AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e Kokës dhe vartësve të tij edhe për incineratorin e Tiranës

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe vartës të tij dhe të Bashkisë Tiranë akuzohen nga SPAK se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryen veprime ose nuk vepruan, duke favorizuar shoqërinë koncesionare në dëm të buxhetit të shtetit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
21:23 | 02/08/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 2 gusht përfundimin e hetimeve ndaj 12 zyrtarëve dhe funksionarëve publikë të marrë të pandehur për shpërdorim detyre, lidhur me aferën e incineratorit të Tiranës, si dhe dërgimin për gjykim të kësaj çështjeje. Mes të pandehurve është dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, duke u gjetur kështu përgjegjës në të tre procedurat koncesionare të incineratorëve të Elbasanit, Fierit e së fundmi në atë të kryeqytetit. Të pandehurit e tjerë janë Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas prokurorisë, janë konstatuar veprime të kundërligjshme të këtyre personave në procedurën e lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë ”. Kontrata u lidh mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., me kosto investimi të parashikuar nga shoqëria, në vlerën 128.2 milionë Euro pa TVSH.

Anëtarët e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, akuzohen se së bashku me Kokën, drejtoren e drejtorisë juridike në Ministrinë e Mjedisit, Alba Thoma dhe përgjegjësin e sektorit të prokurimeve, Bledar Karoli, kanë propozuar dhënien e bonusit për shoqërinë, pa hartuar më parë një raport përmbledhës, si dhe pas sqaruar kostot e projektit. Po ashtu, nuk është përcaktuar se si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e këtij bonusi. Në vijim ata kanë përgatitur dhe dërguar në Këshillin e Ministrave projektvendimin për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës së shoqërisë propozuese.

Sipas SPAK, shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e biznesmenit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services”, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura. Prokuroria thotë se kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, që e kanë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Po ashtu, dokumentet standarte të koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që ato janë ngarkuar në sistemin e prokurimit elektronik, pasi rezulton se nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për një veprim të tillë.

“Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze ‘Integrated Energy BV’, i cili jua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, të pandehurve Alba Thoma dhe Bledar Karoli”, shpjegon SPAK në njoftim. Thoma dhe Karoli akuzohen se kanë shërbyer si urë lidhëse ndërmjet ministrisë dhe shoqërisë së zotëruar nga Zoto.

Ish-ministri Koka, rezulton të ketë miratuar vazhdimin e procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të dokumenteve standarte të koncesionit nga ana e komisionit.

Ndërsa anëtarët e Komisionit në përllogaritjen e kostove të fizibilitetit kanë konsideruar ato nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre. Nga hetimi kanë rezultuar të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, që kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore, në 29 euro për ton.

Në njoftim thuhet se në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga komisioni, nuk janë konsideruar të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. “Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët”, vlerëson SPAK dhe shton se nuk janë përfshirë të ardhurat që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Sipas prokurorisë, nëse do të ishin përllogaritur dhe të ardhurat që shoqëria do të përfitonte nga palët e treta, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti.

Punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, akuzohen se nuk kanë administruar dokumentacionin shoqërues justifikues për të provuar ndryshimin e aksionerëve gjatë procedurës së këtij koncesioni.

Në fund të njoftimin SPAK sqaron se po vijon hetime të për të gjithë subjektet e tjerë të regjistruar në kuadër të këtij procedimi penal, me qëllim evidentimin e çdo fakti penal tjetër, për veprimet e zyrtarëve publikë përgjegjës që kanë marrë pjesë para dhe gjatë dhënies së koncesionit, si edhe gjatë zbatimit të kontratës koncesionare.

Mirel Mërtiri dhe Klodina Zoto, të akuzuar si organizatorët e aferës së incineratorëve janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa së fundmi, nën akuzë përfundoi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

 

 

Etiketa: Alba ThomaBledar KaroliErjon MuratajInceneratori i TiranësIntegrated Energy BV SPVLefter KokaNamik SimixhiuPëllumb AbeshiSPAKTaulant Tusha
I mëparshmi

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka

Tjetri

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

Tjetri

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.