AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi nis procedurën parlamentare për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Kuvendi do të nis procedurat parlamentare për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi opozita e akuzon për përfitime në mënyrë të paligjshme nga fondet publike nëpërmjet disa prej kompanive në pronësi të tij.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Vullnet Sinaj duke folur gjate një seance parlamentare. | Foto: LSA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thirrjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren më 4 shtator, për diskutimin e mocionit të 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i njohur si pronar i rrjetit “Big Market”.

Ky këshill është organizmi parlamentar që shqyrton nëse mocioni përmbush kriteret ligjore për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe harton një raport që ia dërgon seancës plenare.

Firmosësit e mocionit pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme që provojnë shkeljen e Kushtetutës nga deputeti Sinaj, pasi ai ka përfituar fonde publike në në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

Në mocionin e tyre sillen dokumente të disa pagesave të bëra nga drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kundrejt disa kompanive të cilat sipas ekstrakteve në regjistrin e  Qendrës Kombëtare të Biznesit, që sipas PD-së janë në pronësi të deputetit socialist.

Sinaj ka mohuar që të ketë përfituar drejtpërdrejt fonde publike. Në një reagim në fillim të gushtit kur akuzat u bënë publike ai pretendoi se ka hequr dorë nga administrimi i të gjitha kompanive të tij që nga viti 2017 kur vendosi t’i futej politikës.

“Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi”, shkruajti ndër të tjera Sinaj në një reagim në platformën Facebook.

Por, PD pretendon se marrëveshjet e bëra nga Sinaj nuk e kanë shmangur atë si përfitues dhe zotërues i aksioneve të kompanive dhe për rrjedhojë dhe përfitimeve të tyre.

“Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotërues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar””- pretendohet në mocion.

Sipas këtij pretendimi, në asnjë rast Sinaj nuk ka humbur të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria dhe se kjo verifikohet dhe në deklaratat e tij të pasurisë vit pas viti.

Firmosësit e mocionit pretendojnë se janë të paktën 9 transaksioneve të verifikuara nga thesari i shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë që kanë shkuar si pagesa për shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k.

Pagesat duket se janë bërë për furnizime me ushqime për ente të ndryshme publike.

Etiketa: kushtetueseKuvendmandatetmarrëveshjePartisë DemokratikePeshkopiVullnet Sinaj
Tjetri
Gjyqtari Ardit Mustafaj kërkon rikthimin në detyrë

Arsyetimi i KPA që detyron Komisonin për të vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.