AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Media investigative shënjestër e sulmeve të vazhdueshme online

Media investigative online MediaLook si edhe administratorët e saj u bënë shënjestër e sulmeve dhe raportimeve të organizuara në rrjetet sociale, të cilat sollën edhe mbylljen e llogarisë personale të Facebook të autorit dhe drejtuesit të saj, Elvin Luku.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Blogtrepreneur/Flickr.

Qendra “MediaLook” dhe profili i drejtuesit të saj, Elvin Luku kanë qenë target i sulmeve në hapësirën kibernetike, të cilat kanë rezultuar në mbylljen e profilit personal të ekspertit të medias në Facebook.

Sipas Lukut, këto sulme të organizuara tashmë vijojnë prej tre muajsh.

“Qendra MediaLook dhe portali online i saj është përballur me një seri sulmesh online, që vijojnë prej muajit Prill, aq sa sot është mbyllur profili im personal i Facebook, nga ku menaxhohen postimet në llogarinë e MediaLook dhe Qendra Shqiptare MediaLook në FB”, tha autori dhe eksperti i medias Elvin Luku.

Sulmi ndaj MediaLook rezulton i ngjashëm me një serë sulmesh kibernetike ndaj disa mediave dhe komuniteteve online që publikojnë informacione, komente apo lajme me sens kritik ndaj pushtetit qendror dhe lokal.

Sipas të dhënave që disponohen, sulmet e herëpasherëshme ndaj MediaLook kanë qenë të llojit “DDoS”, me adresa IP nga India, Pakistani dhe një numër i madh nga Rusia, ngjashëm me rastet e sulmeve ndaj mediave të tjera.

Lidhur me motivet e sulmit, eksperti i medias Elvin Luku shprehet se mbeten të panjohura, por theksoi se përmbajtjet dhe temat të cilat trajton Medialook mund të jenë arsyet potenciale të shënjestrimit.

“Prej 8 Qershorit, në bashkëpunim dhe me Unionin e Gazetarëve, MediaLook po zhvillon një seri tryezash mbi Propagandën, dizinformimin dhe një analizë të peizazhit mediatik në vend”, u shpreh Luku, duke shtuar se MediaLook ka hulumtuar gjithashtu për përdorimin e mediave nga Bashkia e Tiranës dhe nga platforma NewsLab.

Eksperti Luku është i mendimit se censura mediatike ka kaluar tashmë nga sulmet e drejtpërdrejta të politikës ndaj medias apo gazetarëve, në goditje të medias dhe fjalës së lirë duke përdorur një ushtri “raportimesh kundër lajmeve” që merren në konsideratë nga gjigandët e rrjeteve sociale dhe e censurojnë postimin pasi e klasifikojnë si “dhunim të politikeve të tyre”.

Eksperti i MediaLook shtoi se llogaritë e medias në platformën e Facebook janë arritur të rikuperohen për shkak te administrimit të dyfishtë, një masë e cila ka ndihmuar në mosmbylljen përfundimtare të llogarive mediatike.

 

Etiketa: adresabashkiBashkiaCensuraDDoSElvin LukuFacebookgazetarIndiaKibernetikelajmeMASMediaMediaLookPakistaniRusiaSHshqiptareTiranëushtri
Tjetri
Rrjedh teza e dytë në provimet e maturës shtetërore

Qëndresa Qytetare thirrje autoriteteve: Arsimi në emergjencë kombëtare

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.