AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Skulpturat e parkut në Durrës vazhdojnë të zhvendosen pa kriter

Veprat e artit zhvendosen nga bashkia pa konsultuar këshillin artistik, duke u bërë dëshmi të kakofonisë urbane që mbizotëron në qytet bregdetar.  

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skulptura parku të artistëve të rokut në Durrës

Shëtitores bregdetare në Durrës iu shtua këto ditë një bust kushtuar detarëve, i cili njoftoi edhe emrin e ri të hapësirës para tij.

“Sheshi i marinarit”, siç do të quhet tani e tutje ky territor, nuk ngjalli asnjë kureshtje te banorët dhe vizitorët e shumtë të qytetit në këtë stinë.

Sipas detarëve, vepra artistike nuk të ngjall emocion, e bazamenti i saj është vendosur në një qoshe krejt të papërshtatshëm të shëtitores.

“Vetëm në flotën tregtare kanë punuar mbi 900 marinarë, pa llogaritur ushtarakët e flotës detare,” tha një veteran i detit.

“Ndoshta më shumë vëmendje duhet në emërtimin e sheshit dhe në cilësinë e veprës artistike”, shtoi ai.

Fenomeni i fundit përbën një shqetësim të përhershëm të artistëve, lidhur me vendet ku instalohen skulpturat urbane, veçanërisht në shëtitoren bregdetare, dhe ku monumentet janë zhvendosur disa herë.

Disa ditë më parë kuarteti i artistëve ndërkombëtarë të rokut, figurat e të cilëve janë derdhur prej vitesh në bronx, u rikthye në shëtitoren bregdetare, pasi kishte shëtitur në disa stacione.

Që nga viti 2010 ato kanë ndërruar tre herë vendndodhjen e tyre.

Më shumë se gjysmën e kësaj periudhe të katër figurat në bronx e kanë kaluar të mbyllura në oborrin e ndërmarrjes Komunale, larg syve të qytetarëve.

Në rastet e fundit, vendi i ekspozimit ndryshoi dy herë në të njejtin shesh, vetëm 100 metra më larg se sa stacioni i parafundit, në “lungomare”.

Amatorizmi në transferimin e veprave dhe mungesa e një studimi paraprak për instalimin e monumenteve në shëtitore i mbajtën skulpturat një vit larg syve të publikut.

Me gjithë kritikat e shumta, lidhur me vendosjen e gabuar skulpturat mbetën aty, deri kur një aksident me njërin prej monumenteve, si dhe restaurimi i statujës së Tina Turnerit i largoi yjet e muzikës përsëri nga qytetarët.

Ngjarja provoi mungesën e kujdesit të autoriteteve të kulturës për trajtimin e punimeve artistike që kanë rëndësi të veçantë, dhe për krijimin e të cilave kontribuojnë taksapaguesit durrsakë.

Rivendosja e javës së kaluar, e treta nga renditja kohore është arritur nën kujdesin e autorëve të monumenteve.

Për paraditen e nxehtë të 22 qershorit, kur u bë lëvizja, një nga autorët, skulptori Ilmi Kasemi shkruan: “Ishte caktuar vendi. ‘të thoshim e ç‘të vendosnim ne të gjallët në 40 gradë?”

E pasi e ka shtuar dozën e qortimeve vlerëson: “Falemnderit autoriteteve vendore, që të paktën i rivendosën, ani pse për të tretën herë , edhe me këtë nivel e në këtë nivel”

Pasi u instalua John Lenon me kitarë ulur në një stol të thjeshtë, yjet e tjerë të rokut Tina Turner, Mick Jagger dhe Bob Dylan, u rikthyen pas një maratone të gjatë nga vendodhja e parë e vitit 2010, në lulishten që u gllabërua më vonë nga projekti “Veliera”.

Të sjella në bronx nga autorët e njohur, përkatësisht Qazim Kërtusha, Ilmi Kasemi, Arben Pajo dhe Dylber Neziri, skulpturat urbane në bronx u bënë shumë shpejt mjaft të dashur për publikun, i cili e ka njohur muzikën e artistëve të huaj edhe gjatë viteve të diktaturës.

Vepra e parë skulpturore e shëtitores, me titull  “Monumenti i Rezistencës” daton në vitin 1988.

Punuar nga skulptorët e njohur Fuat Dushku dhe Hektor Dule monumenti ka njohur disa ndërhyrje pozitive, por njëlloj si në rastet e tjerë rreziku vjen nga mungesa e mirëmbajtjes.

Pak metra më tej, mes gjelbërimit ndodhen përballë njeri-tjetrit dy gladiatorët e mjeshtrit Janaq Paço, të cilët u ruajtën për gati dy dekada në muzeun arkeologjik të Durrësit.

Keqbërësit i kanë lënë figurat antike pa shpata e pa mburoja, por askush nuk kujdeset për restaurimin e tyre.

Rasti më flagrant është ai i veprës së autorit Pjerin Kolnikaj, vetëm pesë metra larg bregdetit, nga e cila ka mbetur vetëm bazamenti.

Megjithëse asnjëherë nuk është raportuar, nëse është një dëmtim i rastësishëm apo grabitje  e skulpturës për qëllim shitjeje të metalit, mbi bazamentin prej mermeri ka mbetur i shkruar vetëm emri i autorit dhe i fonderisë ku është derdhur vepra prej bronxi.

Vepra vetë nuk duket kurrkund.

Monumentet  në nderim të kolonelit Holandez Tomson kanë shënuar itinerarin  më të gjatë, duke nisur që nga vitet 1920, kur bashkia e Durrësit e nderoi kujtimin e tij me një obelisk pranë Torrës Veneciane, pikërisht aty ku sot ndodhet memoriali kushtuar Mujo Ulqinakut dhe rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939.

Busti i kolonelit Tomson, që mbërriti nga Holanda në vitet 2000, u vendos më pas në krahun tjetër të Torrës mesjetare, për tu spostuar më së fundi në shëtitoren bregdetare.

Edhe në këtë rast vendosja e tij pranë bizneseve turistike nuk u konsultua më specialistët, apo me Këshillin artistik pranë bashkisë.

Gjatë këtij viti, shëtitorja bregdetare do ti nënshtrohet disa ndryshimeve, mes të cilave edhe zgjatimi i saj në drejtim të portit të peshkimit.

Monumentet urbane ndoshta do ta zbukurojnë edhe këtë hapësirë bregdetare. Çdo vepër arti me cilësi të mirë meriton të vendoset aty ku duhet, aty ku shikuesit kanë mundësi ta shijojnë dhe vlerësojnë më mirë.

Lulishtja pranë mureve mesjetare dhe shëtitorja bregdetare kanë mirëpritur një sërë skulpturash urbane, por njëlloj si krijimi artistik, edhe instalimi i  tyre duhet ti nënshtrohet një platforme artistike dhe urbane.

Etiketa: aksidentArben PajoArkeologjiBanorëbashkiBashkiaBashkia e DurrësitBob DylanbregdetbregdetiDurrësDylber NeziriEmriFuat DushkuGrabitjeHektor DuleIlmi KasemiJanaq PaçoJohn LennonKolonel TomsonLungomareMick JaggerMjaftMuzeupaktParaPeshkimiPjerin KolnikajQazim KërtushaRestaurimiSHTina TurnerVeliera
Tjetri
Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Astrit Avdyli, aleati i Arben Ndokës kundër Durim Bamit, arrestohet

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.