AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja rrëzon për “paqartësi në formulim” disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën që të shfuqizojë disa prej dispozitave të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, që lidhen me ashpërsimin e masave disiplinore ndaj deputetëve, të miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në dhjetor.

Blerina GjokaEdmond HoxhajngaBlerina GjokadheEdmond Hoxhaj
17:07 | 19/06/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet u ndërmorën në kulmin e protestës së deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvend duke synuar bllokimin e seancave plenare dhe masat e reja u përdorën më pas nga mazhoranca për të përjashtuar një dyzinë deputetësh opozitarë.

Gjykata mendon se disa prej dispozitave të reja mund të cenojnë parimin e demokracisë përfaqësuese, kanë paqartësi në formulim dhe janë joproporcionale.

Me këto argumente janë shfuqizuar disa dispozita në 65/1, i cili parashikon rastet kur merren masat disiplinore. Dispozitat e shfuqizuara lidhen me rastet kur një deputet penalizohet nga Kuvendi, por gjykata nuk ka prekur masën e përjashtimit, e cila nga 10 ditë u bë deri në 60 ditë me ndryshimet e reja.

Kështu, është shfuqizuar shkronja që parashikon penalizim deri në 60 ditë: “kur deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave, të Gardës së Republikës ose punonjësve të medieve”.

Kushtetuesja gjykon se kjo normë ka “paqartësi“ dhe “ mund të çojë në arbitraritet në zbatimin e saj, pasi për të njëjtat shkaqe (dhuna ndaj deputetëve) është parashikuar nga i njëjti nen edhe masa displinore me 10 ditë përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare”.

Për paqartësi në formulim është shfuqizuar dhe dispozita që parashikonte ndëshkim, “Kur deputeti kryen veprime/sjellje që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, të parashikuara në Kodin Penal”.

Ndërsa, dispozita që parashikonte dënim 60 ditor për përsëritjen e sjelljes nga deputeti Kushtetuesja e gjykon se “është joproporcionale në drejtim të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së saj”.

Po ashtu në këtë nen është shfuqizuar dhe pika 9 që parashikonte që gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore, deputeti ndalohet të kryente çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.

Sipas gjykatës, kjo përbën një masë të re disiplinore në kontradiktë me vetë titullin e këtij neni “masa e përjashtimit nga komisionet dhe seanca plenare”, duke parashikuar shtrirjen e masës edhe në veprimtari të tjera parlamentare, të cilat parashikohen të listuara në nenin 40 të Rregullores së Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese bën të ditur se para se të shqyrtonte çështjen në themel ka vendosur për juridiksionin e saj për të shqyrtuar atë, pasi kërkesa lidhej me autonominë rregullatore të Kuvendit.

“Në lidhje me themelin e çështjes Gjykata vlerësoi të shqyrtojë vetëm përmbajtjen e atyre dispozitave të kundërshtuara të Rregullores së Kuvendit, të cilat, për shkak të përmbajtjes së tyre, mund të cenonin parimin e demokracisë përfaqësuese dhe nuk përbënin rregullime të asaj natyre, të cilat mbeten brenda autonomisë rregullatore të Kuvendit,” thuhet në njoftimin e saj.

Dispozitat e tjera të kundërshtuara nga opozita janë lënë në fuqi, pasi Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk solli argumente kushtetuese në drejtim të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese.

Etiketa: deputetdhunaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësKëshillit të MinistravekushtetueseKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseMASMasanatyreOpozitaParaPartia DemokratikePartisë DemokratikeRregullorja e reSeancaSeanca plenareSH
I mëparshmi

Shfrytëzuan qendrat e masazhit për prostitucion, pasuritë nën sekuestro

Tjetri

Refugjatët e luftës jugosllave ndihmojnë refugjatët e tjerë

Tjetri
Refugjatët e luftës jugosllave ndihmojnë refugjatët e tjerë

Refugjatët e luftës jugosllave ndihmojnë refugjatët e tjerë

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.