AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me konkluzionet në çështjen e gjyqtarit Besnik Hoxha

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit të ngritura ndaj vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Besnik Hoxha dhe kërkoi shkarkimin e tij për deklarim të paskatë e të pamjaftueshëm, ndërsa subjekti i kundërshtoi si të pabazuara dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:42 | 22/07/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Besnik Hoxha pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 22 korrik me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha, kur Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Gjyqtari Besnik Hoxha i kundërshtoi nëpërmjet avokates së tij, Romina Zano shkaqet e ankimit si të pabazuara në ligj dhe në prova dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij.

Besnik Hoxha, i cili u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, është i njohur si një nga anëtarët e trupës që gjykoi çështjen dhe u dha pafajësi gardistëve të akuzuar për vrasjet në protestën e 21 janarit. Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Hoxhën u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendon se vendimi i KPK-së është i cënueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.

Ballhysa deklaroi të hënën se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve të seancës së kaluar. Sipas tij, Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë.

Për një godinë banimi me tre kate në Shkodër, Komisioneri theksoi se nuk qëndronte zbatimi proporcionalitetit i zbatuar nga KPK. Sipas tij, ka mospërputhje për kohën e ndërtimit dhe se subjekti rezulton me bilanc negativ për mbulimin e kostove të ndërtimit. Ballhysa vërejti se edhe sipas deklarimeve të subjektit në deklaratën “veting”, sërish bilanci negativ mbetet në shumën 3.2 milionë lekë.

Zano këmbënguli se nuk qëndronin shkaqet e ngritura në ankim për këtë shtëpi. Ajo tha se Hoxha e ka deklaruar saktësisht në deklaratën “veting” këtë pronë dhe nënvizoi se vlera e përllogaritur nga KPK, sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave ka rezultuar e përafërt me atë të shënuar nga subjekti. Sipas Zanos, edhe nga fotot e marra Google Earth, duket se investimet janë kryer sipas deklarimeve të subjektit.

Ajo vërejti se Komisioneri nuk evidenton se ku janë deklarimet e pasakta për këtë pasuri, si dhe nuk sqaron se pse është pamundësia financiare joproporcionale. Zano tha se gjyqtari Hoxha rezulton me bilanc pozitiv.

Në vijim, Ballhysa parashtroi konkluzionet për një apartament në Tiranë, deklaruar si adresë vendbanimi nga subjekti. Sipas Komisionerit, duket se Hoxha është i vetmi posedues dhe përdorues i kësaj pasurie, edhe pse janë ndryshuar porositësit. Sipas Komisionerit, ka dyshime se Hoxha ka dashur ta fshehi këtë pasuri nga kontrolli.

Po ashtu, u konstatua se nuk është provuar mundësia e një huadhënësi për t’i dhënë subjektit vlerën 107 mijë euro në vitin 2011. Ballhysa pretendoi se për këtë pasuri, Hoxha më së paku, është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë.

Avokatja Zano solli në vëmendje se KPK ka konkluduar se subjekti nuk e ka përdorur këtë pasuri përpara vitit 2016, kur është nënshkruar një marrëveshje qiraje e dyfishtë. Ajo theksoi se ky apartament nuk ishte ndërtuar ende në vitet 2010-2011, gjë që vërtetohet nga fotot e Google Earth.

Zano shpjegoi se ishte e vërtetë se subjekti kishte porositur një apartament në vitin 2011, por ngaqë nuk kishte arritur të shitste shtëpinë në Shkodër, e kishte revokuar kontratën. Ajo shtoi se të tre subjektet që e kanë porositur apartamentin në fjalë kanë pasur burime financiare të mjaftueshme. Sipas Zanos, nuk ka ndonjë provë që të vërtetojë se Hoxha është përpjekur për të kryer deklarim të pasaktë për këtë apartament.

Ballhysa vlerëson se Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe për shpenzimet e udhëtimeve, por Zano tha se nuk qëndronte as ky shkak ankimi, pasi shumat e shpenzuara nuk e kapin vlerën që ka qenë detyrim për t’u deklaruar, prandaj dhe nuk janë pasqyruar në deklaratat përkatëse.

Lidhur me kërkimin e Komisionerit që shpenzimet e udhëtimit të konsiderohen si dhurime apo tajtim preferencial, Zano tha se nuk qëndronte, duke sqaruar se subjekti kishte qëndruar tek njerëzit e afërm apoo miq të tij dhe se asnjëherë, nuk arrihej vlera e detyruar për deklarim.

Zano kundërshtoi edhe konstatimin e Komisionerit për mosdeklarimin e një mjeti në përdorim. Ajo tha se Hoxha e ka përdorur këtë makinë vetëm një herë dhe se ky shkak nuk qëndron në raport me legjislacionin e referuar në ankim.

Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ngritura në aspektin profesional, lidhur me konkliktin e interesit. Ai solli në vëmendje konstatimin e Komisionit, se subjekti gjatë ushtrimit të funksionit të tij, mund të ketë vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, pasi ka gjykuar çështje me palë procedurale me të cilat ka pasur marrëdhënie kontraktuale në shit-blerje të pasurive të paluajtshme. Po ashtu, KPK ka konstatuar se Hoxha duket se mund të ketë vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, apo atij në dukje, pasi ka gjykuar çështje me palë procedurale, me të cilat subjekti ka udhëtuar në të njëjtin mjet.

Komisioneri vlerëson se, pavarësisht natyrës së çështjeve të gjykuara nga subjekti, është përgjegjësi e magjistratit të mos jetë pjesë e gjykimit në ato çështje kur ai ka lidhje të natyrës personale apo interesi me palët në gjykim. Sipas Ballhysës, Hoxha ka gjykuar çështje të tilla duke mos respektuar parimet procedurale që synojnë garantimin e paanshmërisë e gjykatës, si një element i procesit të rregullt ligjor. Ai kërkoi që këto shkaqe të trajtohen në kontekstin e integritetit, që është pjesë e vlerësimit të aftësive profesionale.

Në përfundim, Ballhysa kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Hoxha.

Avokatja Zano deklaroi se në këto çështje nuk ka pasur konflikt mes palëve, por kanë qenë për lëshimin e dëshmive trashëgimore, që janë me natyre deklarative e për rrjedhojë nuk ka konflikt interesi. Pasi parashtroi kundërshtimet për secilën gjetje për mundësinë e konfliktit të interesit, Zano vërejti se Komisioneri nuk konkludon nëse ato mund të cënojnë konkluzionin e Komisionit për profesionalizmin.

Zano tha se nga shqyrtimi provave dhe parashtrimeve arrihet në përfundimin se vendimarrja e KPK për gjyqtarin Besnik Hoxha është i bazuar në fakte dhe në ligj, e për rrjedhojë duhet të lihet në fuqi.

KPA njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 25 korrik, në orën 16:00.

 

 

Etiketa: Besnik HoxhaFlorian BallhysaGjykata e Rrethit TiranëGjyqtareKolegji i Posaçëm i ApelimitKonkluzionet perfundimtare
I mëparshmi

Këshilltarja e Kushtetueses Jonida Kondili drejt konfirmimit në detyrë

Tjetri

‘Mjafton një adresë’, PS-PD arrijnë dakordësi për votën e diasporës

Tjetri
Kuvendi përjashton deri në 20 ditë 19 deputetë të opozitës

‘Mjafton një adresë’, PS-PD arrijnë dakordësi për votën e diasporës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.