AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Sali Hasa

Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e ish-prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, nga ana e KPK, magjistrat i cili u dënua për korrupsion gjatë procesit të vetingut të tij, që u pasua atëherë dhe nga një vendim tjetër shkarkimi i marrë prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Sali Hasa pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji iu Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 8 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa, kundër shkarkimit të tij nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për probleme në kriterin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia. Kolegji çeli hetimin në çështjen e rivlerësimit ndaj Hasës, pasi u gjet në shkelje proceduriale në vendimin e Komisionit. Po ashtu, KPA pranoi një seri provash mbi pasurinë e ish-prokurorit.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit konstatoi se nga gjykimi ka rezultuar se Hasa rezulton në pamundësi financiare për krijimin e pasurive. Në vijim ajo relatoi konkluzionet për sjelljet e këtij subjekti rivlerësimi, konkretisht për pranimin e dhurimit të një pasurie kullotë; përdorimin pa kundërshpërblim dhe pa akt formal të dy pasurive në qytetin e Sarandës gjatë periudhës 2003-2010; përdorimin pa akt formal të një automjeti;

pranimin e dhurimit për mbulimin e një shpenzimi udhëtimi në Rusi në vitin 2006; si dhe për transaksionet në shitblerjen e disa automjeteve që konsiderohen jashtë logjikës financiare.

Sipas Kolegjit, veprimet dhe mosveprimet e Hasës bien ndesh me sjelljen jashtë gjyqësore që një prokuror duhet të ketë duke ju bindur ligjit gjatë gjithë kohës, me qëllim forcimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe të mos pranojë dhurata, përfitime apo trajtime që mund të ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e tij. Bazuar në këto argumente, KPA e gjen të drejtë konkluzionin e KPK se subjekti ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në përfundim KPA konkludon se ish-prokurori Sali Hasa ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë si dhe ka cenuar besimin e publikut, e për rrjedhojë, vendimi për shkarkimin e tij duhet lënë në fuqi.

Sali Hasa u arrestua në qershor të vitit 2021 për akuza të korrupsionit, ndërkohë që ndaj tij u zhvillua njëkohësisht edhe procesi i rivlerësimit. Prokurori u vlerësua vetëm sa i përket pasurisë dhe KPK e shkarkoi për probleme në këtë kriter. Dy vjet pas këtij vendimi me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shkarkimin e Hasës. Po ashtu, Hasa u dënua dhe për korrupsion nga Gjykata e Posaçme. Megjithatë, ish-prokurori i Sarandës u paraqit para Kolegjit dhe këmbënguli se çështja duhej të rishqyrtohej, kërkesë që u pranua.

Etiketa: AkuzaDrejtësiaGjykataGjykata e PosaçmeGjyqhasKolegjiKorrupsionKorrupsioniKPAKPKParaprokurorProkuroririvlerësimiRusiSali HasaSarandëShkarkimVendimi
Tjetri
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.