AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli ndryshon akuzën për Arbër Paplekajn dhe e dënon me 7 vjet burg

Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e dënimit të Arbër Paplekajt për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan gjatë një konflikti në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke e dënuar atë me 7 vjet heqje lire për “vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:15 | 01/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia po kryen vëzhgimin e vendit të ngjarjes në lagjen 5 maji në Elbasan më 21 prill 2021 pasi një përplasje me armë mes grupeve politike rivale solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një mbështetësi të PS, dhe plagosjen e katër të tjerëve në incidentin më të rëndë politik në Shqipëri në shumë vite. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë shpalli të hënën vendimin ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani më 21 prill të vitit 2021 në rrugën “Lef Nosi” në Elbasan, katër ditë përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, të cilat Partia Socialiste i fitoi mes akuzave për blerje votash dhe përdorim të strukturave të krimit të organizuar në fushatë elektorale.

Nga 22 vjet burg që e kishte dënuar Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, Apeli ndryshoi kualifikimin e akuzës ndaj Paplekajt në “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal, që përcakton dënimin maksimal me 8 vjet burg dhe vendosi në përfundim dënimin e Paplekajt me 7 vjet heqje lirie.

Gjatë fushatës për zgjedhjet paralamentare të vitit 2021, Partia Demokratike në opozitë u ankua disa herë publikisht për manipulim të zgjedhësve e blerje votash, si dhe dorëzoi kallëzime penale, por autoritetet, përfshirë policinë dhe prokuroritë, nuk shfaqën ndonjë entuziazëm për të hetuar akuzat e ngritura. Ndërsa zgjedhjet u afruan, në terren filluan të shfaqen mbështetës të opozitës, të cilët u duk sikur patën vendosur të marrin vetë ligjin në dorë, duke bllokuar automjete të dyshuara të palës kundërshtare.

Pas mesditës të 21 prillit 2021, grupi i mbështetësve të opozitës që vepronte në Elbasan, i përbërë pothuajse tërësisht nga persona me eksperiencë ushtarake, bllokoi një automjet pa targa, brenda së cilit gjendej shtetasi Mehmet Greca, i cili njihet në zonë edhe me nofkën Met Dafllaku. Një person me të shkuar penale, Greca ishte dënuar më herët në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge ndërsa më pas është arrestuar nga policia shqiptare, po ashtu për posedim droge.

Arjan Hoxha, njëri prej mbështetësve të opozitës, i telefonoi policisë me dyshimin se Greca po përfshihej në manipulim votash. Ndërkohë që gjashtë oficerë dhe dy drejtues policie po qëndronin në pasivitet, në vendngjarje mbërritën mbështetës të Partisë Socialiste, disa prej të cilëve, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, dukshëm ishin të njohur për policinë për lidhje me botën e krimit.

Pak më vonë, në vendngjarje ka mbërritur viktima Pjerin Xhuvani, një politikan lokal, i cili u konfrontua me mbështetësit e Partisë Demokratike. Një minutë më vonë kanë filluar të shtënat. Një vendim i gjykatës për caktimin atëherë të masave të sigurimit personal, përcaktoi se në përplasje u përdorën së paku tre pistoleta, dy prej të cilave ishin përballë me Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e oficeres së policisë, Xhensila Sota.

Të hënën Apeli vendosi të jepte pafajësi për gjashtë oficerët dhe dy drejtuesit e policisë të akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, të cilët Gjykata e Elbasanit i kishte vendosur në shërbim prove.

Vendimi në Apel u dha nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Marsela Pepi, Edlira Petri dhe Fatri Islamaj.

 

Etiketa: ApelApeliArbër PaplekajArjan HoxhablerjeBurgDrogeEdlira PetrielbasanFatri IslamajGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit TiranëGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKodit Penalmanipulimmanipulim votashMarsela PepiMehmet GrecaParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePjerin XhuvaniPoliciaSHshqiptaretargaTrafikTrafik DrogeVendimVendimiviktimaVrasjaZgjedhjet
I mëparshmi

Urrejtje dhe gënjeshtra: Si e anuluan autoritetet serbe një festival që nxit ndërtimin e paqes

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rajmonda Berisha – Prokuroria e Elbasanit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rajmonda Berisha – Prokuroria e Elbasanit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rajmonda Berisha – Prokuroria e Elbasanit

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.