AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raport: Lufta kundër korrupsionit në Ballkan sheh progres, por edhe regres

Një raport i ri për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, nga Transparency International, thotë se progresi kundër korrupsionit i bërë nga një numër vendesh është kundërbalancuar nga regresi i bërë nga të tjerët.

Borislav VisnjicngaBorislav Visnjic
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Markus Spiske/Unsplash.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin, por Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia po tregojnë stagnacion ose rënie në këtë fushë, tha organizata Transparency International në një raport të ri.

Raporti, “Midis Reformës Anti-Korrupsion dhe Rënies” shqyrton aktorët kryesorë, pikat e forta dhe të dobëta në Ballkanin Perëndimor dhe sistemet e integritetit kombëtar të Turqisë. Hulumtimi u krye midis shtatorit 2022 dhe dhjetorit 2023.

Raporti thekson se pavarësisht një sërë reformash të integritetit të sektorit politik dhe publik, pjesërisht të synuara për të bërë përparim drejt integrimit në BE, njerëzit ende e shohin korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

“Ndarja e pushteteve ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit, sektorit të drejtësisë, integritetit politik, integritetit të sektorit publik, institucioneve mbikëqyrëse dhe shoqërisë civile dhe medias, në rolin e tyre si mbikëqyrës kundër korrupsionit, janë identifikuar si gjashtë fusha kritike që garantojnë përpjekje të mëtejshme kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

Në Turqi, sipas Transparency International, përpjekjet kundër korrupsionit janë tërhequr në mes të konsolidimit të regjimit autokratik të vendit. Ndërkohë, në Serbi, përpjekjet kundër korrupsionit janë lënë në hije nga dobësimi i vazhdueshëm i institucioneve demokratike dhe forcimi i ndikimit të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Të dy vendet janë shënuar si me procese zgjedhore problematike. “Proceset e gabuara zgjedhore po gërryejnë besimin e publikut në sistemin demokratik, me Serbinë dhe Turqinë që tregojnë shenja të rënies demokratike dhe manipulim të supozuar të procesit të votimit përmes blerjes së votave dhe mashtrimit”, paralajmëroi raporti.

Bosnja dhe Hercegovina ka treguar njëfarë progresi, por kjo mbetet e dëmtuar nga kompleksiteti i sistemit të saj të qeverisjes dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Këto “bllokojnë reformat dhe çojnë në rregulla të gabuara midis shtetit dhe nivelit të entitetit – Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska”, shtoi raporti.

Mali i Zi, tha TI, është përballur me paqëndrueshmëri politike, me tre qeveri në tre vjet, pas thyerjes së tre dekadave sundim nga Partia Demokratike e Socialistëve në 2020.

“Ndërsa ish-partia në pushtet mund të ketë humbur fuqinë institucionale, rrjetet e saj ende ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm informal në pjesën më të madhe të sektorit publik. Kjo është instrumentale në ruajtjen e elementeve të kapjes së shtetit dhe mosndëshkimit shoqërues që ka destabilizuar qeveritë e mëvonshme”, thuhet në raport.

Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2016-2023; Burimi: Transparency International.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vuri në dukje TI, u shfaqën si shembuj premtues në luftën kundër korrupsionit, duke arritur një trajektore në rritje në rezultatet e tyre në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, CPI, që nga viti 2016.

Por rezultatet e CPI-së të Shqipërisë tregojnë stagnacion, pavarësisht reformave të rëndësishme. Procesi rigoroz i vetingut brenda gjyqësorit dhe prokurorisë tregon se reformat kanë ende nevojë për kohë për të treguar ndikim dhe nevojiten përpjekje shtesë.

“Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për integritetin në Shqipëri rezultoi në një numër të lartë shkarkimesh – disa arbitrare – dhe krijoi mungesë të burimeve njerëzore, duke kontribuar ndjeshëm në një numër të madh çështjesh të mbetura. Kjo tregon se zgjidhjet për këto probleme mbizotëruese duhet të balancohen me kujdes dhe duhet të nxirret mësim nga vetingu dhe mekanizmat e tjerë që synojnë ta bëjnë sektorin e drejtësisë më të pavarur dhe më të përgjegjshëm”, thuhet në raportin e TI.

Në të shtatë vendet, shtoi ai, përpjekjet e bëra për të luftuar korrupsionin dhe rezultatet që rrjedhin variojnë nga fillimi i reformave të rëndësishme, te gërryerja aktive e kornizave anti-korrupsion si një mjet për të forcuar fuqinë e elitave në pushtet dhe si një aspekt i rënies demokratike.

Mali i Zi gjithashtu e gjen veten në rrezik të stagnacioni, për shkak të mungesës së reformave thelbësore.

“Dështimi i disa koalicioneve qeveritare që nga viti 2020 ka kontribuar në këtë, por në përgjithësi, këto qeveri kanë treguar pak vullnet politik për të zbatuar reformat kyçe që do të rrisnin aftësinë e vendit për t’u përballur me korrupsionin”, shtoi raporti.

Megjithatë, rezultati i CPI-së i Malit të Zi mbetet më i larti në rajon dhe është dukshëm më i lartë se Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia. Sipas TI, ata përballen me sfida specifike qeveritare që bllokojnë dhe largojnë vëmendjen nga adresimi i çështjeve të korrupsionit.

Ndërhyrja e ekzekutivit në sistemin gjyqësor dhe emërimet publike, dhe rrjetet e klientelizmit ekzekutiv që lulëzojnë në mes të demokracisë së brendshme, janë ndër dobësitë kryesore që raporti i TI-së gjeti në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Për një dekadë ose më shumë, shumë nga këto vende kanë pasur në pushtet “të fortë”.

Në raport theksohej se në Serbi, Aleksandër Vuçiç ishte kryeministër nga viti 2014 deri në vitin 2017 dhe ka qenë president që nga viti 2017, ndërsa në Shqipëri, Edi Rama ka qenë kryeministër që nga viti 2013. Në Turqi, Rexhep Tajip Erdogan ka qenë president që nga viti 2014, pasi qe kryeministër nga viti 2003 deri në 2014.

“Bosnja dhe Hercegovina karakterizohet nga figura me ndikim si lideri i Bashkimit Demokratik Kroat, Dragan Coviç, i cili e ka pozicionuar veten si lider i kroatëve të vendit për më shumë se 20 vjet. Në nivel shtetëror dhe entiteti, Milorad Dodik është presidenti aktual i Republikës Srpska dhe ka mbajtur poste presidenciale dhe kryeministrore shtetërore që nga viti 2006, pavarësisht akuzave serioze për korrupsion kundër tij dhe sanksioneve të vendosura kundër tij nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.

Ndryshe nga Bosnja, Mali i Zi ka pasur transformime politike që nga sundimi i zgjatur i Milo Djukanoviçit, i cili mbuloi postin e presidentit dhe atë të kryeministrit për më shumë se tre dekada.

Megjithatë, raporti vë në dukje se ndryshimi u pasua nga një periudhë turbulence politike, e karakterizuar nga shfaqja e tre qeverive të ndryshme në po aq vite, duke kulmuar në përballjen e fundit zgjedhore në tetor 2023.

“Në Maqedoninë e Veriut, nuk ka pasur një lider të fortë në tetë vitet e fundit, së bashku me mungesën e reformave thelbësore. Kosova ka përjetuar ndryshime të shpeshta në lidershipin e saj ekzekutiv, të karakterizuara nga qeveri të udhëhequra nga parti të ndryshme, duke kontribuar në një demokraci më të shëndetshme. Edhe pse ndryshimet e shpeshta nënkuptonin se qeveritë shpesh nuk i përmbushnin mandatet e tyre të plota, ato ndryshime ishin të nevojshme për të zgjidhur krizat politike të asaj periudhe”, shtoi raporti.

Vlerësimi i TI-së tregon se pika kryesore e pikave të forta dhe të dobëta në këto sisteme integriteti kombëtar qëndron tek ekzekutivi.

Nga njëra anë, tha raporti i TI-së, ekzekutivi ka pushtet të rëndësishëm, duke e bërë atë një aktor kryesor të aftë për të drejtuar dhe zbatuar reforma vendimtare kombëtare.

“Ky është rasti, për shembull, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku një ndarje më e madhe e pushteteve ka mundësuar përparimin më të madh në reformat kundër korrupsionit në rajon”, thuhet në raport.

“Megjithatë, ky pozicion bëhet një cenueshmëri kur ekzekutivi komprometohet nga interesat e liderëve të fuqishëm të partive politike dhe miqve të tyre, në përpjekjen e tyre për fitime të paligjshme dhe ruajtjen e pushtetit politik. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet me ndarje më të dobët të pushteteve, si Turqia dhe Serbia”, paralajmëroi ai.

Si masë urgjente, TI rekomandoi që qeveritë dhe legjislaturat kombëtare të ofrojnë më shumë burime financiare dhe njerëzore për agjencitë kundër korrupsionit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi, si dhe për institucionet supreme të auditimit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi dhe për organet e menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.

Etiketa: BallkanBallkani PeBEBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjedemokraciDjukanoviçEdi RamaErdoganFushaGjyqgjyqtarIndeksi i Perceptimit të KorrupsionitKorrupsionKosovaLuftaMal të ZiMaliMali i ZimandatetmanipulimMaqedoniaMaqedonia e VeriutMASMiloMilorad DodikndarjendikimPartiaPartia DemokratikepresidentprogresprokurorrajonRamaraportRaportiReformaRepublika SrpskaRexhep Tajip ErdoganrrezikSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaShtetet e BashkuaraTransparency InternationalTurqiTurqiaVetingu
Tjetri
“Projekt novativ”: SPAK zbulon lidhjen e ministrit të Mbrojtjes me dyshen Zoto-Mërtiri

“Projekt novativ”: SPAK zbulon lidhjen e ministrit të Mbrojtjes me dyshen Zoto-Mërtiri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.