AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata dënon organizatorët e skemave mashtruese me ‘call-center’

Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi me burim Erjon Kasmin të akuzuar si organizatorin e një skeme mashtrimi me call-center që u zhvati qytetarëve evropianë rreth 7 milionë euro, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Xhulian Xhafa. Të 11 operatorët e akuzuar për grup të strukturuar kriminal u deklaruan të pafajshëm, si dhe gjykata i ktheu Kasmit dhjetëra prona e llogari bankare të sekuestruara gjatë hetimit, nga SPAK. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të hënën më 8 korrik vendimin për 13 të pandehurit si organizatorë dhe për përfshirje në skemën mashtruese të call-center, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar të paktën një dëm prej rreth 7 milionë euro, qindra shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian. Për të akuzuarin si organizator të kësaj skeme, Erjon Kasmin, Prokuoria e Posaçme, SPAK kërkoi më 15 prill dënimin me 9 vjet heqje lirie, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Xhulian Xhafa u kërkua dënimi me 8 vjet e 6 muaj burgim.

Për 11 të pandehurit e tjerë që punonin si operatorë, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla dhe Skerdi Llupi, të akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal” u kërkua vendosja e tyre në shërbim prove.

Ndryshe nga prokuroria, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Bani dhe Erjon Çela, vendosi t’i deklarojë të pafajshëm për krim të organizuar të 11 operatorët e call center me argumentin se nuk është provuar vepra penale. Po ashtu, u konstatua edhe shuarja e masës së sigurimit personal detyrim paraqitje të caktuar ndaj tyre.

Ndërkohë, janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar organizatori i kësaj skeme mashtruese dhe bashkëpunëtori i tij. Për Erjon Kasmin është dhënë dënimi përfundimtar me 11 vjet burgim për veprat penale “Mashtrimi kompjutrerik dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, Kasmi ka përfituar uljen e 1/3-ës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burgim. Për Xhulian Xhafën u caktua dënimi me 10 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, mbetet në 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur të kthejë një pjesë të konsiderueshme të pasurive të Erjon Kasmit, të sekuestruara nga prokuroria, me argumentin se nuk është provuar se rrjedhin nga aktivitet i paligjshëm. Konkretisht, Kasmit i janë kthyer gjendjet në disa llogari me vlerë rreth 22 milionë lekë; llogari të tjera me vlerë mbi 470 mijë euro; një ndërtesë, një njësi, shtatë apartamente, tre garazhe dhe një truall, të gjitha këto në Tiranë; pesë parcela pemtore në Sarandë dhe një apartament në Kavajë.

Nga hetimet e filluara në vitin 2021 ka rezultuar se shtetas gjermanë, francezë, italianë, spanjollë dhe grekë ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k., shoqëri me lidhje me Kasmin dhe Xhafën, që të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si në Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Sipas prokurorisë, është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Etiketa: Anduel GjergjiAriol ZenuniBullgariCall centerDenada BardhidetyrimEmion OrizajEris KurilaErjon BaniErjon ÇelaErjon KasmiErmir ShehuEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëgjyqtarHetimetIlir ShkurtiIndrit TilaKlevin MollaKrimkriptovaluteLituaniMASMollapaktparcelaPoloniprokurorProkuroriaPunëQiproRudina PallojSHshqipShqipëriSkerdi LlupiSPAKTransfertaXhulian Xhafa
Tjetri
Olta Xhaçka sulmon mediat për çështjen e mandatit të saj

Mazhoranca kërkon dërgimin e çështjes “Xhaçka” në Komisionin e Venecias

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.