AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë

Kreu i Policisë së Shtetit njoftoi se kishte marrë nga Dubai dy të kërkuarit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, pa sqaruar nëse kjo praktikë do të ndiqej edhe për anëtarët e tjerë të krimit të organizuar që strehohen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:14 | 14/08/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë mbërritjes në Rinas të Julian Meçajt. Foto kortezi: Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 14 gusht sjelljen nga Dubai në Tiranë të të shpallurve në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për një sërë atentatesh dhe vrasjesh. Ata njihen si pjesëtarë të “Bandës së Durrësit”, e drejtuar nga Lulzim Berisha, aktualisht i ndaluar në Spanjë.

Po ashtu, u njoftua kapja në Gjermani e Fabio Ballabanit, i cili akuzohet për kërcënimin me armë të bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, për shkak të detyrës së saj.

Gjatë një konference për mediet të mëkurën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku sqaroi se sjellja e Dervishajt dhe Meçajt në Tiranë ishte realizuar nëpërmjet operacioneve të fshehta të Policisë së Shtetit, për të cilat tha se ishin “të klasifikuara dhe nuk mund të bëheshin publike”.

Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si “parajsë penale” për një sërë figurash të krimit të organizuar shqiptar, ekstradimi i të cilëve ka qenë deri më tani i pamundur. Megjithatë, Policia e Shtetit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse praktika e ndjekur me Dervishin dhe Meçajn mund të aplikohej edhe për raste të tjera.

Në përgjigje të kërkesës për informacion, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Policinë e Shtetit, Elton Metaj i tha BIRN se publikimi këtyre informacioneve do të dëmtonte hetimet dhe punën e policisë.

Plaurent Dervishaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ndërsa Julian Meçaj akuzohet si një nga autorët e atentatit të ndodhur në nëntor të vitit 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Pullumb Muharremit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Edhe pse mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara mungon një marrëveshje ekstradimi, procedura e ndjekur së fundmi nga Policia e Shtetit, e cilësuar prej Rrumbullakut si operacion i fshehtë, duket se ka hapur një ‘dritë jeshile’ për kthimin në Shqipëri të shumë figurave të krimit të organizuar që kanë gjetur strehë në Dubai.

Njëri prej tyre është Durim Bami, i arrestuar në muajin qershor në Dubai për llogari të autoriteve shqiptare, pas akuzave të ngritura për organizimin dhe porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Rrumbullaku sqaroi për mediet të mërkurën se ndaj Bamit ishte ndryshuar masa e sigurimit personal nga autoritetet e drejtësisë në Emiratet e Bashkara Arabe, duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Amant Josifi, i dyshuar si i lidhur me tre kompani “call-center” të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group’ u arestua po në Dubai në shtator të vitit 2023. Sipas Europol, autoriteteve spanjolle dhe atyre shqiptare organizata “Milton Group” ku akuzohet se bënte pjesë Josifi, ka mashtruar mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së si dhe ka përfituar përmes mashtrimit dhjetra milionë euro.

Franc Çopja, një tjetër i kërkuar nga SPAK për vepra penale të krimit të organizuar u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Belgjikë për llogari të autoriteteve të drejtësisë së atij vendi.

Ndërsa në maj të vitit 2021, Shqipëria kërkoi pa arritur sukues ekstradimin nga Dubai të Florenc Çapjas, një nga drejtuesit e një bande famëkeqe kriminale po në qytetin e Elbasanit, i akuzuar për dy vrasje në vitin 2012.

Në Dubai u ndalua në vitin 2020 edhe Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali për “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”. Sipas SPAK, grupi kriminal i udhëhequr nga Dizdari është pjesë e kartelit të drogës të quajtur “Kompania Bello”, që ka lidhje direkte me importues të tjerë shqiptarë kokaine nga Amerika Jugore.

 

Etiketa: Amant JosifiAndi MalokuArjan NdojaDubaiDurim BamiEldi DizdariFlorenc ÇapjaFranc ÇopjaJulian MeçajMuhamet RrumbullakuPëllumb MuharremiPlaurent DervishajPolicia e Shtetit
I mëparshmi

Prokurori Petref Asllani u shkarkua për probleme në kriterin e pasurisë

Tjetri

Kreu i Policisë së Shtetit sulmon mediat për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec

Tjetri
Barsoleta me polic

Kreu i Policisë së Shtetit sulmon mediat për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.