AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë

Lajmi që Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të mbajtur të qëndrueshme monedhën kombëtare kundrejt euros pas presionit në rritje për forcim të mëtejshëm të lekut, mund të mos tingëllojë si shumë shqetësuese për publikun e gjerë. Por për këdo që di një apo dy gjëra elementare nga ekonomia, ndryshimi përbën pikën kur paratë e pista bëhen një problem i madh dhe pengues i përhershëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori i Bankës së Shqiperisë Gent Sejko duke folur gjatë një konference shtypi ku deklaroi se BSH do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. | Foto : LSA

Në kurset për fillestarë mbi ekonominë, inflacioni shpjegohet përmes alegorisë së temperaturës së trupit të njeriut. Njeriu, në mënyrë që të jetojë, duhet ta ketë temperaturën 37 gradë dhe, nëse luhatet sadopak, bëhet problem. Në rastin e inflacionit, shënjestra në ekonominë shqiptare është në masën 3%. Nëse “temperatura” e çmimeve rritet, Banka e Shqipërisë ndërhyn duke hedhur më pak para në qarkullim dhe nëse ulet, ndërhyn duke hedhur më shumë. Mënyra se si Banka e Shqipërisë ndërhyn quhet “mekanizëm indirekt” sepse shtimi apo pakësimi i parasë në qarkullim bëhet duke ulur dhe ngritur interesat bazë, të cilat, nga ana e vet, ndikojnë interesat e kredive dhe depozitave dhe rrjedhimisht, kërkesën për kredi e ofertën për depozita, volumet e investimeve apo të konsumit e të tjera me radhë.

Kjo është situata normale. Sistemi në fjalë ka lindur në vitet 1970 dhe lidhet kryesisht me nobelistin Milton Friedman dhe teorinë e njohur si Monetarizmi. [Link] Monetarizmi bën që qytetari, kur të shohë se ka interesa të ulëta për kredi, të marrë para hua për të shpenzuar dhe, kur të shohë se interesat janë të larta, të mos marrë hua por të vendosë kursimet në depozita apo në instrumente borxhi për të përfituar nga interesat e larta. Akuza që i bëhet monetarizmit si sistem ekonomik është se ai shkakton pabarazi. Të pasurit, të cilët kanë asete, shfrytëzojnë rastin kur interesat janë të ulëta dhe marrin kredi për të blerë më shumë asete ndërsa të varfrit, duke qenë se nuk kanë luksin të presin, duke qenë vazhdimisht në nevojë, paguajnë interesat njësoj, si të jenë të ulëta, ashtu edhe nëse janë të larta, duke e nxjerrë të pasurin gjithmonë me fitim. Me kalimin e viteve, pabarazia shkakton rënie të konsumit, sepse të pasurit, sado llupës të jenë, vijojnë të kenë vetëm një bark për të mbushur dhe për rrjedhojë, i mbajnë paratë pa shpenzuar, duke sjellë rënie të investimeve dhe të punësimit dhe ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë. Zgjidhja e logjikshme e problemit të pabarazisë të shkaktuar nga monetarizmi është taksimi disproporcionalisht i lartë i të pasurve, taksim më i lartë për pronësinë e shtëpisë së dytë, apo të tretë apo të katërt, apo taksim me shkallë progresive për të ardhurat e larta. Kjo gjithsesi është një temë më vete.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri përgjatë viteve të fundit dhe, në veçanti, përgjatë dy muajve të fundit me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e lekut në tregun e këmbimit valutor, është një model shumë i ndryshëm dhe me pasoja jashtëzakonisht të ndryshme dhe negative për shoqërinë në përgjithësi dhe për rritjen ekonomike normale të Shqipërisë, për sot dhe për vitet në vijim.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor të vendit për të blerë euro dhe për të shitur lekë. Lekët e shitura në këmbim të eurove shkaktojnë inflacion. Por ky inflacion nuk është shkaktuar nga politika monetare normale që nënkupton interesa të ulëta dhe kredimarrje të lartë nga bizneset dhe konsumatorët, të cilët, nga ana e vet, rrisin investimet dhe konsumin dhe përshpejtojnë rritjen ekonomike. Inflacioni po shkaktohet nga nevoja për të blerë eurot e zhvlerësuara nga aktivitetet e paligjshme të një grushti të vogël shqiptarësh të cilët merren me trafik droge dhe parkojnë fitimet e lehta të drogës në apartamente ku nuk banon askush dhe të cilat nuk i hyjnë në punë as dreqit në Shqipëri. Inflacioni që po paguhet nga të gjithë shqiptarët, përfshirë shumicën që nuk shet drogë, nuk po shoqërohet me përfitimin e kredimarrjes me interesa të ulëta, sepse interesat vijojnë të mbeten të larta. Ana e dukshme e këtij inflacioni është te dyfishimi i çmimit të pronave, përgjatë pesë viteve të fundit, në një vend që ka 326 mijë banesa bosh dhe 132 mijë familje në nevojë për shtëpi. Ana e padukshme dhe problemi më i madh se sa ky është inflacioni i shkaktuar nga paratë e drogës në ekonominë e gjerë, shkaktuar përmes hedhjes me tepri të lekut për të blerë eurot e zhvlerësuara nga “çunat e Londrës”. Nëse kjo situatë vijon, shqiptarët do të paguajnë inflacion të lartë pa përfituar nga ky inflacion interesat e ulëta dhe kreditë e investimet e shtuara që shoqërojnë normalisht inflacionin e lartë. Kjo është një situatë që vështirë se mund të zgjidhet me politikë monetare. Nuk ekziston asgjë në mekanizmat monetarë që të mund t’i përgjigjet ortekut me para të pista. Vetëm sekuestrimi dhe konfiskimi i parave të pista dhe toleranca zero ndaj përdorimit të Shqipërisë si vend parajsë për pastrimin apo parkimin e parave mundet të ndihmojë. E në mungesë të kësaj, përgatituni për çmime të larta dhe ecuri ekonomike të keqe, shoqëruar kjo me pabarazi krejtësisht të paarsyeshme të shkaktuar nga paratë e krimit.

Etiketa: Banka e ShqipërisëKursiMilton FiredmanMonetarizimiPabaraziaTrafik Droge
Tjetri
Gjyqtari Agron Zhukri përballet me bilance negative në vlera të mëdha

Gjyqtari Agron Zhukri u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.