AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Suksesi i sezonit turistik varet nga kë pyet në Durrës

Bizneset familjare vuajnë problemet me infrastrukturën dhe mungesën e turistëve nga Kosova, ndërsa hotelet e mëdha janë më pak të prekur.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetare duke u lare ne det ne afersi te plazhit te Malit te Robit. | Foto: LSA

Të dhënat aktuale për sezonin turistik veror në Durrës janë konfuze.

Bizneset dhe familjet që jetojnë me të ardhurat nga turizmi kanë mendime të ndryshme, lidhur me numrin e turistëve, prejardhjen e tyre dhe mbi të gjitha për fitimin e mundshëm të këtij viti.

Në një  nga baret e pakta në shëtitoren e plazhit të cilët shërbejnë që nga ora 6.00 e mëngjesit, Fred Spiro, i cili menaxhon një hotel me 150 shtretër pak më tej, tregon për BIRN vështirësitë që paraqet ky sezon.

“Shumica e turistëve nga Bosnja, Italia e Serbia, mbërrijnë me automjetet e tyre, por mundësia e parkimit bëhet gjithnjë e më e vogël,” shpjegoi Fredi.

“Kështu që i mbyllin makinat dhe nuk lëvizin fare drejt monumenteve apo qyteteve të tjera të vendit”, shtoi ai.

Mesoburri sjell përsëri shqetësimin e të huajve për shezlonet dhe çadrat e plazheve private, që vendosen ngjitur me njëra-tjetrën.

“Ata duan të shfrytëzojnë rërën, por rëra e plazhit nuk duket gjëkundi,” tha Fredi, duke u ngutur që ta pijë kafen sa më shpejt.

I duhet të largohet të merret me pompën e ujit të hotelit, pasi ka dy javë që e gjithë zona furnizohet vetëm një herë në ditë, në orën 4 të mëngjesit.

“Tani që na vjen gjysma e sasisë, shfrytëzojmë ujin e puseve; i përziejmë kur nuk ia dalim dot,” shpjegoi Fredi, ndërsa shtoi se këtë fakt nuk e ndajnë më mysafirët e huaj.

Një kilometër më tej, në anën tjetër të rrugës “Pavarësia”, furnizimin problematik me ujë të këtyre ditëve e konfirmon edhe Hysen Hyseni, i cili ofron dhoma me qera prej më shumë se 20 vjetësh.

“Shkojmë mirë me njeri tjetrin dhe ujin e depozitave gjatë ditës ia kalojmë edhe ndonjë familjeje tjetër që ka më pak ujë,” tha për BIRN, Ceni nga plazhi, familja e të cilit jeton me të ardhurat e sezonit turistik.

“Këtë verë ka më pak turistë, e për pasojë më pak fitime,” u shpreh ai, ndërsa pa u menduar shumë, vlerësoi se kur të mbarojë sezoni, krahasuar me vitin që shkoi do të ketë “rreth 3 mijë euro më pak në xhep”.

Vizitorë tek amfiteatri në Durrës | Foto: G.Kabashi

Çmimet e dhomave për verim në plazhin e Durrësit kanë mbetur të njëllojta prej shumë vitesh, por numri i pushuesve kosovarë në këtë sezon ka qenë më i vogël.

“Gazetat shkruajnë se tani që nuk u duhen vizat, kosovarët shkojnë për pushime edhe në vende të tjera,” tha Ferzilet Dema, e cila administron shtëpinë e të jatit.

Sipas saj, ata që erdhën për pushime këtë vit nga Kosova në Durrës mbërritën në gusht, “atëherë kur shtrëngoi vapa”.

“Na kishin thënë se 2024 do të ketë pushues plot, por po shohim edhe më pak se sa vjet”.

Zonja shton se këtë vit biznesi i dhomave me qira gjatë verës thuajse nuk ka asnjë farë leverdie.

“Është e lodhshme dhe fitohet shumë pak”, shprehet Ferzileti, që duket e pakënaqur nga puna që bën prej vitesh.

Por në hotelet dhe apartamentet e prenotuara nëpërmjet platformës Booking.com, të paktën në Durrës shifrat kanë mbetur të njëllojta.

“Hotelet e zonës Shkëmbi i Kavajës – Mali i Robit me 300-800 shtretër secili kanë patur gjatë këtij sezoni thuajse të njëjtin numër pushuesish,” tha për BIRN eksperti i turizmit Edmond Basho.

“Prenotimet e thjeshta në apartamentet booking dëmtuan sektorin e hotelerisë në bregdetin shqiptar, por jo në Durrës”, u shpreh Basho, sipas të cilit  plazhet e shumta, hoteleria masive dhe afërsia me aeroportin e bëjnë zonën e plazhit Durrës-Kavajë mjaft të sigurt për grupet e mëdha të turistëve nga vende të ndryshme, jo vetëm të Evropës.

“Agjencitë ndërkombëtare sjellin çdo javë 100-150 avionë çarter me turistë për qëndrime një apo dy-javore, dhe destinacioni I tyre kryesor mbetet zona turistike në jug të qytetit antik”, u  shpreh Basho.

Eksperti Basho komentoi se “dhomat e dhëna për turistët  nga familjarët për periudha të shkurtra 2 – 5 ditore, mund të amortizojnë më shpejt banesat, duke kërkuar restaurime të shpeshta”.

Ndërkaq agjencitë e huaja turistike janë mjaft të pranishme në hotelet e zonës Shkëmbi i Kavajës – Mali i Robit, dhe cilësia e shërbimit në to është përmirësuar ndjeshëm.

Është e vështirë të përcaktosh numrin e turistëve të huaj në Durrës, veçanërisht këtë verë, kur pritshmëritë fillestare ishin mjaft të larta.

Në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete në shtatë muaj rreth 191 mijë udhëtarë, vendas dhe të huaj, ose 6 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Tragete duke u ankoruar në portin e Durrësit | Foto: G.Kabashi

Megjithëse nuk është një tregues i saktë për turizmin, shifrat dëshmojnë për

ndryshimet nga njeri vit në tjetrin.

Një e dhënë tjetër zyrtare vjen nga Qendra Muzeore, sipas të cilës që nga fillimi i vitit Amfiteatri antik është vizituar nga 13.527 turistë, vetëm 350 më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Megjithëse që prej dy vitesh Muzeu mjaft i vizituar arkeologjik i qytetit vazhdon të restaurohet, shifrat e vizitave kulturore në qytet kanë mbetur të njejta,”  përfundoi eksperti i turizmit, Edmond Basho.

Etiketa: AmfiteatriArkeologjiBookingEdmond BashoHoteleHysen HyseniMuzeuShkëmbi i Kavajës
Tjetri
Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT

Partia Demokratike kallëzon Edi Ramën në SPAK për mungesën e barnave në QSUNT

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.