AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Gazetar apo aktivist; një reflektim mbi rolin e gazetarit në shoqëri

Në një kohë kur fjala e lirë dhe media janë nën sulm të pamëshirshëm nga autokratët, a mund të kthehet virtyti i paanshmërisë në hipokrizi.

Erlis ÇelangaErlis Çela
2 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

A mundet një gazetar të jetë dhe aktivist në të njëjtën kohë? Kjo pyetje në fakt është pjesë e një diskutimi dhe debati të gjerë si në rrethet akademike-shkencore ashtu edhe në lëmin profesional. Çështja është shtruar në shumë tryeza diskutimi dhe vazhdon të mbetet në fokus të studiuesve të fokusuar në epistemiologjinë e gazetarisë. Përfshirja dhe iniciativa për të nisur beteja apo kauza sociale dhe politike ngre një pikëpyetje të madhe mbi rolin e gazetarit në shoqëri. Gazetari është një profesion i lidhur me shoqërinë dhe si i tillë nuk mundet që të trajtohet i izoluar nga konteksti social. Megjithatë janë disa aspekte të profesionit të gazetarit dhe rolit të tij në shoqëri të cilat ia vlen të sqarohen. Një nga këto aspekte është besnikëria e gazetarit ndaj normave etike dhe parimeve profesionale, si objektiviteti, paanshmëria, raportimi i bazuar në fakte, etj.

Ajo që ne dime për gazetarinë si përkufizim por edhe në aspektin e funksioneve të këtij profesioni, të paktën për periudhën post-komuniste, ushqehet nga një qasje normative, e cila është më tepër mbështetur në normat e gazetarisë perëndimore. Sipas studiuesve këto norma u eksportuan në pjesë të ndryshme të botës përmes trajnimeve dhe literaturës që përdoret në shkollat e gazetarisë, si dhe përmes mbizotërimit të kapitalit perëndimor në pronësinë e medias.

Në botë ekzistojnë kultura të ndryshme gazetareske, të cilat përbëjnë një mozaik kompleks për sa i përket përkufizimit, rolit të gazetarit në shoqëri dhe kufijve të profesionit. Në studimin e tyre “Worlds of Journalism” (Botët e gazetarisë) një grup studiuesish të udhëhequr nga Thomas Hanitzsch, Folker Hanusch, Jyotika Ramaprasad, dhe Arnold S. de Beer, sjellin një këndvështrim më plural për atë se cfarë është gazetaria. Ata intervistuan 27,500 gazetarë nga 67 vende të ndryshme të botës duke arritur të mbledhin të dhëna të vlefshme për gazetarinë në kultura të ndryshme anë e mbanë globit. Nisur nga të dhënat e mbledhura ata propozojnë katër modele të kulturës gazetareske në mbarë botën, të cilat mund të përkufizohen si modeli i gazetarisë monitoruese, advokuese, zhvillimore dhe bashkëpunuese.

Ky studim e përfshin gazetarinë shqiptare dhe vendet e tjera të Europës Lindore, së bashku me disa vende te Amerikës Latine, në modelin e gazetarisë advokuese. Interesante është fakti se një nga karakteristikat përkufizuese të këtij modeli është është besimi mjaft i ulët që gazetarët kanë në institucionet publike dhe politike, çka përputhet dhe me gjetjet e studimeve të bëra nga studiuesit shqiptarë të fushës. Në një kontekst të tillë, ku besimi ndaj institucioneve është i ulët, ndërkohë që pritshmëria për performancën e tyre mbetet e lartë, për shkak edhe të diskursit mbi modelin demokratik të shoqërisë, gazetarët priren të përfshihen në beteja politike dhe sociale, duke mos u sjellë si vëzhgues të barazlarguar të realitetit.

Në një studim të autorëve Avshalom Ginosar dhe Zvi Reich, me titull “Gazetarët Obsesivë-Aktivistë: Një model i ri i gazetarisë” (Obsessive–Activist Journalists: A New Model of Journalism?), jepen karakteristikat dhe motivet që nxitin këta gazetarë për tu përfshirë apo udhëhequr kauza sociale. Sipas autorëve gazetarët “të motivuar nga një ndjenjë e fortë drejtësie dhe pasioni për të bërë një ndryshim domethënës, promovojnë axhendën e tyre sociale apo politike në të dyja sferat: atë profesionale dhe publike. Ata theksojnë se në fushën profesionale, gazetarët e bëjnë këtë përmes një “raportimit obsesiv” dhe të vazhdueshëm për çështjen, ndaj të cilës tregojnë kujdes. Nga ana tjetër “në sferën publike, ata janë të përfshirë personalisht në aktivitete të tilla si lobimi dhe konsultimi me politikanë dhe burokratë, ose asistencë personale për individët dhe grupet në nevojë”. Siç mund të vihet re dhe nga titulli i studimit, Ginosa dhe Reich e emërtojnë këtë model gazetari si “Gazetar Aktivist-Obsesiv”. Ata japin disa shpjegime në lidhje me arsyet e përhapjes së këtij modeli gazetarie.  Sipas tyre, e parë nga këndvështrimi social, shumica e obsesioneve të gazetarëve përqendrohen në problemet sociale, të cilat janë anashkaluar nga ajo që njihet si “mainstream media”. Duke shfrytëzuar dhe mundësitë që ofrojnë mediat sociale, gazetarët bëhen në një farë mënyrë, zë i kauzave sociale të pambuluara nga mediat tradicionale.

Nga ana tjetër një shpjegim epistemik lidhet me faktin se sulmet ndaj fakteve dhe ekspertizës,  në epokën e “post të vërtetës”, minojnë më tej besimin e audiencës dhe të vetë gazetarëve në idenë se  “faktet flasin vetë”. Në këtë epokë duhet më shumë përfshirje dhe ndërhyrje nga ana e gazetarëve për të shpjeguar faktet, ofruar kontekst për ngjarjet e raportuara, si dhe ekspertizën e nevojshme për audiencat. Së fundmi ky studim del në përfundimin se ky model gazetarie gjen më shumë vend në vendet më të varfra, me tradita më pak demokratike, ku shoqëria ka mbështetje të lartë ndaj advokimit për ndryshime sociale. Një dallim klasik që evidentohet mes gazetarit profesionist dhe aktivistit lidhet me faktin se i pari ka si rol kryesor informimin e audiencave ndërsa i dyti reformimin.

Në lidhje me idenë e gazetarit të përfshirë, apo gazetarit aktivist ekzistojnë tre linja kryesore mendimi ku përmblidhen qëndrimet e studiuesve dhe kritikëve. Linja e parë, e cila përfaqëson një qëndrim më tradicional, e kundërshton idenë e gazetarit si aktivist, duke i qëndruar strikt qasjes normative në lidhje me profesionin e gazetarit. Argumenti kryesor i kësaj linje kundërshtues bazohet në idenë se advokimi aktiv mund të dëmtojnë pavarësinë reale ose të perceptuar gazetarëve.

Shqetësimi ka të bëjë me faktin se pozicionimi, i bën palë gazetarët dhe kjo mund të kompromentojë raportimin e së vërtetës. Nisur nga ky shqetësim, media të njohura ndërkombëtare kanë vendosur rregulla mjaft të qartë në kodet e etikës që zbatojnë. Shembulli i “Washington Post”, kodi etik i së cilës i udhëzon gazetarët e tyre që të “shmangin përfshirjen aktive në çdo kauzë partiake, politikë, çështje komunitare, veprime shoqërore, protesta, që mund të komprometojnë ose të japë idene sikur po komprometon aftësinë për të raportuar në mënyrë të drejtë”, e tregon më së miri këtë. Drejtori i përgjithshëm i DW Peter Limbourg në një forum zhvilluar në vitin 2022, ku diskutohej pyetja “A duhet gazetarët të përqafojnë apo të shmangin aktivizmin?” u shpreh se gazetarët nuk duhet të marrin rolin e aktivistit dhe nuk duhet të braktisin kurrë mentalitetin e tyre kritik dhe të paanshëm.

Ndërkohë një qëndrim pro aktvizmit ekziston sot në mjediset profesionale të gazetarisë dhe studiuesve. Ata që mbrojnë idenë se gazetari duhet të përfshihet ne mbrojtjen e disa kauzave të rëndësishme për shoqërinë, më së shumti mbështeten në idenë se autokracitë në rritje në mbarë botën e kanë bërë të detyrueshme pozicionin pro disa vlerave. Sipas tyre në një kohë kur fjala e lirë dhe media janë nën sulm të pamëshirshëm nga autokratët, virtyti i paanshmërisë mund të kthehet në një hipokrizi me pasoja të parikuperueshme. Nga ky këndvështrim përpjekja për t’i dhënë përparësi objektivitetit në raportet me të drejtën mund të çojë në privilegjimin e pikëpamjeve shtypëse. Ndërkohë që një argument tjetër në këtë drejtim ka të bëjë me kontekstin social-politik të një vendi. Në shoqëri ky aktivizimi nga përfaqësues të shoqërisë civile mungon, ose është i kompromentuar për shkak të korruptimit apo lidhje jo transparente të organizatave me aktorët politikë dhe biznesin, angazhimi i gazetarëve mund të jetë një nevojë e padiskutueshme.

Qendrimi i tretë bazohet në vendosjen e një balance midis aftësisë së gazetarëve për t’u përfshirë në aktivizëm dhe shqetësimeve për një gazetari profesionale apo dilemave etike që lidhen me të. Ndonëse në praktike kjo balancë duket e vështirë, parimi se gazetaria dhe aktivizimi social duhet të mbështeten në fakte, dhe se qëllimi i përbashkët është të kërkojnë audiencës së tyre të jetë e vëmendshme dhe e angazhuar, mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Në rastin e Shqipërisë vihet re se një brez i ri gazetarësh është duke promovuar idenë e angazhimit në kauza sociale, përtej kufijve normative të profesionit. Ata janë bërë promotorë të protestave shoqërore, siç është rasti i kundërshtimit të gjatë për shembjen e teatrit, kauza në mbrojte të fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës në institucione të edukimit, kauza në mbrojtje të mjedisit dhe së fundmi në protesta për të kundërshtuar trajtimin e të sëmurëve me tumor në spitalin onkologjik të Tiranës, pas skandalit të fundit që u bë publik në këtë institucion.

Megjithatë, duhet pranuar se  angazhimi në këto kauza sociale e bën gazetarin të lundrojë në kufij të profesionit (nëse biem dakord se këto kufij janë ende mjaftueshëm të qartë), duke bashkuar shpesh rolin e një reporteri me atë të aktivistit shoqëror. Aktivizimi social nënkupton një individ të angazhuar, por njëkohësisht që merr një pozicion të caktuar, duke u vendosur në mënyrë të pashmangshme përballë “tjetrit”. Gazetarët duhet të bëjnë kujdes, për të mos ngatërruar aktvizimin shoqëror me mbrojtjen militanteske të qëndrimeve dhe ideve të tyre për një çështje të caktuar. Në rastin e raportimeve për rastin e mjekëve nën akuzë të onkologjikut, u vunë re sjellje që tregojnë edhe një herë sa  të vështirë e kanë gazëtarët të ruajnë këtë balancë. Gazetari, gjatë ushtrimit të profesionit, nuk mund të bëjë thirrje për dënimin e të akuzuarve që janë subjekte të raportimit të tij, pavarësisht nëse ata e meritojnë apo jo dënimin. Po kështu, nuk mundet të bëjë thirrje për dënime publike, linçime ndaj personave të dyshuar apo akuzuar, si dhe nuk mund të ekspozojë familjarët e tyre duke i vendosur në shënjestër të fushatave denigruese në median sociale.

Nga ky këndvështrimi aktvizmi përfshin pashmangshmërisht qëndrimin politik, veçanërisht kur shoqërohet me akte të forta publike siç janë protestat. Në këtë pikë, është e nevojshme të nënvizohet se qëndrimi politik nuk duhet të stigmatizohet dhe të përkufizohet si dicka e keqe.  Aktet tona publike si agjentë social, përfshijnë aspektin politik. Në sferën publike shqipfolëse, shpesh është abuzuar duke barazuar qëndrimin politik me atë partiak.

Ky konfuzion është shpesh i qëllimshëm dhe mbështetet në nevojën që ka qeveria për të delegjitimuar lëvizjet sociale që kundërshtojnë politikat e saj dhe në një farë mënyrë mbartin potencialin për të angazhuar turma më të gjera të cilat do ta vinin në vështirësi pushtetin. Sidoqoftë, në një kohë kur media sociale dhe prezenca  apo angazhimi i shtuar e gazetarëve në këto platforma ka krijuar mundësi të shumta për vetëpërmbushje profesionale dhe advokim të kauzave të ndryshme, ruajtja e balancës mes normave profesionale të gazetarisë dhe aktivizmit shoqëror mbetet e domosdoshme  edhe për gazetarët shqiptarë.

Etiketa: akademikeaktivistAktivistëDhunëgazGazëgazetagazetargazetaregazetariaKulturaLobimimbështetjembrojtjeMediaMediat socialeMjaftMjedisitMjekmjekëmozaikpaktpasojaProtestaProtestatQeveriaReformimSHshqipShqipërishqiptareSpitalSulmTIATiranëzhvillim
Tjetri
Aksion i SPAK, arrestoi qytetarin dhe sekserin, pagoi ryshfet për t’u punësuar mësues

SPAK kërkon gjykimin e grupit të Gëzim Çelajt, i njohur si “Baroni i drogës”

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.