AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fokusi i Dokufest të Kosovës te Palestina e fut festivalin në një territor të ndjeshëm

Programi i festivalit të filmit Dokufest u përqendrua te Palestina dhe Ukraina, duke sfiduar shqetësimet e shprehura nga disa organizatorë të tjerë të festivalit kulturor se vënia në pah e gjendjes së vështirë të palestinezëve mund të rrezikojë financimin e tij.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj jashtë zyrave të Dokufestit në Prizren më 4 gusht. Foto: BIRN

Heshtja kaploi kinemanë ndërsa dritat u ndezën, duke njoftuar se filmi kishte përfunduar dhe duke zbuluar fytyrat e tronditura dhe sytë e përlotur të njerëzve që kishin ardhur në Prizren nga vende të ndryshme të botës për Festivalin e përvitshëm të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër Dokufest.

Filmi që po shfaqej, “No Other Land”, një dokumentar nga kineastë palestinezë dhe izraelitë, i realizuar në harkun kohor të pesë viteve, dokumenton “çrrënjosjen e ngadaltë të fshatit Masafer Yatta në Bregun Perëndimor” nga forcat pushtuese të Izraelit, sipas krijuesve të tij.

Basel Adra, një aktivist i ri palestinez, së bashku me Yuval Abraham, një gazetar izraelit, filmuan ushtarët izraelitë të dislokuar në rajonin e tij të lindjes duke zbatuar urdhrat e qeverisë për të prishur shtëpitë dhe për të dëbuar banorët që shpesh përfundojnë duke jetuar në shpella, në mënyrë që të krijonin një zonë ushtarake stërvitjeje.

Filmi, i cili fitoi çmimin Berlinale Documentary Aëard 2024, ishte në përputhje me temën e sivjetme të Dokufest, “Rendi i ri”, i cili synon të nxjerrë në pah çmendurinë e luftës dhe rëndësinë e bashkëpunimit paqësor.

Një skenë nga filmi ‘No Other Land’ gjatë shfaqjes në Dokufest më 3 gusht. Foto: BIRN

Ndryshe nga shumica e filmave të shfaqur atë të shtunë pasdite, u deshën disa minuta që shikuesit të fillonin të duartrokisnin pas përfundimit të filmit dhe disa minuta të tjera që të parët të ngriheshin dhe të largoheshin nga kinemaja për të kapur atë që ishte më pas në program.

Të njëjtat reagime kanë qenë edhe në shfaqjet e tjera të filmit, thanë për BIRN pjesëmarrësit në festival.

“Ky festival nuk i shmanget shfaqjes së filmave politikë apo filmave për çështje që jo shumë festivale të tjerë pëlqejnë apo guxojnë t’i shfaqin”, tha për BIRN Veton Nurkollari, bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Dokufest.

Dokufesti i këtij viti i ka kushtuar vëmendje të veçantë pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pushtimit të Palestinës nga Izraeli dhe pasojave të luftës në Gazë.

Nurkollari tha se shumë festivale të ngjashme nëpër botë nuk e kanë “privilegjin” e Dokufestit, siç e konsideron ai, që të mund të trajtojnë çështje kaq të rëndësishme.

Të pranishmit e Dokufestit hyjnë në Lumbardhi Bahçe në Prizren për hapjen e festivalit, duke kaluar para muralit të një fluture me sloganin e festivalit “Rendi i ri”. Foto: BIRN

Festivali bashkëpunoi me festivalin ukrainas të të drejtave të njeriut Docudays për të organizuar një ekspozitë të fotografëve ukrainas. Ai shfaqi gjithashtu filma dhe dokumentarë bashkëkohorë mbi Palestinën, si dhe ata më të vjetër që mbulonin dekada të shkeljeve të ligjeve humanitare, bardh e zi dhe me ngjyra.

“Kur jeton në një vend që e ka përjetuar luftën, është e kuptueshme të jesh në anën e atyre që janë të shtypur sepse kemi qenë të shtypur për një kohë të gjatë dhe e dimë se çfarë do të thotë të jesh qytetar i rangut të tretë”, tha Nurkollari, duke iu referuar sundimit të ashpër të Serbisë për shumë dekada mbi Kosovën.

“Të jesh i shtypur në njëfarë mënyre natyrshëm e bën njeriun të dëshirojë të jetë në anën e të shtypurve, kudo që të jenë ata”, shtoi ai.

“Nuk ka gjë më të keqe se luftërat”

Fotot e fotografit ukrainas Mykhaylo Palinchak në një ekspozitë të përbashkët midis Dokufest të Kosovës dhe Docudays të Ukrainës, përshkruajnë pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë. Foto: BIRN

Një dorë e shtrirë mbi dheun e një varri masiv në Bucha, Ukrainë, ku u varrosën qindra ukrainas të masakruar nga ushtarët rusë, përshkruhet në një ekspozitë fotografike që është pjesë e programit “Fokusi tek Ukraina” të Dokufest, e cila u hap të hënën. Imazhi është një nga shumë të tilla të fotografit ukrainas Mykhaylo Palinchak që dokumentojnë luftën brutale në vendin e tij.

Në oborrin e përparmë të Qendrës për Art dhe Kulturë të Prizrenit, shumë pjesëmarrës të Dokufestit kaluan nga ndjekja e filmave për Palestinën dhe luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi në shikimin e fotografive të ndërtesave të shkatërruara në Ukrainë.

“Nuk ka gjë më të keqe se luftërat”, tha Nurkollari, duke shpjeguar synimet pacifiste të festivalit, i cili përpiqet “të promovojë paqen përmes filmit dhe dialogut”.

Bashkëthemeluesi dhe drejtor artistik i Dokufest, Veton Nurkollari (djathtas) dhe Yuliia Kovalenko, një kritike filmi dhe programuese në Docudays të Ukrainës, hapin programin e Dokufest për Ukrainën të hënën. Foto: BIRN

“Lufta është çmenduri, njerëzit çmenden dhe e humb shpejt ndjenjën e normalitetit. Ne mund të jemi miq sot, por fillon lufta dhe të nesërmen jemi armiq. Është e vështirë të shpjegohet, por kjo është ajo që bëjnë luftërat”, vuri në dukje Nurkollari, i cili, së bashku me disa të tjerë, bashkëthemeluan Dokufestin në vitin 2002, ndërsa Kosova e pasluftës po rimerrte veten.

Frika nga humbja e financimit

Një keffiye palestineze e ngritur lart në Lumbardhi Bahçe në Prizren gjatë një shfaqjeje të grupit palestinez 47Soul në një nga koncertet e Dokufestit, DokuNights, ndërsa të pranishmit vallëzojnë dhe brohorasin “Çlironi Palestinën”, 3 gusht. Foto: BIRN

Të paktën 39,623 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Megjithatë, shumë festivale arti dhe kulture në mbarë botën duket se nuk janë të gatshëm të përfshihen me këtë temë, thonë vëzhguesit.

Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit në Amsterdam, festivali më i madh i dokumentarit në botë, i njohur për qëndrimin e tij të fortë kundër pushtimit rus të Ukrainës, u godit nga një bojkot nga një grup producentësh pro-palestinezë për këtë çështje.

Është raportuar se festivale të tjera në mbarë botën kanë përjetuar polemika të ngjashme, nga frika për të adresuar situatën e Palestinës nga frika e humbjes së fondeve nga qeveritë, sponsorët ose donatorët individualë që mbështesin Izraelin ose që nuk duan të rrezikojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

Megjithatë, Dokufest nuk ka përjetuar asnjë presion nga qeveria apo donatorët për promovimin e ndërgjegjësimit për gjendjen e vështirë të palestinezëve dhe ka arritur të ruajë pavarësinë e tij artistike pa frikën e humbjes së financimit.

Të shtunën në Lumbardhi Bahçe në Prizren, mbështetja e pjesëmarrësve të festivalit për kauzën palestineze ishte gjithashtu e dukshme, pasi anëtarët e publikut në një koncert të grupit palestinez 47Soul bërtisnin “]lironi Palestinën” ndërsa grupi elektronik luante drejtpërdrejt.

Grupi palestinez 47Soul duke performuar në DokuNights, 3 gusht. Foto: BIRN

Grupi palestinez 47Soul është i vendosur në Londër, por Dokufest nuk mundi të sillte ndonjë palestinez nga territoret e pushtuara në Kosovë sepse është e pamundur që ata të fluturojnë nga Palestina, ku aeroporti ndërkombëtar është mbyllur që nga viti 2001 dhe fluturimi nga Izraeli ishte i pamundur për shkak të luftës së vazhdueshme në Gazë.

Madje ishte e vështirë të silleshin edhe kineastë izraelitë sepse shumë fluturime nga Tel Avivi ishin anuluar, thanë organizatorët e Dokufest.

Diskutimi që hapi programin “Fokusi tek Ukraina” të hënën, i cili përfshiu një panel organizatorësh të festivaleve të filmit në mbarë botën që diskutonin presionet financiare për shkak të çështjeve që lidhen kryesisht me konfliktet e vazhdueshme, u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të shqetësimeve se shprehja e pikëpamjeve të forta pro-palestineze mund të ketë një efekt negativ në financimin e ardhshëm të festivaleve.

Nurkollari pranoi se ashtu si festivalet e tjera, Dokufest u përball me vështirësi me organizimin e paneleve që diskutojnë për Palestinën, duke përfshirë një për problemet me të cilat përballen festivalet dhe pse ata “përmbahen nga sjellja disa kineastëve” sepse kjo mund të çojë në probleme financimi ose fushata negative që shënjestrojnë festivalin.

Një nga filmat në programin “Filma për Palestinën”, ‘Njeriu numër 4’ nga kineastja me qendër në Londër Miranda Pennell, fokusohet në një foto shqetësuese nga rrjetet sociale e shkrepur në Gazë në dhjetor 2023. Foto: BIRN

Sigurimi i financimit nuk është problemi i vetëm me të cilin përballen disa festivale filmi. Yuliia Kovalenko, një kritike ukrainase e filmit dhe programuese në Docudays në Kiev, e cila ishte e përfshirë në programin “Fokusi tek Ukraina” në Dokufest, i tha BIRN se eventi i saj i përvitshëm u prek fillimisht nga COVID-19 dhe më pas nga pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë në shkurt 2022.

Megjithatë, deri në nëntor 2022, ata arritën të organizojnë një event më të shkurtër tre-ditor Docudays në Kiev, pavarësisht sulmeve ajrore dhe mungesave të energjisë elektrike.

Kovalenko tha se pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm, “njerëzit në Ukrainë vazhdojnë të punojnë dhe të gjejnë energjinë për të bërë diçka dhe për të vazhduar përpara”.

“Ndonjëherë ndihem e rraskapitur”, shtoi ajo, duke shpjeguar se festivali Docudays nuk është më thjesht një festival, por një organizatë që mbledh fonde për të shpëtuar jetë, duke ndihmuar në sigurimin e “mjeteve mbrojtëse për kineastët dhe gazetarët”.

Kovalenko mendoi se Ukraina mund të mësojë nga përvoja e Kosovës, “për të analizuar se çfarë duhet të bëjmë së bashku për të jetuar në një botë më të mirë, duke ndërtuar një hapësirë ​​të re globale dhe të sigurt”.

“Ajo që ndodhi në Kosovë ishte një katastrofë, por askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Serbia nuk mbajti përgjegjësi, por rëndësia e këtyre festivaleve është që të vendoset në tryezë çështja e përgjegjësisë”, tha ajo.

Pjesëmarrësit e Dokufestit shikojnë videon hapëse të festivalit në Lumbardhi Bahçe në Prizren, 2 gusht. Foto: BIRN

Ceremonia e hapjes së Dokufestit të këtij viti, të premten e kaluar, përfshiu një video të shkurtër që ndërthurte ngjarje globale dhe vendase që në pamje të parë dukeshin pothuajse surreale.

Ajo përfshinte momentin kur presidenti amerikan Joe Biden e quajti gabimisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “Putin”, shkatërrimin e Gazës, të rinj duke festuar, marshime kundër dhunës me bazë gjinore në rrugët e Kosovës dhe fjalimin e Charlie Chaplin nga filmi klasik “Diktatori” me slogane paqeje që shfaqeshin në ekran.

“Jepini të rinjve një të ardhme”, “Liria nuk do të zhduket kurrë” dhe “Luftoni për një botë të re” ishin disa nga sloganet, për të cilat Nurkollari tha se ishin mjegulluar qëllimisht “sepse ne nuk e shohim” atë që na pret pas cepit – ekziston gjithmonë mundësia që të shpërthejnë më shumë luftëra.

Dokufest 2024 zgjat deri më 10 gusht në vende të ndryshme në Prizren.

Etiketa: DokufestIzraeliPalestinaUkraina
Tjetri
Deputetja e PD-së paralajmëron padi për projektvendimet që prekin Zonat e Mbrojtura

Deputetja e PD-së paralajmëron padi për projektvendimet që prekin Zonat e Mbrojtura

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.