AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të tetë personave për krim të organizuar

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin pasuror ndaj katër vëllezërve dhe nipave të tyre, të cilët rezultojnë të jenë hetuar apo dënuar në disa vende të Evropës për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni e grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar konfiskimin e pasurive të tyre, si dhe ato në emër të personave të lidhur. 

Besar LikmetangaBesar Likmeta
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 18 korrrik se ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tetë të hetuarve dhe dënuarve për trafik droge, prostitucion dhe krim të organizuar, si dhe të atyre në emër të personave të lidhur me ta. Në njoftim thuhet se në shkurt të vitit 2024, SPAK ka filluar hetimin pasuror ndaj Zamir Hoxhës, Vladimir Hoxhës, Dilaver (Oliver) Hoxhës, Mentor Hoxhës, Alfonc Hoxhës, Gabriel (Admir) Bicit, Rampo Qinamit dhe Ervin Çejkut. Perosnat që i janë nënshtruar hetimit pasuror janë të afërm me lidhje gjaku mes tyre.

Zamir Hoxha është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme prej vitit 2023 për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ai akuzohet si pjesëtar i një grupi të struktuar kriminal të drejtuar nga Jetmir Kastrai(Sokol Krasniqi), me veprimtari në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019. Shumica e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Në vijim, prokuroria sqaron se, katër vëllezërit Zamir, Vladimir, Dilaver (Oliver) dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për vepra penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Alfons Hoxha, djali i një prej vëllezërve Hoxha, rezulton se është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”. Nipi i tyre, djalli I një prej motrave, Gabriel (Admir) Bici, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit “Mudde” me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me riciklimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar për trafik të narkotikëve dhe nipi tjetër Rampo Qinami. Një tjetër nip, djali i motrës së vëllezërve Hoxha është ndaluar në Suedi për trafik të narkotikëve.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur më parë sekuestrimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të subjekteve të hetimit pasuror apo personave të lidhur me ta.

Prokuroria thotë se në përfundim të këtij hetimi, i kërkohet gjykatës të konfiskojë pesë llogari bankare me gjendje totale prej 94 mijë euro; pesë llogari të tjera bankare me gjendje 145 mijë lekë; truall dhe ngastër toke e llojit arë me sipërfaqe totale 600 m2 dhe banesë tre kate e ndodhur në fshatin Domje të Bashkisë Vorë; sipërfaqe e njëjtë toke me një banesë dy kate po në Domje; dy ngastra tokë arë me sipërfaqe të përgjithshme 8800 m2; tre ngastra tokë arë me sipërfaqe totale 60 mijë e 436 m2 në Fushë-Mamurras Kurbin; rreth 2000 m2 tokë arë në fshatin Lalëz në Durrës; njësi me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m² në Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë; apartament 1+1 në godinën e banimit 5 kate + 1 kat “Roof Garden” në Dhërmi; ambient me sipërfaqe 742.05 m2 në katin e parkimit në një pallat në Tiranë; si dhe shtatë automjete, mes tyre dhe të markave të shtrenjta si Cadillac, Mercedes Benz dhe BMW.

Etiketa: Alfonc HoxhaDilaver (Oliver) HoxhaErvin ÇejkuGabriel (Admir) BiciGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëJetmir KastraiMentor HoxhaOrganizata kriminaleorganizatë kriminaleProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQinamRampo QinamiTrafik DrogeVladimir HoxhaZamir Hoxha
Tjetri
KQZ propozon sanksione për kryebashkiakët e Kamzës dhe Elbasanit

Në vend të investimeve, bashkitë fryjnë stafet me punëtorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.