AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kreu i Policisë së Shtetit sulmon mediat për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec

Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku mori në mbrojtje policinë e Pogradecit dhe pasi akuzoi gazetarët për “dizinformim të qëllimshëm” me vrasjen në Pogradec, paralajmëroi kallëzime penale në adresë të mediave.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
20:16 | 14/08/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku duke folur për mediat pas prezantimit të një projekti të OSBE kundër trafikimit të qenieve njerëzore. | Foto: LSA

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori në mbrojtje punonjësit e komisiariatit të Pogradecit dhe sulmoi mediat dhe gazetarët për “fabrikime dhe akuza të neveritshme në adresë të Policisë së Shtetit” lidhur me pikëpyetjet e ngritura mbi vdekjen tragjike të 42-vjeçarit Egli Proga si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të më 10 gusht në qytetin e Pogradecit.

Rrumbullaku shkoi edhe më tej, duke pohuar se struktura të Policisë po hulumtonin rrjetet sociale dhe po përgatisnin kallëzime penale në raport me “këtë dizinformim të qëllimtë e keqdashës ndaj Policisë së Shtetit”.

“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec është i pabazuar në asnjë dyshim të arsyeshëm, provë apo fakt konkret dhe si i i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet ngjarja e rëndë,” tha Rrumbullaku, duke renditur procedurat e kryera nga policia.

“Drejtoria e marrëdhënieve me median në Policinë e Shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë gjithë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë dizinformim të qëllimtë…,” shtoi Rrumbullaku.

Egli Proga, baba i dy fëmijëve u dhunua pasditen e 10 gushtit ndërsa po punonte në një lokal të marrë me qira. Policia arrestoi Denis Meçen, 29 vjeç për krimin, por ai po përballet me gjykatën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Tre persona të tjerë u ndaluan për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Proga ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e tij ngritën dyshime për mbërritjen me vonesë të ambulancës dhe reagimin e policisë.

Motra e të ndjerit, Jonida Proga ngriti akuza për hetim të paplotë të kësaj ngjarje, duke filluar nga punonjësit e policisë dhe deri te gjykata. Dyshimet e familjarëve dhe të dhëna të tjera mbi ngjarjen u raportuan nga gazetarët, por kreu i Policisë së Shtetit pretendoi se ata nuk i ishin referuar njoftimit zyrtar të policisë për ngjarjen.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 22 përcakton se, liria e shprehjes, e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. Deklarata e Rrumbullakut për mundësinë e kallëzimeve penale ndaj mediave kanë shkaktuar shqetësime mes organizatave të mbrojtjes së gazetarëve.

Isa Myzyraj, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, e cilëson deklaratën e Rrumbullakut intimiduese dhe frikësuese për gazetarët.

“Z. Rrumbullaku orientoi gabimisht mediat duke u bërë thirrje se vetëm lajmet e zyrës së shtypit janë të vërteta,” thotë Myzyraj, duke kujtuar se ndryshe nga zëdhënësit, gazetarët kanë për detyrë që në mënyrë të pavarur të verifikojnë disa burime.

“Është gjithashtu skandaloze akuza që bëri z.Rrumbullaku për mediat teksa deklaroi: Çdo lajm që hidhet nga ju për opinionin publik dëmton hetimet. Kjo është tërësisht e pavërtetë, intimiduese dhe frikësuese për gazetarët,” shtoi Myzyraj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Marrdhënieve me Median, Elton Metaj nuk iu përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve se ku janë bazuar për kryerjen e verifikimeve në rrjetet sociale mbi mënyrën e raportimit mbi këtë ngjarje.

 

Etiketa: AkuzadizinformimiEgli ProgaIsa MyzyrajJonida progaKallezime penaleLiria e MediasMuhamet RrumbullakuPogradec
I mëparshmi

‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë

Tjetri

Vrasja në Pogradec, Prokuroria akuzon një inspektor policie për shpërdorim detyre

Tjetri
Vrasja në Pogradec, Prokuroria akuzon një inspektor policie për shpërdorim detyre

Vrasja në Pogradec, Prokuroria akuzon një inspektor policie për shpërdorim detyre

1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.