AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Bilanci negativ i prokurorit Kolë Hysenaj u rrudh në KPA, por mbeti i mjaftueshëm për shkarkimin e tij

Megjithëse Kolegji ka konsideruar të ardhurat e prokurorit Kolë Hysenaj nga shitja e një trualli, bilanci negativ është rrudhur ndjeshëm, por sërish ka mbetur në vlerë të lartë duke lënë në fuqi shkarkimin. Mosdeklarimi i gjendjes cash në vite që ka sjellë penalizimin e Hysenajt është vlerësuar ndryshe nga trupi gjykues i KPA, ku pakica ka dalë me mendim paralel, por megjithatë ka çmuar se dhe bilanci negativ i versionit të saj në vlerë edhe më të vogël, mbetej sërish penalizues

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj, por duke e reduktuar ndjeshëm bilancin negativ në konstatuar në shkallën e parë për pasurinë.

KPK evidentoi probleme në të tre kriteret e rivlerësimit për Hysenajn gjatë seancave dëgjimore më 18 shtator 2020 dhe më 15 prill 2021. Megjithatë, në vendimin e arsyetuar analizoi vetëm gjetjet për pasurinë, duke i konsideruar të mjaftueshme për shkarkimin e tij. Mungesa e konkluzioneve për figurën dhe profesionalizmin, e ka bërë të pamundur shqyrtimin e tyre në Kolegj, megjithëse Hysenaj ka ngritur shkaqe ankimi.

“Në kushtet kur mungon vendimmarrja e Komisionit për këtë kriter, bëhet i pamundur nga ana e Kolegjit kontrolli i vendimit për këtë shkak ankimi”, argumenton Kolegji në përfundim të shqyrtimit të shkaqeve për secilin prej këtyre dy kritereve.

KPA ka gjetur të pabazuara shkaqet lidhur me aspektin procedural, ndërkohë që është ndarë në vlerësimin e gjendjes cash, pasi një prej anëtareve të trupit gjykues ka shfaqur mendim paralel.

Vlerësimi pasurisë

KPA vëren se një pjesë e konsideruar e shkaqeve të ankimit për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të krijuara prej subjektit ndikohen nga gjendja e likuiditeteve cash të mbartur ndër vite. Për këtë arsye është çmuar të jepet vlerësim mbi pretendimet e Hysenajt për gjendjen e cash-it.

Prokurori Hysenaj ka pretenduar se, megjithëse nuk ka deklaruar gjendjen cash në fund të çdo viti, ai ka pasqyruar kursimet si burim të krijimit për pasuritë dhe analiza financiare e mundëson krijimin e tyre. Sipas subjektit, Komisioni në mënyrë të padrejtë nuk i ka llogaritur kursimet e tij ndër vite.

Mosdeklarimin e gjendjes cash përgjatë viteve 2003-2015, ai e ka konsideruar si pakujdesi në konceptimin që i ka bërë formularit të deklaratës së pasurisë dhe ka pretenduar se Komisioni ka shkelur parimin e proporcionalitetit dhe ligjshmërisë duke paragjykuar çështjen.

Kolegji konstaton se, subjekti përgjatë viteve 2003-2015 ka deklaruar transaksionet e shitjeve të pasurive dhe vlerat e tyre, por nuk ka pasqyruar në formular gjendjet cash dhe ndryshimet që ato kanë pësuar. Gjithashtu, nuk ka rezultuar të ketë kryer ndonjë deklarim apo të ketë shpjeguar burimin e krijimit të pasurive dhe cash-it, apo mënyrën sesi janë ruajtur të ardhurat e konsiderueshme në banesë.

Trupi gjykues vlerëson se, në kushtet kur nuk ka ndonjë provë tjetër për identifikimin e të ardhurave të pretenduara të mbajtura në gjendje cash, institucionet e rivlerësimit e kanë të pamundur të gjurmojnë ekzistencën e shumave të pretenduara në vitet përkatëse, për rrjedhojë edhe përfshirjen e tyre në analizën financiare të viteve pasardhëse.

Ndryshe nga KPK, Kolegji ka konsideruar në analizë të ardhurat nga shitja e një pasurie të paluajtshme Pretendimet e tjera lidhur me gjendjen e cash-it, të padeklaruar në asnjë prej deklaratave periodike të viteve 2003-2015, posedimin në banesë të të ardhurave të përfituara, sipas subjektit, nga kursimet vjetore apo nga shitjet e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme ose përdorimin e tyre, Kolegji i vlerëson të pabazuara.

Për rrjedhojë, është konfirmuar dhe në KPA bilanci negativ i konkluduar nga Komisioni në shumën 5 milion për blerjen e një ngastre toke me sipërfaqe 2000 m2 në Tiranë. Sipas Kolegjit, edhe në një këndvështrim garantist, duke konsideruar deklarimin e vitit 2009 si vetëkorrigjim për shumat cash të disponuara në vitete e mëparshme, sërish do të rezultonte bilanc negativ në shumën 2.3 milionë lekë, për blerjen e kësaj pasurie.

Anëtarja e trupit gjykues, Mimoza Tasi, megjithëse ka nënshkruar lënien në fuqi të shkarkimit të Hysenajt, paraqet mendim paralel për moskonsidermimin në analizën financiare të kursimeve në gjendje cash për periudhën 2003-2015, që kanë shërbyer për blerjen e kësaj ngastre toke.

Sipas Tasit, jodomosdoshmërisht mosdeklarimi i cash-it provon mosekzistencën e tij. “Pavarësisht mosdeklarimit të tyre në mënyrë të shprehur, provohet se ato kanë ekzistuar dhe janë të ardhura të krijuara me burime të ligjshme e, në këto rrethana, duhet të ishin marrë parasysh nga shumica në analizën financiare të subjektit”, shprehet ajo.

Lidhur me konkluzionin e KPK për deklarim të pasaktë dhe mungesë burimesh për një automjet të llojit “Peugeot”, subjekti ka pretenduar se shkalla e parë e vetingut ka vepruar në shkelje të parimit të proporcionalitetit dhe procesit të rregullt ligjor, pasi ka analizuar vetëm të ardhurat nga pagat dhe biznesi, duke përjashtuar ato nga shitja e një trualli në Petrelë për vlerën 135 mijë USD.

Kolegji vëren se subjekti nuk i ka deklaruar asnjëherë më parë të ardhurat nga shitja e truallit si burim për blerjen e makinës dhe e gjen të drejtë vlerësimin e KPK. Po ashtu, është konsideruar i pabazuar kërkimi që në analizën e kryer për këtë automjet të mos konsiderohej shpenzimi kryer në atë vit për blerjen e një makine tjetër, me pretendimin se kjo e fundit është financuar nga kursimet e një viti më parë. Dhe në këtë rast, penalizimi ka ardhur si pasojë e mosdeklarimit të gjendjes cash në deklaratat periodike ndër vite.

Për rrjedhojë, shuma e përdorur për blerjen e automjetit tjetër, ashtë përllogaritur në të njëjtin vit kur është blerë mjeti i llojit “Peugeot”, duke rezultuar me bilanc negativ.

Kolegji ka konfirmuar edhe bilancin negativ të konstatuar nga KPK për blerjen e një automjeti të llojit Benz në vitin 2015, duke mos e vlerësuar të bazuar petendimin e subjektit për përfshirjen e të ardhurave nga shitja e një tjetër makine në vitin 2010, e padeklaruar ndër vite.

Ndërkohë, Kolegji e ka rrëzuar konkluzionin e Komisionit për moskonsiderimin në analizën financiare të të ardhurave nga shitja e truallit në Petrelë në vlerën 135 mijë USD.

Ndryshe nga KPK, Kolegji vlerëson se mosdeklarimi i gjendjes cash, në këtë rast nuk i pamundëson institucionet e rivlerësimit për kontrollin dhe verifikimin e vërtetësisë së deklarimeve të tij në deklaratën e rivlerësimit. “[…]Për sa kohë subjekti i rivlerësimit ka deklaruar shitjen e pasurisë në {***} bashkë me shumën e përfituar në deklaratën e interesave periodike të vitit 2012, si dhe tërheqjen e saj nga llogaria bankare në DPV-në e vitit 2013”, evidenton KPA dhe vlerëson se pasaktësia e deklarimeve periodike, në rastin konkret, nuk përbën shkak për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë objekt kontrolli, të deklaruar saktë e plotësisht në deklaratën e rivlerësimit.

Po ashtu, vlerësohet se nuk ka rezultuar asnjë e dhënë, sipas së cilës mosdeklarimi i posedimit në cash të shumës prej 135 mijë USD në vitet 2013-2015, si dhe përdorimi i saj në vitin 2016 për blerjen e pasurive, të ketë shërbyer për fshehjen e veprimeve të subjektit t lidhur me këtë pasuri.

Bazuar në këtë konkluzion të Kolegjit, është korrigjuar analiza financiare e Komisionit lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Korçë, me sipërfaqe totale 316.36 m2, nga të cilat 146.6 m2 ndërtesë, duke u konsideruar si të ardhur e ligjshme shuma prej 135 mijë USD të përfituar nga shitja e truallit.

Por, sipas KPK, sërish Hysenaj ka rezultuar me bilanc negativ.

E njëjta situatë ka rezultuar dhe për një tjetër pasuri të paluajtshme truall + ndërtesë në Korçë, me sipërfaqe 50.90 m2 – pasi Kolegji vlerëson se dhe me konsiderimin e të ardhurave nga shitja e truallit në Tiranë, sërish mbetet balancë negative.

KPK ka konkulduar në analizën e përgjithshme financiare për periudhën 2003-2016, se Hysenaj rezultonte me bilanc negativ në vlerën totale prej 23 milionë lekësh. Ndërkohë, KPK ka paraqitur dhe një rezultat alternativ me mungesë burimesh në masën 9.6 milionë lekë, duke konsideruar të ardhurat e përfituar nga shitja e truallit në Tiranë,

Hysenaj në shkaqet e paraqitura në ankimin e tij për analizën financiare të kryer nga Komisioni për periudhën 2003-2016, ka ngritur pretendime për zëra të veçantë të analizave vjetore, duke kërkuar nga Kolegji të merren në konsideratë arsyetimet dhe dokumentacioni për të cilin pretendon se nuk është vlerësuar dhe referuar nga ana e Komisionit.

Në përfundim, Kolegji ka konsideruar si cash të akumuluar vlerën 135 mijë USD të përfituar nga shitja e truallit, ka pranuar disa prej kërkimeve të subjektit për pakësimin e shpenzimeve të jetesës dhe rivlerësimin e disa zërave financiarë të caktuar, duke konkluduar një bilanc negativ në vlerën 9.2 milionë lekë, pamundësi që është çmuar e mjaftueshme për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit Kolë Hysenaj.

Anëtarja e Kolegjit që ka shfaqur mendimin paralel për një pjesë të kursimeve cash, shprehet se nëse do të ishte konsideruar versioni i saj, atëherë bilanci negativ do të rrudhej në masën 5.4 milionë lekë. “[…]Vlerë e cila sërish nuk do të mund ta nxirrte subjektin e rivlerësimit jashtë kualifikimit të nenit 33, pika 5, shkronja ‘b’ e ligjit nr. 84/2016, për shkak të mungesës së burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive”, përfundon Tasi.

 

Etiketa: AKUMAnaliza financiareAnalizëAnkimiHysenajKolë HysenajKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKontrolliKPAKPKMASMimoza TasiMosdeklarimPagatPasuri të paluajtshmeprokurorProkuroririvlerësimiSHShkarkimshtatorTiranë
Tjetri
Këshilli i Trashëgimisë mban në dorë fatin e vilës antike të zbuluar në Durrës

Këshilli i Trashëgimisë mban në dorë fatin e vilës antike të zbuluar në Durrës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.