AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon fajësi, por jo dënim me burg për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj për deklarim të rremë të pasurisë dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:02 | 05/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi të premten më 5 korrik deklarimin fajtor të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenalaj për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë.

Gjatë parashtrimit përfundimtar, prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu vërejti se gjatë hetimit dhe gjykimit janë kryer disa ekspertime ku konstatohen dhe të dhëna të ndryshme. Ajo kërkoi që përllogritjet e shpenzimeve të kryhen për gjithë periudhën sipas arsimit të të pandehurit dhe jo sipas minimumit jetik.

Sipas prokurores Musabelliu, edhe me pranimin e kërkimeve të subjektit për konsiderimin e të ardhurave për periudhën 1983-1994, sërish ai rezulton në pamundësi për investimet e kryera në të periudhë. Po ashtu, ajo këmbënguli se Zenelaj gjendet në pamundësi financiare për krijimin me burime financiare të ligjshme të pasurive të tjera, të një toke të blerë në Porto-Palermo në Himarë; një njësie, tre aparatamenteve dhe dy bodrumeve në Ishull-Shëngjin Lezhë.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Musabelliu evidentoi dhe faktin se Zenelaj kishte gjykuar një çështje ndaj një personi nga i cili ka marrë një hua.

Në përfundim, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi deklarimin fajtor të Zenelajt dhe dënimin e tij me një vit heqje lirie, si dhe pezullimin e këtij dënimi duke e vendosur në shërbim prove për 24 muaj.

Avokati i Zeneljt kërkoi kohë për të përgatitur dhe paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe gjykata e shtyu seancën për më datë 19 korrik, në orën 10:00.

Guxim Zenelaj u dërgua për gjykim për deklarim të rremë të pasurive në vitin 2022.  Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt, konkretisht të një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë dhe gjashtë pasuritë e paluajtshme në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel. Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin kalimtar, caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Etiketa: Andi ÇelikuApelArjana FullaniBurgDeklarim i rremeDoloreza MusabelliuEvelina QirjakoGjykataGjykata e LarteGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësgjykimGjyqGuxim ZenelajhuaKPKLezhëMASPalermoProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSHShëngjinSPAK
I mëparshmi

Ballkani Perëndimor duhet të punojë i bashkuar për zgjerimin e BE-së

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Kaçe Agolli

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Kaçe Agolli

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.