AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dënimi i Fredi Belerit konfirmohet në apel, hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Himarë

Gjykata e Apelit në Tiranë konfirmoi dënimin me 2 vjet burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, vendim që pritet të pasohet nga  shpallja e vakancës dhe  zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Himarës.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetësit e Fredi Belerit duke protestuar në Tiranë më 25 qershor, 2024. Foto: LSA

Gjykata e Apelit në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për blerje votash të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, çështja e të cilit shkaktoi tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Athinës dhe kërcënim nga ana e Greqisë për bllokimin e integrimit evropian të Shqopërisë.

Pas dhënies së vendimit të martën, ambasadortja e Greqisë në Tiranë Konstantina Kamitsi përsëriti për gazetarët shqetësimet për proces të parregullt ligjor.

“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështjeje ngrejnë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit,” deklaroi Kamitsi.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, kur një agjent policie i ofroi atij vota për para. Beleri pretendon se çështja kundër tij ishte e stisur dhe e sajuar si rrjedhojë e kërcënimeve që kryeninistri Edi Rama dhe kundërshtari i tij politik bëri kundër tij pak ditë para arrestit.

Pavarësisht se në burg, Beleri arriti të mposhtë kryebashkiakun socialist Jorgo Goro. Kërkesa të përsëritura për institucionet shqiptare të drejtësisë për të lejuar Belerin të marrë detyrën e kryebashkiakut duke u betuar, u refuzuan, duke lënë socialistët efektivisht në kontroll të bashkisë pasi i kishin humbur zgjedhjet. .

Beleri u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian më herët këtë muaj dhe pritet të marrë detyrën pas disa muajsh, kur afati i dënimit me burg në Shqipëri të skadojë.

Gjithsesi, karriera e tij politike në Shqipëri merr fund në rast se vendimi i sotëm konfirmohet nga Gjykata e Lartë apo ajo Kushtetuese. Shqipëria ka miratuar një ligj për të ndaluar personat e dënuar për krime të rënda apo për krime zgjedhore që të garojnë, për 20 vjet pas dënimit.

Dënimi i apelit krijon gjithashtu kushtet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të deklarojë pazgjedhshmërinë e Belerit si kryebashkiak dhe rrjedhimisht, të shpallë vakancën duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në Himarë.

 

Etiketa: ApelBashkia HimarëblerjeBurgEdi RamaFredi BelerigazetarGjykataGjykata e ApelithimarëJorgo GoroKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKonstantina KamitsiKrijonKrimeKrime ZgjedhoreKryebashkiakkushtetueseLigjParaRamashqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëVendimiVotazgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
KPK shkarkon ndihmësin ligjor Saimir Nazifi

KPK shkarkon ndihmësin ligjor Saimir Nazifi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.