AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grupi i trafikut të kokainës nga Kolumbia dënohen me 88 vjet burg

Gjykata e Posaçme dënoi me 88 vjet e 4 muaj heqje lire ish-kryetarin e ish-Komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 persona të tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizuan dhe trafikuan rreth 485.5 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 15 qershor vendimin ndaj ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj vendosi të deklarojë fajtorë të 11 të pandehurit dhe i dënoi përfundimisht me 88 vjet e 4 muaj burgim në total. Të pandehurit Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku dhe Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra u dënuan me nga 11 vjet e 4 muaj burgim secili; Viktor Çervanaku me 10 vjet burg; Zenel Çervanaku dhe Redion Meshi me nga 9 vjet e 4 muaj heqje lirie; Enxhi Ferhati, Marildo Rona dhe Bledar Matoshi me nga 8 vjet burgim dhe Julian Malaj me 2 vjet heqje lirie. Malaj është liruar pasi koha e zgjatjes së paraburgimit ishte më e madhe se dënimi i dhënë ndaj tij.

Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.

Kokaina ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në destinacion, organizatorët e trafikut do të gjenin dhe siguronin personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se nga procesi ekstraktimit do të përfitohej një sasi prej 485.5 kokainë.

Të pandehurit Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra) dhe Denilson Çervanaku, u akuzuan nga SPAK se ishin personat që kishin krijuar, organizuar dhe drejtuar grupin kriminal. Ata u morën të pandehur për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe“Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal”.

Të pandehurit Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe shetasi kolumbian, Samir Rosales Rodriguez u akuzuan si pjesëmarrës në këtë grup kriminal.

Etiketa: Bledar MatoshiBurgDenilson ÇervanakuElsa UlliriEnxhi FerhatiFierFlora HajredinajGjykataGjykata e PosaçmegjyqtarGreqiHetimetJulian MalajKlajdi VrioniKorrupsionKorrupsioniMarildo RonaNarkotiknarkotikëNikolin GjolenaparaburgimRedion MeshiRudina PallojSamir Rosales RodriguezshqipShqipërishtatorSPAKTiranë
Tjetri
Tri mite që përndjekin Perëndimin

Tri mite që përndjekin Perëndimin

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.