AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja rrëzon pjesërisht ligjin për tatimin e profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pikën e ligjit që i detyronte profesionistët e lirë të paguanin tatim për të ardhurat në masën 15% prej janarit të këtij viti, por la në fuqi vetë masën e tatimit, i cili nëse parlamenti nuk bën ndryshime hyn në fuqi në vitin 2030.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të enjten pikën e ligjit që i detyronte profesionistët e lirë të paguanin tatim për të ardhurat në masën 15 % prej janarit të këtij viti, por la në fuqi vetë masën e tatimit, i cili nëse parlamenti nuk bën ndryshime hyn në fuqi në vitin 2030.

“Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka arsyetuar se profesionistëve të lirë nuk u ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’u përshtatur me ndryshimin e vlerës së tatimit.  “Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se  norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon  testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Kushtetueses e pezullon teorikisht zbatimin e tatimit deri në janar 2030, nëse qeveria dhe parlamenti nuk ndërmarrin ndryshime që mund të afrojnë apo largojnë këtë datë.

Nga ana tjetër Gjykata i ka rrëzuar kërkesat në lidhje me masën e tatimit në 15 % dhe 23 % të parashikuara në nenin 24  të ligjit, pasi ka konsideruar se kjo është në diskrecion të ekzekutivit dhe legjislativit.

Kjo gjykatë mori disa padi të ndryshme gjatë këtij viti kur ligji i miratuar që në mars të vitit 2023 hyri në fuqi dhe një Vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi dhe listën e profesioneve që do të përfshiheshin në një tatim nga 15-23 për qind nga 1 janari 2024.

Deputetët e opozitës dhe përfaqësues të grupimeve të profesionistëve të lirë që preken nga ky ligj, kontabilistët dhe avokatët pretenduan në seancë se ligji krijon pabarazi dhe diskriminim para ligjit për kategoritë e ndryshme që do të tatohen nga këto ndryshime dhe krijon pasiguri juridike për kategoritë e prekura.

Etiketa: deputetdiskriminimGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKëshillit të MinistraveKrijonkushtetueseLigjliraMASMasapadiParaparlamentipasiguriProfesionet e liraQeveriaTatimVendimVendimiVKM
Tjetri
Oficerët e Frontex nuk raportojnë abuzimet me emigrantët në kufirin Shqipëri-Greqi

Oficerët e Frontex nuk raportojnë abuzimet me emigrantët në kufirin Shqipëri-Greqi

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.