AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Të dyshuarit për trafik droge i sekuestrohen 1.8 milionë euro pasuri në Fier

Sipas prokurorisë, i dyshuari për trafik droge dhe personat e lidhur me të nuk kanë arritur të dokumentojnë burimet financiare të ligjshme të pronave të paluajtshme, si dhe të dhjetëra automjeteve të markave më të shtrenjta, llogarive bankare si dhe sende të tjera luksi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:01 | 12/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra e qytetit të Fierit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokuroria e Fierit njoftoi të mërkurën më 12 qershor sekuestrimit e 1.8 milionë eurove pasuri të një shtetasi të dyshuar për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike, si dhe në veprime të tjera të kryera me qëllim mbulimin e origjinës reale të pronave në zotërim të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të tij.

Sipas prokurorisë, është kryer hetim i plotë i veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit A.M. dhe të personave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë, si dhe nëse kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e tyre. “Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre”, shprehet prokuroria në njoftim dhe shton se bazuar në këtë ekspertim ka regjistruar procedim pasuror.

Në vijim është kërkuar sekuestrimi i një liste të gjatë pasurish, që është pranuar nga gjykata e Fierit. Konkretisht, janë sekuestruar dy ngastra toke me sipërfaqe 2281 m2 dhe 4550 m2; tre njësi, njëra me sipërfaqe 200 m2, një tjetër me sipërfaqe 100 m2 dhe një njësi me dy kate; tre troje me sipërfaqe 210 m2 secili; një apartament me sipërfaqe 127.4 m2 dhe një vendparkim. Nën sekuestro janë vendosur dhe 12 automjete luksoze, mes tyre të markave Ferrari, Lamborgini, Mercedes Benz, Audi, BMW, si dhe një autobus. Po ashtu, janë sekuestruar një llogari bankare në vlerën rreth 120 mijë euro, ora të markës “Rolex”, bizhuteri dhe sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Prokuroria sqaron se këto pasuri janë një pjesë e atyre që janë përcaktuar të sekuestrohen, ndërkohë që vijon puna e policisë gjyqësore për të ekzekutuar dhe sekuestrimin e sendeve të tjera.

 

Etiketa: DrogeEuroFierGjykataGjykata e FieritGjyqHetimPastrim parashprocedimProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e Rrethit FierPunaRolexTrafikTrafik Droge
I mëparshmi

Tremujori i parë 2024, ngecin pagat dhe punësimet

Tjetri

Pse po rrezikon Macron duke mbajtur zgjedhje të parakohshme?

Tjetri

Pse po rrezikon Macron duke mbajtur zgjedhje të parakohshme?

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.