AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dymbëdhjetë të pandehur për kontrabandë dërgohen për gjykim

Gjykata e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave për kontrabandë, kontrabandë mallrash të vjedhura dhe pastrim parash nga Franca për në Shqipëri, përfshirë edhe punonjës të policisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Porti i Durrësit | Foto nga Geri Emiri

Dymbëdhjetë persona të hetuar për rastin e trafikimit të mallrave luksoze kontrabandë nga Franca drejt Shqipërisë ose anasjelltas, u dërguan për gjykim nga prokuroria e posaçme pas përfundimit të hetimeve, njoftoi SPAK. Hetimi i nisur në vitin 2022, u realizua nga një skuadër e përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe atyre franceze. Të akuzuarit vlerësohet se kanë punuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, gjë që rëndon masën e dënimit për veprat penale të kryera.

“[…]Ka rezultuar e provuar se, një strukturë kriminale ishte krijuar në rajonin e Lionit-Francë, e cila në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në Shqipëri. Veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas”, thotë SPAK në një njoftim për shtyp.

Grupi i parë i përbërë nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Florian Baku dhe nga Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, këta të fundit të proceduar nga drejtësia franceze, akuzohen se relalizonin grumbullimin e sendeve të vjedhura e të shumave monetare që rridhnin nga aktivitete kriminale dhe për pas i transportonin në Shqipëri. Fillimisht paratë dhe sendet me vlerë të vjedhura grumbulloheshin në Hotel d’Alsace që administrohej nga Sokol Briant, i cili ua dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3% deri në 7%.

Grupi i dytë që përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda dhe Egi Idrizaj, si dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, akuzohen se kanë transportuar shuma monetare të padeklaruara nga Shqipëria drejt Francës dhe kanë blerë atje produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze.

Blerjet janë realizuar me para në dorë ose nëpërmjet kartave bankare të hapura në emrin e tyre apo përmes lidhjeve të tyre shoqërore. Këto produkte janë transportuar më pas nga të pandehurat Elda Bora dhe Egi Idrizaj e i pandehuri Dejvi Skënderaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, duke u future kontrabandë në Shqipëri.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, citohet në njoftim.

Të pandehurit Agustin mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, drejtues të kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, ka rezultuar se kanë marrë përsipër transportin e produkteve dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke pasur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës. SPAK akuzon punonjësit e pikës së kalimit kufitar. Gentian Aga dhe Alid Shehi për “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, nga sendet e vjedhura, kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj., ia kanë rishitur Sokol Briantit, në ambientet e hotelit ku punonte në Lion-Francë. Disa prej këtyre sendeve janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.

Konkretisht, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 59 mijë euro; 10 mijë dollarë kanadez; 57 ora dore  të markave Hamilton, Omega, Rolex, Baume & 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice; një aparat fotografik; 9 laptopë; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celularë; 2 kompjutera; 33 copë bizhuteri dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilografë; sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme  të markave DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace; sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash të markave Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani “Si”, Louis Vuitton; karta të ndryshme bankare; veshje të markave të ndryshme të markave Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga; si dhe çanta apo këpucë të firmave prestigjoze etj.

SPAK sqaron se janë proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara prej tyre janë sekuestruar 305 mijë euro; 115 copë bizhuteri të ndryshme; 50 orë dore të markave të ndryshme luksoze, etj..

Për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, SPAK ka ndarë procedimin penal dhe thotë se po vijon hetimet.

Etiketa: AgaAlid ShehiAltin DodaAMPDejvi SkënderajDrejtësiaDritan UlqinakuDurrësEgi IdrizaElda BoraEuroFlorianFrancaGentian AgagjykimHermesHetimetKrim i OrganizuarMASParaProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorPunëtorëRolexShoferShpërdorim detyreshqipShqipëriShqipëriashqiptareSokol BriantiSPAKTomorrvjedhje
Tjetri
Atentate dhe aleanca, SPAK godet shtatë grupe të krimit të organizuar

Durim Bami, i dyshuar për tentativë vrasje në grupin e shtatë bandave arrestohet në Dubai

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.