AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pas një gjyqi dhe mosmarrëveshjeje diplomatike, Himara zgjedh sërish një kryetar bashkie

Pasi arrestimi i Fredi Belerit vitin e kaluar shkaktoi një mosmarrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe kryebashkiakët në detyrë u përfshinë në skandal, Himara po voton sërish për kryebashkiakun e ri – dhe ndoshta për një fillim të ri.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Himara. Foto: Wikipedia.

Në kohë normale, zgjedhjet në një bashki të vogël shqiptare nuk do të tërhiqnin aq vëmendje, por në Himarë drama rreth kryebashkiakut të zgjedhur të mëparshëm, Fredi Beleri, e cila u përshkallëzua në nivel diplomatik, i ka bërë të veçanta zgjedhjet e 4 gushtit për kryebashkiakun.

Burgimi vitin e kaluar i Belerit, i cili vjen nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë, shkaktoi një mosmarrëveshje midis Tiranës dhe Athinës, e cila u thellua kur partia e qendrës së djathtë në pushtet e Greqisë propozoi Belerin si kandidat për Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet e reja, të cilat vijnë pas heqjes së mandatit të Belerit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ai u dënua për blerje votash, nuk po vëzhgohen vetëm për të parë nëse ato zgjidhin mosmarrëveshjen diplomatike. Ekspertët shqiptarë e shohin votimin edhe si një provë të shëndetit demokratik të procesit zgjedhor në vend.

Saga është zvarritur për më shumë se një vit. Beleri i fitoi zgjedhjet bashkiake në Himarë më 12 maj 2023, pak ditë pasi u arrestua. Ai kurrë nuk u betua apo mori detyrën pavarësisht kërkesave të tij të shumta për ta bërë këtë.

Bashkia u mor fillimisht nga ish-kryebashkiaku Jorgo Goro, por për shkak të korrupsionit dhe akuzave të tij për shpërdorim detyre, ai u largua nga posti dhe fati i institucionit i mbeti një kujdestareje, Blerina Balaj, e cila më pas dha dorëheqjen duke përmendur “personale arsye”.

Këshilli bashkiak më pas zgjodhi një kryetar të ri në detyrë, Arqile Bollano, të cilin Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po e heton gjithashtu.

Ndërkohë Greqia pretendon se Shqipëria po shkel të drejtat e pakicave dhe po shkel ligjin mbi këtë çështje. Ajo ka kërcënuar se do të bllokojë progresin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse ajo nuk respekton ato që ajo i sheh si të drejtat e politikanit.

Disa i shohin zgjedhjet  e reja të dielën si një shans për të ndrequr lidhjet me Greqinë. Të dy kandidatët, Petro Gjikuria i Partisë Demokratike dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste në pushtet, janë grekë etnikë.

Gjikuria mbështetet nga dy parti të minoritetit grek, Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek – Omonoia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ. Beleri, tani një eurodeputet i partisë qeverisëse Demokracia e Re në Greqi, gjithashtu mbështet Gjikurinë.

Lutfi Dervishi, një analist me qendër në Tiranë, tha për BIRN se zgjedhjet në Himarë “shënojnë mbylljen e kapitullit ‘Beleri’ dhe një mundësi për të rivendosur marrëdhëniet me Greqinë”.

Një fillim i ri me Athinën?

Fredi Beleri duke u takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Shqipëri, 22 dhjetor 2022. Foto: Facebook/Fredi Beleris.

Marrëdhëniet me Greqinë u testuan seriozisht pas arrestimit të Belerit, me Greqinë që i ëri thirrje Shqipërisë të lejonte Belerin të bënte betimin, por me qeverinë shqiptare që pretendonte se kjo ishte një çështje që i përkiste sistemit të drejtësisë dhe se ajo nuk mund të ndërhynte.

Kjo vazhdoi për muaj të tërë derisa partia Demokracia e Re e Greqisë emëroi Belerin si kandidat në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në korrik.

Pavarësisht se ishte në burg në Shqipëri, ai fitoi rreth 237,925 vota në Greqi në zgjedhje.

Autoritetet në Tiranë e lejuan Belerin të shkonte në Strasburg për t’u betuar pasi fitoi një mandat në Parlamentin Evropian.

Në votimin e së dielës, kandidati socialist Tavo është një politikan i njohur vendas, gjithashtu një ish-ministër i shëndetësisë dhe nënkryetar parlamenti.

“Unë jam një grek dhe të gjithë e dinë që jam një person me një karrierë politike në të cilën jam përpjekur dhe kam kontribuar në zgjidhjen e problemeve”, i tha Tavo degës në gjuhën greke të CNN.

Ai theksoi pavarësinë e tij nga kreu socialist dhe kryeministri Edi Rama, duke këmbëngulur se Rama e thirri të kandidonte për shkak të aftësive të tij.

“Kam qenë në opozitë, një nga kundërshtarët më të fortë dhe më të ashpër të Ramës, ndaj nuk është se Rama më ftoi të kandidoja në Himarë si bashkëpunëtor i tij. Ai më ftoi të zgjidhja disa çështje, sepse… ai gjithashtu ka vullnetin edhe për t’i zgjidhur këto probleme që të mos jenë më pengesë në… marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.

Ndërkohë, kandidati i opozitës Petro Gjikuria, një biznesmen shqiptaro-amerikan i njohur për investime në këtë zonë, ka bërë një denoncim në SPAK kundër Tavos për transferimin e gjendjes së tij civile nga Dropulli në Himarë.

“Kur qytetarët e Himarës vendosën të ndryshojnë kryetarin e bashkisë, nuk u lejuan”, shkruan Gjikuria në një postim në Facebook kur shpalli kandidaturën e tij.

“Ish kryetari humbës i zgjedhjeve vazhdoi të qëndrojë në drejtimin e Bashkisë dhe Kryebashkiaku fitues, Fredi Beleri, e pa veten pas hekurave të burgut me akuza të fabrikuara. Gjatë gjithë kësaj kohe Himara mbeti pa kryetar bashkie”, shtoi ai.

Analisti politik Dervishi argumenton se, përveç këndvështrimit diplomatik, zgjedhjet në Himarë janë një provë demokratike për Shqipërinë.

“Ndërsa në Greqi, çështja Beleri është parë nga politika dhe media si një çështje ‘minoriteti’, në Shqipëri ajo është parë si një çështje që nxjerr në pah problemet e demokracisë dhe pavarësisë së drejtësisë,” tha ai.

Zgjedhjet gjithashtu mund të krijojnë polemikat e tyre, nëse rezultati është i ngushtë. Kandidati i opozitës fitoi herën e fundit me vetëm 19 vota plus.

“Zakonisht në Shqipëri, në zgjedhje të parakohshme është favorizuar kandidati i partisë në pushtet. Duke marrë parasysh diferencën e ngushtë të votave në garën e mëparshme, ka shumë gjasa që nëse kandidati i opozitës mposhtet, rezultati të kontestohet”, përfundoi Dervishi.

Të tjerë besojnë se zgjedhjet kanë potencialin për të paralajmëruar argumente të reja të mundshme me Athinën, pasi tensionet midis dy vendeve shpesh rishfaqen rreth zgjedhjeve në Shqipëri.

“Zgjedhjet do të jenë të rëndësishme për marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Greqinë, pasi mund të ketë acarime, tensione apo skenarë të përsëritur me shtetin grek”, tha Xhemollari.

Një zyrtar grek, i cili kërkoi të mos përmendej, tha për BIRN se qeveria greke po shmang të bëjë çdo koment për zgjedhjet e ardhshme në Himarë, pasi nuk do që të duket se po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

Një betejë për Ramën dhe Berishën

Mbështetës të Fredi Belerit protestojnë në Tiranë në shkurt 2024. Foto: Malton Dibra/LSA.

Xhemollari beson se kryebashkiaku i ri nuk do të ketë kohë për të bërë shumë në qytet apo për të marrë vendime të mëdha për shkak të mandatit të shkurtër dyvjeçar në detyrë, i kufizuar nga katër vjet nga drama Beleri.

Por ai tha se zgjedhjet do të jenë të rëndësishme sepse socialistët dhe demokratët e Shqipërisë do të jenë përballë njëri-tjetrit në kutinë e votimit pasi Sali Berisha fitoi një çështje gjyqësore që vendosi se ai ishte lideri legjitim i Partisë Demokratike të përçarë dhe mbajtësi i vulës së saj. Një fraksion rival kishte pretenduar gjithashtu emrin dhe vulën e partisë.

“Do të jetë përballja e parë mes Berishës dhe Ramës pas debatit për vulën”, tha Xhemollari.

Ndërkohë, Beleri ka sfiduar edhe zgjedhjet e 4 gushtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 5 korrik se ndërsa mandati i tij në Himarë ishte i pavlefshëm, ai kishte të drejtë ta ankimonte vendimin brenda 30 ditëve. Megjithatë, në të njëjtën ditë me vendimin e KQZ-së, zgjedhjet e reja në Himarë u dekretuan nga presidenti i Shqipërisë.

Beleri kërkoi anulimin e datës së zgjedhjeve për shkak të kohës së ankimimit të tij, por Gjykata Administrative e Tiranës e rrëzoi kërkesën e tij, konfirmoi për BIRN avokati i tij Eugen Gjyzari.

Megjithatë, ekipi ligjor i Belerit e ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative dhe është në pritje të një vendimi që mund të përmbysë sërish situatën.

Eleni Stamatoukou kontribuoi duke raportuar për këtë artikull nga Athina.

Etiketa: Arqile BollanoBlerina BalajFredi BeleriHimaraJorgo GoroPetro GjikuriaVangjel Tavo
Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes “Zarka” ngre shqetësime për censurë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.