AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Vendim i drejtë”, gjykata angleze lë në fuqi sanksionet kundër Sali Berishës

Duke gjykuar vendimmarrjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar si të mbështetur në informacione të besueshme dhe të drejtë, Komisioni i Posaçëm i Apelit për Imigrimin hodhi poshtë ankesën e avokatëve të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha duke lënë në fuqi sanksionet kundër tij për përfshirje në korrupsion madhor dhe krim të organizuar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur para mbështetësve përmes një lidhjeje video nga shtëpia ku gjendet në arrest në Tiranë më 20 shkurt 2024. Foto: Adnan Beci/LSA

Ish-kryeministri Sali Berisha humbi mundësinë e fundit për të pastruar figurën  e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjykatë vendëse hodhi poshtë pretendimet e shumta të dorëzuara nga avokatët e tij kundër një vendimi të vitit 2022 që e sanksionon atë për përfshirje në korrupsion madhor gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në Shqipëri.

Berisha, i cili së fundmi mori vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike duke u bërë praktikisht udhëheqës i padiskutueshëm i opozitës së djathtë në Shqipëri, pati më pak fat në Mbretërinë e Bashkuar, ku Komisioni i Posaçëm i Apelit për Imigrimin konsideroi vendimin që e shpall atë si të korruptuar të drejtë dhe të mbështetur në informacione të besueshme.

Fergus Randolph KC, një avokat i nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, ishte ankuar në sistemin e drejtësisë së këtij vendi për llogari të Berishës duke ngritur një numër të madh pretendimesh, përfshirë argumentin se qeveria britanike e ka marrë vendimin mbështetur në informacione të pabesueshme, të tilla si burime të hapura dhe artikuj kritikë, apo se vendimi është disproporcional pasi godet një politikan i cili ka tashmë një dekadë në opozitë dhe jo një politikan në pushtet si z. Rama, i cili përshkruhet nga avokati i Berishës si një person që bashkëpunon me krimin e organizuar nga pozicioni i pushtetit. Randolph pretendoi më tutje se Mbretëria e Bashkuar nuk mundet të dënojë një ish-drejtues shteti për shkak se ky i fundit duhet të ketë imunitet sovran.

Gjykata i hodhi poshtë të gjitha pretendimet, përfshirë aludimin e përsëritur shpesh nga Berisha se shpallja e tij i padëshirueshëm apo non grata mbështetet në informacione mediatike të pabesueshme.

Në lidhje me çështjen e besueshmërisë së informacionit që solli shpalljen e Berishës non grata, vendimi, i parë nga BIRN, thotë: “Nëse marterialet do të kufizoheshin te artikujt e burimeve të hapura nga gazetat apo faqet e internetit, ne dyshojmë se këto në vetvete do të kishin furnizuar një bazë të përshtatshme për konkluzione specifike […]. Por materialet që ne kemi parë përfshijnë një vlerësim të kujdesshëm të besueshmërisë së gazetave dhe faqeve të internetit, të bërë nga ata që kanë njohuri dhe eksperiencë specifike mbi kushtet e Shqipërisë.”

Gjykata thekson gjithashtu se “vendimet u mbështetën në një sasi të madhe raportimesh të brendshme në formën e telegrameve diplomatike, të cilat janë komunikime diplomatike nga Ambasada në Tiranë për Ministrinë e Jashtme në Londër. Këto vlerësime nuk u përgatitën për qëllime të procedimit apo për të informuar vendimin për ndalim: përkundrazi, ato u përgatitën në kohë reale dhe u komunikuan në mënyrë që t’i japin qeverisë së Mbretërisë  së Bashkuar informacionin më të saktë të mundshëm për një vend të caktuar”.

Gjykata deklaron se këto informacione të raportuara në kohën e ndryshme “në këndvështrimin tonë, ofrojnë burime të përshtatshme informacioni për qëllim të marrjes së një vendimi ndalimi të hyrjes.”

Berisha, 79, u sanksionua fillimisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 2021. Ai pretendon se sanksionet kundër tij “mbështeten në gënjeshtra”.

Berisha ka qenë në arrest shtëpie që nga dhjetori i kaluar, i dyshuar nga prokurorët shqiptarë se ka ndryshuar një ligj në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha dhe Malltezi hedhin poshtë pretendimet si të pavërteta.

Duke komentuar vendimin e dhënë në Londër, Berisha tha të hënën: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës.”

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBIRNDepartamenti Amerikan i ShtetitGazetatGjykataJamarbër MallteziKorrupsionkorrupsion madhorLigjLondërMbretëria e Bashkuarndalimnon grataPartisë DemokratikeprokurorQeveriaRamaSali BerishashqipShqipëriVendimVendimetVendimi
Tjetri
Shkëmbim akuzash për sigurinë në plazhe pas vdekjes së 7-vjeçares

Vendet e Ballkanit synojnë një vit turistik rekord, pavarësisht shqetësimeve që kjo sjell

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.