AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Cenon të drejtën e pakicës”, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet e PS në ligjin për komisionet hetimore

Gjykata Kushtetuese vendosi të martën të shpallë si antikushtetuese disa prej dispozitave të reja të miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca në ligjin për komosionet hetimore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Kështu kjo gjykatë ka rrëzuar nenin që kufizonte objektin e hetimit, një nga elementet që mundëson ngritjen e komisionit hetimor. Gjykata argumenton se “formulimi aktual i dispozitës ligjore passjell cenimin deri në pamundësinë e ushtrimit të së drejtës së pakicës parlamentare”.

“Gjykata theksoi se kontrolli parlamentar është i lidhur me legjitimitetin e drejtpërdrejtë demokratik të Parlamentit dhe nëpërmjet tij merr legjitimitet edhe vetë qeverisja”- thuhet në njoftimin e vendimit.

Po ashtu me shumicë votash vendosi konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.

“Marrja e provave nga komisioni hetimor duhet të synojë të sjellë “dritë në errësirë”, në mënyrë që të mundësojë sqarimin e përgjegjësive politike”- thotë gjykata.

Gjykata po ashtu shfuqizoi nenin që lidhej me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë.

“Gjykata, duke mbajtur në konsideratë se procedura e hetimit parlamentar ndjek qëllime të ndryshme nga ajo e procedimit penal, duke synuar qartësimin e një çështjeje për arsye politike, thekson se ky qëllim përputhet me parimin e ndarjes së pushteteve” argumenton gjykata.

Në sesionin e vjeshtës opozita ishte në një protestë të vazhdueshme pasi mazhoranca rrëzoi disa kërkesa të saj për hetime parlamentare.

Ndërkohë që opozita protestonte në seancë plenare, mazhoranca kaloi pa debat dhe vetëm me votat e saj ndryshime ligjore që kufizonin dhe më tej të drejtën e opozitës për hetimet parlamentare.

PS argumentoi se ndryshimi i ligjit erdhi si nevojë për implementimin e interpretimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje dhe për të “disiplinuar” punën e këtyre komisioneve në të ardhmen.

Në muajin mars PS-ja dhe grupimi më i madh opozitar i “Rithemelimit” arritën një pakt politik që i dha fund protestës në Kuvend duke pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi pune për reformën zgjedhore.

Por pavarësisht dakordësisë, asnjëri prej komisioneve hetimore nuk ka ndonjë rezultat të dukshëm deri më tani pasi puna e tyre ka mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë dhe vendimmarrjeve pa konsensus,  që i atribuohen dispozitave të reja ligjore.

Etiketa: dëshmitarëGjykataGjykata KushtetuesehetimeHetimetKontrollikushtetueseKuvendndryshime ligjoreOpozitapaktProkuroriaPSPunaPunë
Tjetri
Këshilltari ligjor, Besmir Rrapaj përballet me vetingun

Këshilltari ligjor Besmir Rrapaj konfirmohet në detyrë

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.