AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

Me mbarimin e mandatit kushtetues në dhjetor, Komisionerët Publikë i kërkojnë Kuvendit që të miratojë kalimin e stafit ligjor dhe administrativ të këtij institucioni në varësi të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të cilit i transferohen me ligj detyrat e përfaqësimit në Apel të çështjeve të vetingut.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, KP, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Publik Florian Ballhysa gjatë një seance në KPA. Foto:Vladimir Karaj

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK.

Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, organi fundor i Vetingut, i cili vijon punën deri më qershor 2026.

Duke parashikuar se me mbarimin e mandatit nuk përfundon puna me shqyrtimin e dosjeve, Komisionerët Publikë, Florian Ballhysa dhe Irena Nino, kërkojnë që stafi i tyre në këtë proces të vijojë punën pranë kreut të SPAK-ut, si njësi mbështetëse për apelimin.

Komisionerët i kanë kërkuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve ndryshime ligjore që do të mundësojnë zhvendosjen e Njësisë Ligjore dhe Njësisë Administrative Prej 15 punonjësish si strukturë mbështetëse në emërtimin “Sektori i Rivlerësimit” pranë Prokurorisë së Posaçme pas dhjetorit 2024.

Në një shkresë depozituar pranë Kuvendit në shkurt të këtij viti, që BIRN e disponon në bazë të një kërkese për informim nga Komisionerët Publikë, Ballhysa dhe Nino argumentojnë se propozimi “lidhet me ngarkesën e shtuar të punës për kreun e SPAK, nevojën për staf profesional, me integritet dhe eksperiencë në mbështetje të realizimit të kësaj detyre si dhe ruajtjen e standardit tashmë të arritur”.

Konkretisht Komisionerët propozojnë ndryshime në ligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, duke shtuar një dispozitë e posaçme për krijimin pranë drejtuesit të SPAK të Sektorit të Rivlerësimit, “në të cilin transferohen punonjësit e Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe Punonjës të Njësisë Administrative të Institucionit të Komisionerëve Publikë, të cilët e kanë kryer këtë detyrë për një periudhë 5 vjeçare dhe plotësojnë kushtet e sigurisë sipas nenit 6 të këtij ligji”.

Sipas propozimit, punonjësit e këtij sektori do të ruajnë nivelin e pagës së mëparshme sipas ushtrimit të funksioneve të tyre dhe në përfundim të mandatit të kreut të SPAK lidhur me procesin e rivlerësimit, ata “mund transferohen, sipas nevojave, në sektorë të tjerë” të kësaj strukture.

Përveç ndihmës ndaj punës që do t’i ngarkohet kreut të SPAK, Komisionerët argumentojnë se kjo do të ofronte dhe “garanci profesionale” për stafin ligjor dhe administrativ për shkak të përvojës së tyre të gjatë me procesin e vetingut.

Kërkesa për këto ndryshime ligjore pritet t’i bashkëngjitet draft-propozimeve që Komisioni i Ligjeve po harton për disa ndryshime që prekin pothuaj gjithë paketën ligjore të Reformës në Drejtësi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, i tha BIRN-it se kërkesa e Komisionerëve Publikë po shqyrtohet nga grupi i ekspertëve pranë këtij komisioni dhe se ajo shihte propozimin në thelb si të drejtë.

“Personalisht mendoj që ata janë profesionistë që s’duhen humbur dhe SPAK ndërkohë duhet të ketë mundësinë të ketë këshilltarë për funksionet e veta, përfshi dhe për funksionet që i kalojnë sipas legjislacionit për rivlerësimin e magjistratëve”, tha ajo.

Por Bushka gjykon se dispozitat e propozuara nga KP kanë nevojë për riformulim dhe kjo do të jetë në diskutimin e grupit teknik të ekspertëve.

Në relacionin që i bashkëngjitet kërkesës për Kuvendin, Komisionerët kanë bërë dhe parashikimin e kostove financiare dhe volumit të punës që njësia e re pranë SPAK do të ketë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për rreth 15 punonjës që do të preken nga kjo dispozitë ligjore, që do të ketë një kosto shtesë në buxhetin e Prokurorisë së Posaçme, me rreth 50 milionë lekë në vit.

Po ashtu në relacion thuhet se nga analiza e të dhënave statistikore referuar numrit të ankimeve për të cilat ka përfunduar procesi i gjykimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit si dhe ankimeve të cilat mund të ushtrohen nga Komisionerët Publikë gjatë vitit 2024, në përfundim të mandatit kushtetues të këtyre të fundit, mund të mbetet një stok prej rreth 30 ankimesh për gjykim në Kolegj.

Institucioni i Komisionerit Publik ka për detyrë ankimimin dhe përfaqësimin në apel të çështjeve që lidhen me vendime të kontestuara të dhëna në shkallën e parë të vetingut për magjistratët

Etiketa: AdministrativeApelBIRNFlorianFlorian BallhysagjykimgjyqtarIrena NinoKlotilda BushkaKolegjKolegjikomisionerKomisioneriKomisioni i LigjeveKompetencakostoKPkushtetueseMagjistratMagjistratëtmbështetjendryshime ligjoreprokurorPunaPunëSHSPAKVetingu
Tjetri
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Ish-kreu Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena dhe pesë persona të tjerë dënohen për ndikim të paligjshëm

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.