AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita konteston listën e Gjonçajt për KLGJ dhe KLP

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, u përball me akuza për anësi politike dhe tejkalim të kompetencave ligjore nga opozita gjatë raportimit të mërkurën në nënkomisionin e Posaçëm të Ligjeve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në KLGJ e KLP.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:56 | 03/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj gjatë leximit të raportit. Foto kortezi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Gjonçaj ka skualifikuar pothuaj të gjithë kandidatët nga radhët e shoqërisë civile për një vend vakant në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke vënë në pikëpyetje procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar janë vetëm dy emra për 2 vende vakante, duke bërë që për KLGJ-në të ketë dy kandidatë Erjon Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për KLP në garë është vetëm Fejzulla.

Deputetja Dhurata Çupi e akuzoi Gjonçajn për tejkalim të kompetencave ligjore, mbivendosje të punës së një organi kushtetues si Avokati i Popullit dhe për ndikim politik nga mazhoranca në punën e tij, duke i kujtuar se kishte qenë në të shkuarën përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.

“Skualifikoni pa arsye kandidatë duke e bërë konkurrencën të pamundur dhe për pasojë të vendosni në këto vende vakante persona që do partia dhe pushteti,” pretendoi Çupi.

Po ashtu, ajo shtoi se arsyet e skualifikimit ishin “poshtëruese” për kandidatët të cilit ishin me integritet dhe kontribut në shoqërinë civile.

Gjonçaj këmbënguli se ai kishte zbatuar detyrimet kushtetuese për verifikimin e kandidatëve për kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur.

“Nuk është një çështje dëshire, por çështje ligji”- tha ai.

Sipas listës së dorëzuar në Kuvend nga Avokati i Popullit, që kishte kaluar vlerësimin paraprak nga Komisioni Ad Hoc, në garë për KLP ishin Erion Fejzulla, Altin Hazizaj, Juelda Lamçe, Lefterie Lleshi, Altin Shegani ndërsa listës së KLGJ-së, e cila është e njëjtë, i shtohet edhe Violanda Theodhori.

Gjonçaj argumentoi se shumica e kandidatëve nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë kandidatë, kryesisht pasi nuk vërtetojnë dot që organizatat ku punojnë kanë qenë aktive në fushën e të drejtave të njeriut.

Sipas raportit, Hazizaj është skualifikuar për shkak të një dënimi penal të mëparshëm dhe për faktin që në një procedurë konkurrimi në vitin 2017-2018, kandidati nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.

Ndërsa kandidatët Shegani, Lamçe dhe Lleshi janë skualifikuar pasi nuk kanë dërguar në Kuvend dokumente që provojnë se organizatat ku ata bënin pjesë të ishin aktive me projekte në fushën e të drejtave të njeriut apo sistemit të drejtësisë, ose të ishin tatimpaguese të rregullta.

Kjo listë e ngushtuar vetëm në 2 emra për dy këshillat nuk i lë mundësi përzgjedhjeje nënkomisionit të Posaçëm Parlamentar të ngritur me këtë qëllim dhe e bën të pakuptimtë hedhjen e shortit mes kandidatëve.

Gjithsesi, ky organ e ka të drejtën për për të futur në listë dhe emrat e skualifikuar nga Gjonçaj nëse arrihet konsensusi politik mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ose mund të vendosë që procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të nisë nga fillimi duke shpallur një thirrje të re për interes.

Por, votimi u shty për në mbledhjen tjetër me kërkesë të deputetes Çupi, e cila kërkoi kohë të njihej me dosjet e kandidatëve.

Nënkomisioni i Posaçëm i Ligjeve ripërsëriti të mërkurën edhe procedurën e shortit për kandidatët që vijnë nga radhët e avokatisë për katër vende vakante në dy këshillat.

Procesi i dytë i përzgjedhjes me gogla i dha mundësinë kandidatëve Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku të cilët do të votohen në seancë plenare për dy vende vakante në KLGj dhe kandidatëve Artan Reçi Bledar Bajri, të cilën do të votohen për KLP-në.

Nëse edhe ky votim dështon të sigurojë 84 vota për secilin kandidat, anëtarët e rinj të dy këshillave drejtues do të quhen të zgjedhur automatikisht nga shorti i tretë që do të hedhë nënkomisioni i posaçëm.

Zgjedhja me short erdhi pasi mazhoranca dhe opozita në Nënkomisionin e Posaçëm të Ligjeve nuk arritën të gjejnë konsesus për emrat që duhej të votoheshin në seancë.

Mandati i 6 anëtarëve të këshillave ka përfunduar që në 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile vijon ende.

Afatet u tejkaluan fillimisht nga Avokati i Popullit për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse dhe më pas vonesës në verifikimin e tyre nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe procedurave parlamentare të votimit.

Etiketa: Albens TabakuAltin HazizajAltin SheganiArtan ReçiAvokati i PopullitBajriDhurata ÇupiErion FejzullaErjon FejzullaGenci GjonçajGjyqJuelda LamçekandidatëtKLGJKLPkushtetueseKuvendLefterie Lleshindikimndikim politikOpozitaPartiaPartisë SocialistePunëViolanda TheodhoriVotavotimVotimiZgjedhja me short
I mëparshmi

Pa mjekë në fshat, pa specialistë në qytet: Shëndetësia e paralizuar në qarkun e Beratit

Tjetri

Abuzimet me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

Tjetri
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Abuzimet me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.