AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese nuk e pezullon ligjin për tatimin e profesioneve të lira

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 8 orë, trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese vendosi të martën që të rrëzojë kërkesën e shoqatave të profesioneve të lira për pezullimin e dispozitave të reja të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që vendos taksa të reja progresive për këto kategori.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:15 | 18/06/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën për pezullim, pasi çështja është duke u trajtuar me përparësi,” tha kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj në përfundim të seancës me pyetje-përgjigje për palët e interesuara në proces.

Po ashtu, gjykata u la kohë deri të premten që palët të sjellin prova të reja, përgjigjet për pyetjet që u administruan në seancë dhe parashtrimet, ndërsa lajmëroi se konkluzionet përfundimtare do të jepen në seancën e datës 25 qershor.

Kjo gjykatë u përball me disa padi të ndryshme gjatë këtij viti kur ligji i miratuar që në mars të vitit 2023 hyri në fuqi dhe një Vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi dhe listën e profesioneve që do të përfshiheshin në një tatim nga 15-23 përqind nga 1 janari 2024.

Deputetët e opozitës dhe përfaqësues të grupimeve të profesionistëve të lirë që preken nga ky ligj, kontabilistët dhe avokatët pretenduan në seancë se ligji krijon pabarazi dhe diskriminim para ligjit për kategoritë e ndryshme që do të tatohen nga këto ndryshime dhe krijon pasiguri juridike për kategoritë e prekura.

Në seancën e së martës avokati i Grupit Parlamentar të PD-së, Marash Logu, kërkoi bashkim të padive që janë në shqyrtim, ndërsa argumentoi se sapo ka nisur zbatimi i këtij ligji ka krijuar pasiguri juridike tek kategoritë e prekura. “Janë rreth 11 mijë subjekte që kanë pezulluar aktivitetin ose kanë kaluar në likuidim si pasojë e hyrjes në fuqi e ligjit”- tha ai, duke shtuar se bëhet fjalë për 1/3 e  profesionistëve të lirë apo të vetpunësuarve.

Po ashtu, sipas tij, parashikimi ligjor është diskriminues pasi bizneseve të vogla u është dhënë mundësia 6 vjeçare deri në 2030 që të përshtaten me sistemin e ri fiskal, ndërsa pjesës tjetër jo duke argumentuar se disa prej tyre kanë shmangur detyrimet fiskale në të shkuarën.

“Dështimi i adminstratës tatimore për të përmbushur detyrën e saj nuk mund të shkaktojë pasoja për ata që punojnë në përputhje me ligjin”- argumentoi Logu duke e cilësuar “cënim flagrant të sigurisë juridike” ndryshimin e menjëhershëm të masave fiskale.

Para trupës gjyqësore parashtroi qëndrimin e saj si përfaqësuese e kërkesës së grupit demokrat deputetja Jorida Tabaku, e cila i cilësoi politikat fiskale të qeverisë të shpeshta duke krijuar pasiguri ekonomike tek qytetarët.

Ndërsa duke folur për mediat jashtë seancës Tabaku tha se nuk priste që “GJK të merrte atributet e qeverisë për të caktuar taksën, por që të vendosë nëse sistemi tatimor është i qartë dhe i thjeshtë, a përmirësohet me keto ndryshime që parashikon, a ka transparencë me palët e interesit”.

Përfaqësuesit e shoqatave të profesionistëve të lirë që janë përfshirë në listën e qeverisë për të paguar tatimin e ri që në nisje të këtij viti argumentuan në seancë se ky tatim ishte një barrë e rëndë për ta, se ndiheshin të diskriminuar dhe të pabarabartë para ligjit.

Ata paralajmëruan se dëmi që mund të shkaktojë parapagimi i kësteve të këtij tatimi brenda vitit mund të çojë deri në kolapsimin e sistemit të profesionistëve të lirë.

Këshilli i Ministrave mbrojti politikat e reja fiskale duke u bazuar në pretendimin se profesionet e lira kishin abuzuar nga politikat e mëparshme tatimore duke kryer evazion fiskal.

“Kemi inflacion niptesh që përdoren për këtë qëllim”- pretendoi drejtori i Politikës Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i cili shtoi se “kemi bërë adresim ligji pasi  administrata tatimore nuk ka kapacitetet për t’i ndjekur çdo individ që shmang ligjin”.

Anëtarët e trupit gjykues bënë pyetje për të pranishmit për të kuptuar se pse qeveria kishte vendosur të ndante në kategori të ndryshme profesionet dhe kohën kur niste barra e re fiskale për ta.

“Keni bërë diferencë pavarësisht se flisni për neutralitet”- iu drejtua kryetarja e gjykatës përfaqësuesit të qeverisë, duke shtuar se “e keni veçuar një grup, të tjerëve u keni dhënë kohë që të përshtaten me taksën e re”.

Por, Lera u përgjigj se “Shqipëria nuk mund të jetë parajsë fiskale” duke ripërsëritur argumentet për shmangien e këtyre kategorive nga tatimet.

Sipas dispozitave ligjore nga 1 janari i këtij viti ka nisur zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Etiketa: AdministratadeputetdiskriminimGJKGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjyqHolta ZaçajJorida TabakuKëshillit të MinistraveKrijonkushtetueseLigjliraMarash LoguNiko LerapadiParapasiguripasojaPDProfesionet e liraPunëQeveriaSHshqipShqipëriaTaksimi progresivVendim
I mëparshmi

Evropës i nevojitet një komisioner demokracie

Tjetri

Konfirmimi i gjyqtarit Artan Hajredinaj ankimohet në Kolegj

Tjetri
Gjyqtari Artan Hajredinaj përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

Konfirmimi i gjyqtarit Artan Hajredinaj ankimohet në Kolegj

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.