AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ulet interesi bazë, lehtësi për kredimarrësit në lekë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të ulë interesin bazë në ekonominë shqiptare nga 3.25 në 3%, pasi niveli i inflacionit kaloi nga tepër i lartë në tepër i ulët, një manovër që teorikisht do të lehtësojë interesat për kreditë e reja dhe ato ekzistuese.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSA

Banka e Shqipërisë vendosi të ulë interesin bazë në ekonomi me 0.25 për qind ose 25 pikë bazë të mërkurën më 3 korrik, lëvizja e parë lehtësuese që nga marsi i vitit 2022, kur shkalla e lartë e inflacionit të pas pandemisë COVID-19 detyroi shtrëngimin e politikës monetare. Para se të fillonte vala e inflacionit, interesi bazë në ekonomi ishte 0.5%, i mbajtur në këtë nivel që nga viti 2020, viti i pandemisë.

“Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare, duke synuar të krijojë kushte sa më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve,” deklaroi guvernatori Gent Sejko duke shpallur vendimmarrjen.

“…inflacioni pritet të luhatet rreth niveleve aktuale gjatë pjesës së mbetur të vitit 2024 dhe të rritet gradualisht drejt objektivit gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,” shtoi ai.

Krahas uljes së normës bazë të interesit, u ul edhe depozita njëditore dhe kredia njëditore në të njëjtën masë.

Normat e interesit të bankës qendrore ndikojnë interesat e depozitave dhe kredive në të gjithë sistemin bankar, dhe në rast se çdo gjë funksionon siç duhet, kursimtarët do të duhet të pranojnë interesa më të ulëta për kursimet e veta ndërsa kredimarrësit do të përfitojnë interesa respektivisht më të ulëta, duke i lënë familjeve dhe bizneseve më shumë para në dispozicion për konsum.

Nëse ulja e interesit bazë përcillet në masën 100% te këstet e kredive, atëherë për një kredi hipotetike me vlerë 10 milionë lekë dhe me interes aktual 6% në vit, kësti mujor do të jetë afërsisht 25 euro më lirë.

Kjo gjithsesi është vetëm në nivel teorik sepse në praktikë, politika e bankës qendrore me raste funksionon dhe me raste nuk funksionon. Të dhënat nga e shkuara sugjerojnë se interesat e borxhit publik, të cilat merren si referencë për kreditë për shtëpi, që janë instrumenti kryesor i borxhit të shqiptarëve, janë rritur shumë më shpejt se sa norma bazë e interesit dhe janë reduktuar pavarësisht se norma e interesit nuk ka nryshuar.

Pavarësisht kësaj, vendimi i Bankës së Shqipërisë shënon fundin e krizës së çmimeve të larta në ekonominë shqiptare, e cila filloi rreth fundit të vitit 2021 dhe shënoi kulmin në fund të vitit 2022.

Përgjatë kësaj periudhe, çmimet e matura nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit nga INSTAT janë rritur me afro 15% për të gjithë shportën. Ushqimet janë shtrenjtuar me 30% ndërsa mallrat e tjera kanë pësuar norma më të ulëta rritjeje.

Etiketa: COVIDCOVID-19ekonomiEkonomiaEuroGent SejkoIndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitInflacioniINSTATkredikrediaMASNorma e interesitParaSejkoSHshqipshqiptareVendimi
Tjetri
Pa mjekë në fshat, pa specialistë në qytet: Shëndetësia e paralizuar në qarkun e Beratit

Pa mjekë në fshat, pa specialistë në qytet: Shëndetësia e paralizuar në qarkun e Beratit

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.