoftim thuhet se hetimi është kyer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët spanjollë për rreth dy vjet, prej nga ka rezultuar se udhëtimet realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante.

“Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës ‘Schengen’. Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale,” citohet në njoftim.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 31 shtetas, për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Sipas Rrumbullakut, është bërë e mundur që të ndalohen 26 nga 31 personat e hetuar, një është në kërkim brenda vendit dhe katër janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mes të arrestuarve është dhe një punonjës policie i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për gjashtë persona të tjerë të dyshuar është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, ndërkohë që gjatë hetimit të kësaj çështjeje janë ndaluar dhe pesë të tjerë. Nga ana tjetër, sqarohet autoritetet ligjzbatuese spanjolle kanë arrestuar 35 persona, si pjesë e këtij grupi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh; shtatë automjete; një laborator për falsifikimin e dokumenteve; 25 mijë euro; 20 mijë paund; 10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja; një armë gjahu; 10 laptopë; 15 kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN; lëndë narkotike; 47 aparate celulare; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme.

 

Etiketa: adresaArrestBarcelonaBEBitcoinBurgEmigracioni i paligjshëmEuroGJKKOGjykataGjykata e PosaçmeligjzbatueseMASMasaMbretëria e BashkuarMuhamet RrumbullakuoperacioniOrganizata kriminalepasaportaPasaportatPoliciaPolicia e ShtetitSHshqipShqipëriashqiptareSpanjeTransferta
I mëparshmi

“E kënaqur me performancën e KLP”, Mirela Bogdani zgjidhet kryetare

Tjetri

Raporti i KLGJ pritet me kritika në Kuvend

Tjetri
Raporti i KLGJ pritet me kritika në Kuvend

Raporti i KLGJ pritet me kritika në Kuvend

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.